Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Kam frikë kur më përqafojnë miqtë e rremë!

Qëllon jo rrallë në jetë që të habitemi shumë nga sjelljet e njerezve qe janë pjesë e rrethit tone shoqeror dhe që  i  mbajme  per  miq  te  mire  besnike. Në  fakt, nuk  jemi  në  gjendje  t’a  dallojme  nje  mik  të  rremë, deri  ne  momentin  kur  ai  na  demton  dukshem. Ajo  çfarë  duket  qartë  eshte  se sulmet  pas  kraheve  shkaktojne  nje  vuajtje  te  madhe. Kjo  vuajtje  ndonjehere  duket  e  padurueshme  dhe  bën  qe  te  thyhet  besimi  dhe  te  prishet  lidhja  te  e  cila  besonim  100%. Megjithëse është  shumë  e  vështirë  të  mbrohemi  nga  hipokrizia  dhe  tradhëtia  e  atyre  që  i  konsiderojmë  miq, duhet  të  kujtojmë  gjithnjë, se  edhe  pse  nuk  eshte flori  gjithçka  që  shkëlqen, mund  te  besojmë  ende  te kjo  botë.

Miqësia  është  një  pasuri  shumë  e  çmuar

Siç  e  dimë  të  gjithë, miqësia  e  vërtetë  është  një  gje e  rrallë  që  mbahet  gjalle  nga  ndjenjat  pozitive, shpresa, pritshmeritë. Ata  që  gjejnë  një  mik  nuk  gjejnë  një  thesar, por  një  pasuri  të  vërtetë. Sidoqoftë, edhe  miqësitë  mbarojnë (ose më mirë, marredheniet  skadojnë). Ato skadojnë  kur  reshtim së kujdesuri  për  to  dhe  kur  harrojmë  vlerat  që  i  mbështesin  ato. Por  më  e  keqja  është  kur  tradhëtia  dhe  gënjeshtrat  hyjnë  në  lojë  në  mes  të  ndeshjes  të  maskuara  si  qëllime  të  mira ; në  kete  pikë, fusha  është  e  mbushur  me  hipokrizi  dhe  gënjeshtër. Ne  keto  momente, ndjejme  sikur  diçka  thyhet  brenda  nesh  dhe  gjithe  jeta  jone  permbyset. Keshtjella  jone  rrezohet  dhe  gjendemi  perpara  nje  universi  krejtesisht  te  therrmuar. Atehere  behet  e  veshtire  te  rigjesh  besimin  te  njerezimi  dhe  te  ndjenjat  e  sinqerta. Mund  te  rezultoje  e  veshtire  edhe  te  heqesh  dore  nga  kjo  miqesi  qe  ka  qene  pjese  e  ngushte  e  jona. Ne  kete  pike  miqësitë   qe  na  tradhtojne  nuk  e   nderojne  fjalen “mik”;  ato  kane  qene  thjesht  raporte  qe  kishin  mundesine  te  beheshin  diçka  e  bukur, por  qe  u  “kalben”  ne  mes  te  udhetimit, apo  qe  ne  fillim  te tij.

5  tipa  miqsh  fallco. Jane  5  profile  te  mundeshme  te  miqve  fallco  qe  eshte  mire  t’i  njohim  per  te  parandaluar  qe  te  ndikojne  ne  jeten  tone.

1 – Ai/ajo  qe  do  te  jete  gjithmone  me i  miri. Te  kesh  ambicie  dhe  deshira  nuk  eshte  nje  gje  negative, por  ka  persona  qe  duan  te  ndjehen  gjithmone  superior. Nuk  gezohen  kurre  per  rezultatet  tona. Si  në  rastet kur janë me  mire  se  ne, si  me keq , ata  nuk  te  degjojne  kurre  se  deshirojne  vetem  qe  te  tjeret  t’i  degjojne  ata.

2 – Ai /ajo  qe  eshte  plot  me  probleme. Karakterizohen  nga  pamundësia  për  t’u  ndjerë  me  fat; jane  vazhdimisht  në  kërkim  të  dhembshurisë dhe  mbështetjes. Ankohen  për  gjithçka  dhe  jeta  është  një  drame  për  ta. Nuk  ka  rëndësi  per  ta, nëse  ne  po  kalojmë  një  periudhe  të  vështirë, se  do  perfundojme  gjithmone  ne  duke  i  ngushelluar  për shkak  të  kërkesës  së  dëshpëruar  qe  kane  për fjalë  inkurajuese.

3 – Ai/ajo  qe  iu  ben gjithmone  te  ndjeheni  keq. Këta  janë  njerëz  që  iu  bëjnë  të  ndiheni  fajtorë  dhe egoistë  sa  herë  që  hapni  gojën  ose  bëni  diçka. Asgjë  nga  ato  qe  beni  nuk  është  e  drejte. Ata  nuk do  t’ju  thone  kurre  se  ajo  qe  po  beni  eshte  e  drejte, vetem  nëse  nuk  po  kërkojnë  ndonje  favor  nga ju.

4 – Ai/ajo  qe  do  vetem  thashetheme. Thashethemet, të  flasin  keq  për  të  tjerët  dhe  të  gjykojnë  çdo gjë  janë  pasionet  e  tij  të  mëdha. Kur  je  me  këtë  mik  të  rremë, e  kupton  se  dëshiron  vetëm  të  fuse hundët  në  punet  tuaja .Nga  ana  e  tij  nuk  ka  asnjë  interes  të  sinqertë, e  kuptoni  nga  toni  dhe insistimi  i  tij.

5 – Ai/ajo  qe  do  vetem  te  perfitoje  nga  ne. Ka  njerëz  që  përpiqen  të  përfitojnë  nga  çdo  gjë, madje edhe  nga  fatkeqësia. Në  përgjithësi, peshorja  është  në  favor  të  tyre;  afrohen  vetëm  kur  janë  të  sigurte  se  mund  të  perfitojnë  diçka  nga  situata.

E  megjithatë  ka  miq   të  mirë.. Po, ka  njerëz  të  mirë. As  edhe  njëqind  tradheti  nuk  mund  të  na bindin  se  bota  është  kaq  e  erret.. Është  e  qartë  se  ne  nuk  jemi  të  pagabueshëm  dhe  nganjëherë bëjmë  gabime  pa  dashur  ti  godasim  pas  shpine  miqte  tane. Dhe ne fakt bota nuk është krejtesisht e mirë apo krejtesisht e keqe, por  kur  na  tradhetojne, protagonisti  i  këtij  akti  na  duket  djalli  vetë. Sidoqoftë, ne  duhet  të  përfitojmë  nga  këto  përvoja  për  të  mësuar  se  çfarë  duam  dhe  cilet  jane  njerezit  qe  është  mirë  të  mbajme  prane..

Ka  te  ngjare  qe  sado  te “mbrojtur” te  jemi, mund  te  biem  ne  kurthin  e  raporteve  negative  gjate  jetes. Per  kete  arsye, meqë  dyshimet, mashtrimet  dhe  fallsiteti  na  bëjnë  vetëm  keq  dhe  na  hidherojne, duhet të  përpiqemi  të  kultivojmë  sinqeritetin, ndershmërinë  dhe  besnikërinë. Pa  mburojë, pa  maska, vetem  me  sinqeritet.

(Ψ per te gjithe)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe