Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Çdonjëri  nga  ne  mbart  dy  trasta mbi shpinë .

Kur  prindërit  kritikojnë  fëmijët  me  qëllim  që  të  korigjojnë  një  sjellje  të  gabuar  kemi  të  bëjmë  me  një  kritikë  konstruktive. Jo  të  gjitha  kritikat  janë  konstruktive; si  psh  në  rastet  kur  kritikohet  për  të  denigruar  dhe  venë  në  dukje  vetëm  gabimet  e  tjetrit . Shpesh  kritikat  jane  dashakeqe  dhe  behen  per  te  përbaltur  dhe  errësuar  figuren  e  dikujt.

Kritikojme  gjithashtu  edhe  per  te  nxjerre  në pah veten tonë. Kjo forme e veçante kritikash e  zhvendos  motivin  nga  social  në  personal. Kritika  konstruktive (per  te mesuar  te  tjeret) dhe  ajo  denigruese  jane  gjera  qe  bejme  per  te  influencuar  mbi  boten  e  jashtme, ndersa  nxjerrja  ne  pah  e  vetes  sherben  per  te  mbrojtur  ose  ushqyer (kenaqur) Ego – n  tone. Personat  qe  kritikojne  per  kete  qellim  tentojne  t’a  bejne  gjithmone  dhe  ne  çfaredo  rrethane  kete .

Si  ndodh  nxjerrja  ne  pah  e  vetes  nepermjet  kritikes ?

Me  nje  forme  krejt  origjinale  dhe  te  thjeshte  fabula  e  Trastës (hejbeve) së  Ezopit  ne  versionin  e  La  Fontaine  na  tregon  për ; “Mbretin  e  famshem  mjekërgjate  qe e kalonte  kohen duke ferkuar mjekren  ulur  ne  fronin  e  tij  mbreteror. Mbreti  mërzitej  shumë. Nje  ditë  psheretiu  i dëshperuar; –  Merzitem  shumë  i  ulur  gjithmone vetem ketu lart !- Kam  deshire  te bej nje feste me te gjitha kafshet.- E  vendosa ! – “do ti ftoj  te gjithe , nga më i madhi te më i vogli. Mund të vijë kush te doje dhe të më tregoje per hallet dhe ankesat qe  ka. Do ti degjoj të gjithe dhe do t’ju permbush deshirat ! ”

Ditën  e  festës u mblodhen të gjitha kafshët. Ishin veshur te gjithe me kostume si per nje mbrëmje Gala dhe  secili priste me padurim te tregonte problemet e veta. I pari e mori fjalen majmuni ; -“Nuk kam asgje për të  thënë  për  veten  time. Jam  nje  majmun  vertete  i  bukur  dhe  gjithe  talent ; – eci  mbi  kater  duar, jam  i  shkathet  si  mbi  degë  dhe  në  toke. Pasi  u  vetëlavdërua  shtoi: – Nuk  mund  të  them  të  njejten  gje  dhe  per  ariun, me  ate  trup  të  stërmadh  dhe  te  shendoshe, eshte  shume  i ngathet  dhe  i mefshtë. Nuk  e  pelqen  askush, madje  dhe  piktoret  nuk  e  duan  ne  pikturat  e  tyre. Ariu  po  hante  nje  copëz  buke  me  salmon  nga  bufeja. Kur  dëgjoi  keto  fjale  desh  u  mbyt. Mori  fjalen  menjehere  dhe  u  kundërvu ;- Unë  i  ngathet ? Unë  derdimen ? – Po që jam aq  i  forte , i  shpejte  dhe  notoj !?.. Nëse  ka  ndonje  trashaluq , ai  eshte  elefanti ! Ka  nje  bisht  te  vogel  dhe  koke  gjigande. Po  hunden  ja  keni  pare ? Tejet  të  gjate ! – Sa  për  dijeni  ju  kthye  elefanti  ajo  qe  ti  quan  hunde  eshte  noçkë ! Me  duket  se  je  ngaterruar. Kafsha  më  trashaluqe  eshte   padiskutim  Balena ! Sigurisht  qe  Balena u ndie shume e  ofenduar dhe filloi te debatonte…dhe  keshtu nisi nje zallamahi e madhe. E  gjithe  skena  perpara  mbretit  u  shndërrua  në  një  vend  ofendimesh, sharjesh ,te  bertiturash ,vetelevdatash  personale  e  kritikash  ndaj  te  tjereve. Çdo  kafshe  tregonte  difektet  dhe  te  metat  e  shokut. Edhe  milingona  u  kap  me  mizën  dhe  buburreci  shau  nusepashken..

Mbreti  çakërreu  syte  sepse  nuk  e  priste  qe  çdo  kafshe  të  ishte  kaq  shume  e  kenaqur  me  veten  dhe  me  kaq  shumë  kritika  për  të  tjerët. Filloi  të  qeshe me të madhe dhe urdheroi menjehere kafshet te  ktheheshin në vendet e tyre.  Ato u kthyen ne shtepite e tyre duke lene një kujtim shume qesharak.

Kjo  eshte  situata  ne  te  cilen  jetojme  dhe  ne  njerezit. Çdonjeri  nga  ne  mbart  dy  trasta. Nje  perpara  dhe  nje  nga  pas. Trastën  pas  shpine , atë  që  mbart  fajet  dhe  difektet  tona  nuk  e  shohim  kurre. Jemi  te  prirur  të  shohim  vetem  trastën  perpara , qe  mban  cilesite  tona  te  mira.  E  kemi  te  veshtire  te  pranojme  qe  edhe  ne  gabojme. Ndonjehere  perpara  se  te  kritikojme  te  tjeret  do  ishte  mire  te  mundohemi  te  permiresojme  edhe  veten.

(tregime  terapeutike)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe