Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Çfarë kam në duar ?

Vjen  një  moment  që  fjalët  bëhen  të  lodhshme  dhe  të  panevojshme , sidomos  kur  përdoren  në  mënyrë  të  tepruar.

“Një  ditë  Buda  mblodhi  nxënësit e  tij  per  t’ju  dhënë  një  mësim. Ju  tregoi  lulen  që  edhe  pse  rritet  në  pellgje  me  ujë  të  ndenjur  mbetet  simbol  i  pastërtisë  dhe  bukurisë. Ju  tregoi  nje  Lotus.- Dua  të  më  thoni  se  çfarë  po  mbaj  në  duar, – ju  tha . Nxenesi  i  pare  shkruajti  nje  traktat  të  tëre  mbi  rendesine  e  luleve. I  dyti  thuri  nje  poezi  dedikuar  petaleve … I  treti  krijoi  nje  tregim  shumë  origjinal  ku  përdori  si  personazh  kryesor  lulen e  Lotusit. Ne  fund  i  erdhi  radha  Mahakashayao – s.  Ai  ju  afrua  Budes, i  mori  erë  lules  dhe  ledhatoi  faqen  me  petalet  e  saj. –  Eshte  nje  lule  Lotusi  tha .- e  thjeshte  dhe  e  bukur. Buda  buzeqeshi  dhe  ja  ktheu ; – Je  i  vetmi  që  pe  se  çfare  kam  në  duar.” Ψ Ψ.

Ky  rrëfim  i  thjeshte  tregon  per  nje  koncept  thelbesor  dhe  të  domosdoshem ; “të  heqim  qafe  fjalët  e  tepërta   dhe  të  shmangim  opinionet  dhe  mendimet  që  krijojmë  në  kokë  atëherë  kur  nuk  duhen .” Në  shumë  raste  ato  pengojnë  përqendrimin  te  realiteti  dhe  pranimin  e  tij  ashtu  siç  është  në  të  vërtetë. Ne  momentin  qe  e  praktikojmë  kete  pranim  të  realitetit, verifikohet   nje  mrekulli  e  vogel  thonë  orientalët .

Ajo  çka  eshte  reale  dhe  e  dukshme  nuk  e  toleron  shume  imagjinaten. Një  pemë  është  një  pemë  për  këdo  që  e  shikon. Reshtim  së  menduari  me  koncepte  ne  dukje  superiore  dhe  stërhollime  te  padobishme  dhe  mesojme  të  prekim  jetën  reale .Të  paret  e  gjerave  me  sy  realist  na  thjeshtëson  jetën; na  ndihmon  të  behemi  te  vetedijshem  që  nuk  kemi  nevojë  për  shumë  gjëra  për  të  jetuar  dhe  që  jemi  ne  vetë  që  e  komplikojmë  jetën. Na  ndihmon  të  ndërrojmë  këndvështrim  dhe  të  kuptojmë  që  shumë  fjalë  në  kumtesat  tona  janë  pothuajse  pa  ndonjë  kuptim  domethënës .Na  ndihmon  të  çmojmë  më  shumë  te  gjitha  detajet  e  vogla  dhe  të  mos  i  neglizhojmë  ato. Mbi  te  gjitha   mësimi  i  lules  së  Lotusit  na  shtyn  të  zgjedhim  dhe  praktikojmë  rrugën  e  thjeshtësisë.

(tregime terapeutike)                                                                             29/nentor/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe