Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Lëvdata dhe qortime miqësisë !

Fjalën  Miqësi  fjalori  e  pershkruan  keshtu: “Ndjesi  e  forte  afekti  mes  dy  ose  më  shumë  personave.” Po  ti  drejtohemi  Wikipedia – s  koncepti  i  miqësisë  është : Raport  i  barabarte , i  bazuar  në  respekt , vlerësim  dhe  disponibilitet  reciprok”. Ne  sferen  mistike  gjejme  Gjonin  që  në  Ungjill  shkruan : “Nuk  ekziston  dashuri  me  e  madhe  se  kjo ; të  japesh  jeten  per  miqte  e  tu !”. Dhe  ne  fund  eshte  nje  kenge  legjendë  ku  R. Cocciante  per  nje  mik  më  shumë  do  shkonte  ne  kembe  deri  ne  Bolonje, do  bente  ca  dite  burg  dhe  do  ia  linte  madje  edhe  te  dashuren ! Por  Cocciante  eshte  nje  rast  klinik.

Me  siguri  çdonjeri/a  nga  ne  ka  shoke  te  ngushte  qe  nga  femijeria  me  te  cilet  ka  bere  prapesira  te  paharrueshme . Jane  ato  miqesite  qe  na  shoqerojne  gjithe  jeten. Edhe  pse  kemi  kohe  qe  nuk  i  takojme, kujtimet  e  kesaj  miqesie  mbeten  te  paprekshme, mjafton  nje  takim  i  rastesishem  dhe  perjetohen  e  rikujtohen  te  gjitha  bëmat .

Njohje  kemi  me  bollëk, madje  sot  mund  te  flasim  pa  hezitim  per  qindra  kontakte  ne  rrjete  sociale  te  ndryshme, por  miqte  e  vertete  numerohen  me  gishtat  e  dores. Si  çdo  ndjenjë  që  respektohet  dhe  miqesia  si  dashuria  nuk  eshte  e  lehte  te  ruhet. Duhet  shume  durim  dhe  kuptueshmeri  dhe  mbi  te  gjitha  nevojitet  virtyti  i  rralle  te  mos  gjykosh  tjetrin  ne  tërësi, pra  të  respektosh  karakteret  e  ndryshme, ambicien, reagimet  dhe  drejtimin  e  tij. – “po  i  gjykove  njerezit, nuk  ke  kohe  ti  duash”, thoshte  dhe  Nënë Tereza… dhe  nuk  eshte  e  thene  tek  e  fundit  qe  nje  shoqe  duhet  te  jete  si  ne  apo  si  e  imagjinojme  ne. Në  mjaft  raste  eshte  krejt  e  kunderta  jone.  Aq  sa  ti  je  e  ndrojtur  dhe  e  terhequr , aq  eshte  ajo  e  hedhur  dhe  e  shkathët. Aq  sa  ti  je  e  thjeshte  ne  veshje , aq  eshte  ajo  moderne  ne  paraqitje  dhe  bie  në  sy.

Por  pertej  aspektit  te  jashtem, me  të  ndan  nje  bote  te  tërë  emocionesh  dhe  mbi  te  gjitha  te  qeshurash  te  papermbajtura , spontane  dhe  shpesh  pa  kuptim . Eshte  e  rralle  sot  te  gjesh  dikë  qe  të  bën  për  te  qeshur  dhe  gajaset  e  shpenguar  bashke  me  ty . Ne  shumicen  e  rasteve  ndodh  qe  sapo  të  shohin  (shoqet) te  zbrazin  gjithe  thesin  me  frustrimet  e  tyre  dhe  pasi  i  ke  degjuar  dy  ore  me  rradhe  ne  heshtje  te  duket  vetja  Freud ! Tek  e  fundit,  heret  a  vone  “mikesha  depresive” na  bie  te  gjitheve  per  pjese.”

Mos  harrojme  dhe  shoqen  bujare, simpatike  dhe  te  zhdervjellet  qe “si  mban  gje  barku“ dhe  tregon  gjithçka  per  veten, për  të  njohur  e  të  panjohur  dhe  do  ti  bente  konkurence  edhe  revistes  me  te  shquar  te  thashethemeve  ne  treg. Dhe  ne  fund  shoqja  e  perhershme, kurdoherë  e  gjindshme , ne  çdo  moment  te  bukur  a  te  shemtuar, ajo  qe  ben  pjese  ne  ata  miq  qe  siç  thote  Kingsmill ..zoti  i  dergon  per  te  kerkuar  ndjese  per  te  afermit.

Gjate  gjithe  historise  filozofet , shkrimtaret  dhe  poetet  i  kane  dedikuar  mendime  te  bukura  ketij  sentimenti . Ciceroni  thoshte: “ti  heqesh  jetës  miqesine, eshte  si  ti  heqesh  diellin  botes”. Ndersa  Aristoteli,  kur  e  pyeten  se  çfare  eshte  nje  mik u  pergjigj; “nje  shpirt  i  vetem  qe  jeton  ne  dy  trupa”. Këto  janë  mendime  shumë  të  bukura  e  megjithate  ende  sot  ka  nga  ata  qe  nuk  arrijne  t’a  kuptojne  deri  ne  fund  vleren  e  madhe  te  miqesise ! Shkrimtari  francez  Alphonse  Karr  ka  shume  te  drejte  kur  shkruan ;”Te  gjithe  duam  te  kemi  nje  mik, por  askush  nuk  preokupohet  per  te  qene  vetë  i  tille.” Zemërohemi  kur  nuk  gjejme  dike  te  na  mbeshtese  dhe  ndihmojë  ne  çaste  te  veshtira, por  kur  duhet  ti  japim  doren  dikujt  per  t’a  ndihmuar  nuk  tregohemi  të  gatshem. Shpesh  biem  preh  e  dembelizmit  dhe  nuk  duam  te  sforcohemi  dhe  “shpenzohemi” per  tjetrin…Jo  te  gjithe  e  kane  fatin  te  kene  miq  te  mire  ne  krah  dhe  jo  te  gjithe  dine  te  jene  miq  te  vertete.

Megjithate  ngado  ta  rrotullojme  nje  gje  eshte  e  padiskutueshme ; miqesia  e  vertete , e  çilter  dhe  pa  interes  ka  fuqi  rigjeneruese  te  shkelqyera  për  mendjen  dhe  ekuilibrin  tonë  psikologjik.

(psikologjia per te gjithe)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe