Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Kenaqësitë e thjeshta të jetës .

Burrhus  Frederic  Skinner , nje  nga  psikologët  me  më  shumë  influencë  në  historinë  e  njerëzimit  po  lëngonte  i  sëmure  rëndë  në  shtrat. Ishte  pothuajse  në  agoni  të  plotë  dhe  gojën  e  kishte  të  thatë  shkarpë. Një  nga  të  afërmit  qe  kujdesej  për  të  i  afroi  një  gotë  me  uje . Skinner  piu  disa  gllenjka  dhe  shqiptoi  fjalen  e  tij  te  fundit : “ I  mrekullueshëm”. Te  mendosh  qe  edhe  ne  shtratin  e  vdekjes, me  disa  nga  organet  qe  nuk  i  funksiononin  dhe  leucemine  qe  i  kishte  gerryer  gjithe  trupin, Skinner  arriti  te  shijonte  nje  nga  kenaqesite  me  te  thjeshta  te  jetes, eshte  një  ndjesi  ekstremisht  prekëse  dhe  shumë  domethënese.

Kjo  ngjarje  na  nxit  te  hapim  nje  reflektim  mbi  tre  nga  perberesit  thelbesor  qe  çdo  njeri  duhet  te  mare  ne  konsiderate , per  t’a  jetuar  plotesisht  jeten . Elementi  i  pare  eshte  ai  i  Prezences. Te  jesh  prezent  do  te  thote  te  arrish  te  jetosh  plotesisht  momentin  e  tanishem. Mendja  jone  me  ato  qindra  mendimet  e  veta  shqetesuese  që  prodhon , na  largon  nga  realiteti  qe  na  rrethon . Ne  kete  menyre  nuk  arrijme  t’i  shijojmë  gjerat  qe  na  ndodhin  (te  bukura  apo  te  shemtuara  qofshin). Kjo  eshte  nje  gje  negative  sepse  na  nxjerr  “ jashte  rruge “ dhe  na  shkeput  nga  pasurite  e  jetes.  Ne  momentin  e  fundit  te  jetes  Skinner  ishte  mesiguri  prezent , saqe  mundi  te  shijonte  plotesisht  gllenjken  e  fundit  te  ujit.

Elementi  i  dyte  eshte  Qellimi ; te  dime  pra  se  çfare  duam  te  bejme  me  jeten  tone. Te  jesh  prezent  vlen  pak  nqse  nuk  dime  se  çfare  i  jep  kuptim  ekzistences  tone,  se  çfare  lloj  njeriu  duam  te  behemi , se  cilat  jane  vlerat  tona. Skinner  kishte  si  qëllim (te  cilit  i  dedikoi  gjithe  jeten) te  ndihmonte  te  tjeret  te  jetonin  më  mire. Edhe  ne  momentet  e  fundit  ky  qellim  ishte  i  pranishëm ; fjala  e  tij  e  fundit, fjala “ i mrekullueshëm ” per  ujin  qe  piu,  a  nuk  ishte  nje  menyre  per  t’ju  komunikuar  te  dashurve  te  tij  nje  sens  komforti  dhe  inspirimi  ne  nje  moment  vuajtje  aq  te  madhe !?

Dhe  ne  fund  elementi  i  trete  eshte  ai  i  Privilegjit , qe  rrjedh  nga  bashkimi  i  prezences  dhe  qellimit. Kur  e  jetojme  jeten  si  nje  privilegj,  si  diçka  qe  duhet  ta  çmojmë  dhe  shijojmë,  në  vend  qe  t’a  marim  per  te  mireqene  dhe  si  nje  problem  per  t’u  zgjidhur, ajo  natyrisht  qe  do  te  jete   me  te  vertete  shpaguese. A  nuk  e  ka  trajtuar  dhe  Skinner  në  kete  episod  jeten  e  tij  si  nje  privilegj ? Edhe  pse  ne  prag  te  vdekjes , ishte  gati  te  perfitonte  te  gjitha  mundesite  qe  jeta  i  ofronte  edhe  ne  ato  çaste . Kjo  histori  na  perket  te  gjitheve. Sa  here  nuk  arrijme  te  çmojme  dhe  vleresojme  ato  qe  kemi !? Sa  here  nuk  i  japim  rendesine  e  duhur  dashurise  qe  na  dhurojnë !?  Sa  here  perfshihemi  mes  mendimeve  te  kota, mes  frikerave, pishmanevezënkave , inateve,  duke  harruar  gjerat  e  bukura  qe  jane  perreth  nesh !?

Por  le  të  qartesojme  diçka. Nuk  po  themi  qe  jeta  eshte  nje  parajse, sepse  nuk  eshte  per  asnjerin  nga  ne . Jeta  eshte  e  veshtire  dhe  e  perfshin  vuajtjen . E  megjithate   ajo  eshte  e  mbushur  plot  me  momente  te  bukura  e  te  magjishme. Madheshtia  e  saj  eshte  ne  gjerat  e  vogla  qe  ndodhin  çdo  dite ; aq  te  vogla  saqe  nuk  arrijme  as  t’i  mbajme  mend , as  t’i  numerojme, por  mes  tyre  fshihen  grimca  te  vogla  lumturie  gati  te  paperceptueshme, qe  mbushin  dhe  gezojne shpirtin  tone .

psikologjia per te gjithe)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe