Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Bëhu  një  njeri  i  vlefshëm !

Enstein  një  nga  mendjet  më  gjeniale  të  1900. Ai  fitoi  çmimin  NOBEL  në  1921  për  zbulimin  e  efektit  Fotoelektrik. Kontributi  më  i  famshëm  i  tij  ishte  teoria  e  relativitetit. Në  vend  që  t’a  konsideronte  si  nje  teori  te  perfunduar  ai  vazhdoi  te  punonte  edhe  per  40  vjet  me  rradhë  per  te  favorizuar  ecjen  perpara  te  shkences . Shtatë  vjet  perpara  se  te  vdiste  duhej  t’i  nenshtrohej  nje  operacioni  te  veshtire  per  te  evituar  rrupturen  e  nje  aneurizme  të  madhe  sa  nje  qitro. Kjo  situate  i  shkaktonte  dhimbje  te  forta  shpesh  te  shoqeruara  me  te  vjella  dhe  bezdi  te  tjera. E  megjithate  edhe  pse  i   sfilitur  nga  dhimbjet  e  forta  ai  vazhdoi  të  punonte  i  palodhur  dhe  te  publikonte  artikuj  te  ndryshem  shkencor  deri  ne  fund.  Edhe  ne  diten  qe  vdiq  ne  1955  ishte  duke  punuar  mbi  nje  diskutim  qe  do  te  bente  ne  televizionin  Izraelit.Kishte  marë  me  vete  ne  spital  fletet  që  po  shkruante për intervistën televizive. Ne  oret  e  fundit  te  jetes  kirurget  i  propozuan  te  provonte  nje  metode  te  re  per  t’i  zgjatur  jeten , por  Enstein  u  pergjigj  fare  thjesht : Une  e  bera  timen … Tashme  ka  ardhur  momenti  te  shkoj  dhe  do  ta  bej  gjithë  elegancë !

Ajo  qe  na  trasmeton  dedikimi  i  pashoq  i  tij  ndaj  punes  eshte  se  nuk  duhet  te  perpiqemi  te  behemi  njerëz  te  suksesshem, por  njerëz  te  vlefshem, qe  do  te  thote ; të  japim  nje  kontribut  per  ata  qe  na  rrethojne .Çdokush  nga  ne  ka  nje  dhunti  per  t’a  ndare  me  boten, ka  diçka  qe  ndriçon  brenda  nesh  dhe  qe  eshte  e  dobishme  edhe  per  te  tjeret. Kjo  “thirrje”, eshte  diçka  qe  duhet  t’a  ndjekim  deri  ne  fund  te  jetes  tone. Ndoshta  eshte  puna  jone  aktuale (siç  ishte  per  Enstein) , mund  te  jete  nje  hobby,  një  pasion , apo  nje  zotesi  e  jona  që  mund  t’ju  shërbejë  te  tjereve.  Nga  historia  e  Enstein  mesojme  se  te  gjithe  ne  mund  te  japim  kontributin  tone , edhe  pse  nuk  mund  te  parashikojme  dot  vleren  konkrete  dhe  efektive  qe  ai  do  t’i  sjelle  kesaj  bote . Detyra  jone  eshte  te  perpiqemi  të  japim  kontributin  tone  maksimal, t’i  perkushtohemi  kesaj  “dhuntie”  qe  kemi  dhe  t’a  zoterojme  sa  me  mire . Enstein  na  tregon  se  jeta  ka  vlerë  kur  i  rikthejmë  edhe  diçka  mbrapsh  kesaj  bote  dhe  jo  vetem  duke  i  marrë  atë  që  ajo  na  ofron. Mos  u  mundo  pra  të  behesh  nje  njeri  i  suksesshem ! Behu  një  njeri  i  vlefshëm !

(  psikologjia per te gjithe)                                                                                       13/shkurt/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe