Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Një mësimi i vogël edhe për Kuvendin e madh.

Shumë  kohë  më  parë  në  një  fshat  të  vogël  ishte  një  punishte  zdrukthetarie. Nje  dite  kur  zdrukthetari  i  punishtes  nuk  ndodhej  aty, veglat  u  mblodhen   te  gjitha  dhe  mbajten  nje  kuvend. Kuvendi  zgjati  goxha  dhe  pati  shume  debate. Ndonjehere  shperthimet  ishin  te  rënda. Po  debatonin  mes  tyre  sesi  te  hiqnin  nga  grupi  i  veglave, disa  prej  tyre. – Dikush  mori  fjalen : – “  duhet  ta  heqim  motren  tone  sharrë, sepse  “ha” dhe  humbet  dhëmbët. Eshte  tipja  me  kafshuese  ne  dynja . – Nderhyu  një  tjetër ; – nuk  mund  ta  mbajme  mes  nesh  vëlla  zdrukthin ; – ka  karakter  therës  është  mendjemadh  dhe  rrjep  gjithçka  prek.. – Vella  çekiçin ; –  therriti  dikush  tjeter ! ; –  ka  karakter  te  rende  dhe  dhunues. Une  do  ta  emertoja  nje  “rrahës”. Eshte  e  padurueshme  menyra  si  godet  vazhdimisht  dhe  ju  ngre  nervat  te  gjitheve . – Ta  perjashtojmë ! ” –  Po  gozhdët !? –  a  mund  te  rrohet  me  njerez  kaq  çpues ? –  te  ikin  dhe  ato . –  madje  dhe  lima  me  daltën. Jetesa  me  to  eshte  e  padurueshme. Perjashtojme  dhe  letren  zmerile  qe  nuk  di  gjë  tjeter  veçse  te  gervishë  të  tjerët. Ja  keshtu  diskutonin  me  këmbe  e  me  duar, flisnin  njeheresh  dhe  te  gjithe  donin  te  hiqnin  qafe  njeri – tjetrin… .Kur  paprimtas  kuvendi  u  nderpre  nga  mberritja  e  zdrukthetarit.. Te  gjitha  veglat  heshten  kur  e  pane  tek  i  afrohej  tavolines  se  punes. Mjeshtri  mori  nje  derrase  e  preu  me  sharren  “kafshuese”, dhe  e  zdrugoi  me  zdrukthin  rrjepes;  sëpata , dalta  dhe  letra  zmeriluese  hyne  ne  veprim  menjehere  pas  tyre. Zdrukthetari  mori  ne  dore  gozhdet  dhe  çekiçin. Perdori  gjithe  veglat  e  tij  me  karakter  te  keq  per  te  ndertuar  një  djep. Nje  djep  te  bukur  per  te  pritur  femijen  qe  ishte  duke  lindur.

Çdonjëri  nga  ne  eshte  i  rendesishem , unik, i  paperseritshem… Nuk  deshiroj  te  duket  si  retorikë  e  konsumuar  kjo  fjalia  përmbledhëse. Po  keshtu  nuk  dua  qe  dhe  fraza  me  poshte  te  tingelloje  e  tillë … Nderkohe  qe  mundohemi  te  përçajmë  dhe  etiketojmë  të  tjeret  le  te  behemi  bashke  dhe  të  krijojmë  një  botë  më  të  mirë.

(PS ;Do  ishte  mirë  ta  përvetesonte  njëherë  e  pergjithmonë  edhe  Kuvendi  i  madh  këtë  rrefenjë.)

(tregime terapeutike)                                                                                    14/shtator/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe