Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Introvertët nuk janë antisocial !

Ke  një  jetë  që  të  tjerët  të  marin  për  të  ndrojtur  dhe  të  turpshëm ?? Ky  postim i  sqaron  nje here  e  mire  gjerat.

Introvertët nuk janë antisocial. Ata thjesht kanë nevojë për më pak shoqëri, por janë njerëz miqësorë dhe të dashur.

Nuk është e vërtetë që ata nuk kanë asgjë për të thënë, por flasin vetëm kur kanë diçka të rëndësishme për të thënë … dhe  janë dëgjues të shkëlqyer. Pra ata të  degjojne  me  shume  vemendje.

Introversioni nuk është i njëjtë me ndrojtjen: ndrojtja është frika e mosmiratimit ose poshtërimit shoqëror, ndërsa introversioni është preferenca e mjediseve që nuk paraqesin stimuj të tepruar. Disa nga veprat më të mëdha të artit dhe shpikjet e njerëzimit, qe nga teoria e evolucionit deri  te Luledielli i Van Gogh, jane krijuar  fale personave  të heshtur që dinin të harmonizoheshin me botën e tyre të brendshme dhe thesaret që ishin fshehur  në të.

Ne  nje  shoqeri me ekstroverte  fallco , me nje  jete dhe  dashuri  perfekte , ajo  qe  bie  ne  sy  jane  introvertet.. sepse  nqse  ta  hapin  deren, ata  e  kane  pergatitur  prej  kohesh  nje  vend  per  ty.

Pothuajse të gjithë e njohim klasifikimin e famshem qe  beri Jung . I ndau njerezit ne introvert dhe ekstrovert. Ekstrovertet i mbajne per persona te hapur, gjithe humor dhe te shoqerueshem. Kjo automatikisht ben qe introvertet te shihen si njerez te mbyllur , pa humor, te zymte dhe antisocial. Jo !  Introvertet nuk jane antisocial. Ata nuk suportojne dot  teatralizmin, budallalleqet  dhe  falsitetin. Pike.

 

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe