Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Kur  jemi  mirë  me  veten  edhe  të  tjerët  janë  mirë  me  ne !

Në  vend  që  të  përpiqemi  të  impresionojmë  të  tjerët  dhe  të  kërkojmë  aprovimin  dhe  admirimin  e  tyre, duhet  të  mundohemi  të  gjejmë  ekuilibrin  tonë  të  brendshëm  dhe  paqen  me  veten  tonë. Kur  varemi  nga  aprovimi  i  te  tjereve  lind  nje  ngërç  brenda  nesh; sa  me  shume  ta  kerkojme  kete  aprovim, aq  me  teper  behet  e  pamundur  qe  ta  perftojme  dhe  aq  me  pak  na  perfillin.

Ky  eshte  nje  mesim  i  nevojshem  per  te  gjithë .“Nje  djale  i  ri , shumë  i  zoti  në  artet  marciale  po  ushtrohej  nën  drejtimin  e  një  mjeshtri  të  famshëm. Një  ditë  mjeshtri  po  e  ndiqte  me  kujdes  tek  praktikohej  në  një  kopesht  për  të  përsosur  teknikën  e  tij. Mjeshtri  vuri  re  që  prania  e  nxënësve  të  tjerë  po  ndikonte  për  keq  në  performancën  e  nxënësit. Ai  po  e  kuptonte  mjaft  mirë  deshiren  e  nxenesit  te  tij  per  te  bere  figure  te  mire  para  shokeve , por  ndjeu  qe .prania  e  tyre  po  e  shqetësonte. Ju  afrua  dhe  i  rrahu  lehtë  shpatullat.
Çfare  paske  keshtu ? – e  pyeti. – Nuk  e  di , ju  pergjigj  djali  shume  i  turperuar. Nuk  ka  rendesi  që  po  sforcohem  shumë, por  nuk  jam  ne  gjendje  ti  zbatoj  levizjet  ashtu  siç  duhet .
–  Eja  me  mua  të  ta  shpjegoj ! – i  tha  mjeshtri. Dolën  te  dy  nga  kopshti  dhe  mberriten  prane  nje  burimi . Mjeshtri  qendroi  i  heshtur  per  disa  çaste  prane  burimit  dhe  pas  pak  nisi  te  flasë. – Shikoje  përroin. Ka  plot  gurë  nëpërtë . A  po  kërkon  vallë  t’ju  lerë  ndonje  pershtypje , apo  ti  çudisë  gurët ?!  Mos  po  perplaset  gje  kunder  tyre  se  ndjen  frustrim ? – Thjesht  po  rrjedh  dhe  po  shkon  ne  rrugen  e  tij. Mundohu  te  jesh  si  UJI “.
I  riu  e  vuri  vath  në  vesh  mesimin  e  mjeshtrit  dhe  brenda  pak  ditesh  sapo  ndjente  pranine  e  shokeve  te  tjere  ishte  shumë  i  shpenguar  dhe  asgje  nuk  po  ndikonte  ne  mënyren  sesi  i  bente  levizjet . Ato  po  beheshin  çdo  dite  e  më  perfekte… 
Tregimi  jo  më  kot  përdor  ujin  i  cili  ka  një  vlerë  simbolike  te  veçantë  ne  te  gjitha  kulturat. Uji  rrjedh  ne  menyre  te  vazhdueshme,  pershtatet  me  format  e  enëve  ku  e  hedhim  dhe  kapercen  te  gjitha  llojet  e  veshtiresive. Eshte  aftesia  e  tij  e  pershtatjes  pa  humbur  thelbin  e  tij  që  e  bën  kaq  të  veçantë. Ajo  çka  eshte  me  interesante  eshte  se   kur  ndjehemi  mirë  me  veten,  kur  tregojme  maturi  dhe   behemi  te  vetedijshem  per  aftesite  tona,  kete  gje  e  venë  re  edhe  te  tjeret  dhe  keshtu  perfitojme  respektin  e  tyre . Pra  me  pak  fjale  kur  jemi  mirë  me  veten  edhe  te  tjeret  jane  mire  me  ne !

Falë  interesimit  që  tregoni   për  faqen  dhe  ndarjes  së  shkrimeve  me  të  tjeret  keto  postime  behen  edhe  më  të  bukura. Faleminderit ! (nuk  eshte  se  po  kerkoj  aprovimin  tuaj  me  keto  dy  rrjeshtat  e  fundit☺ ) .

(tregime  terapeutike Ψ )                                                                                   2/dhjetor/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe