Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Propozimi “Mesotes” i Aristotelit.

Moderim/sensi i masës/ e mesme e artë/ aq sa duhet, ekuilibër, ose sipas Aristotelit “Mesotes.”

jesh i moderuar është ndoshta një nga gjërat më të vështira ne kohen qe jetojme,pasi eshte nje kohe qe na shtyn drejt ekstremit dhe na i ka mpire shqisat me kaq shumë stimuj qe vijne në menyre te panderprere nga te gjitha anet..Por për filozofë si Aristoteli,virtyti i te qënit i moderuar është themeli për një jetë të ekuilibruar dhe të lumtur. Po nuk ishim te moderuar ne bëhemi gjethe që lëkunden në erë dhe shkojne nga tepria ne mangësi, pa gjetur qetësinë e brendshme që na ofron pika e ndërmjetme.

Pse është kaq e vështirë të jesh i moderuar ?

Përgjigja – ose të paktën një pjesë e saj – nis te paraardhësit tanë. Ata ishin më të prirur ndaj atyre që ne sot do të konsideronim teprime sepse jetonin në kushte tejet të vështira. Psh, atyre u duhej të përdorin të gjitha burimet dhe energjinë e tyre për gjueti ose përshkuar distanca të mëdha, në mënyrë që të pushonin për periudha më të gjata kohore për ti rifituar energjitë. Kjo i bente ata te alternonin faza me shume aktivitet dhe faza pasiviteti.. Diçka e ngjashme ndodhte dhe me ushqimin.

Edhe pse  ka kaluar shumë kohë që atëherë, truri ynë është ende i shënuar nga nevojat primare, kështu që ne priremi të kënaqemi me ushqimin tonë të preferuar dhe pastaj të fillojmë një dietë të rreptë. Pra, ne lëkundemi midis ekstremeve, duke mos gjetur kurrë një rrugë të mesme.

Edhe shoqeria moderne na nxit te lekundemi mes ekstremeve.

Koncepti i familjes është një shembull i kësaj mungese ekuilibri. Vetëm disa dekada më parë, familja ishte një koncept i shenjtë dhe i paprekshëm, në të cilin martesa ishte një lidhje thelbësore dhe e patretshme. Ndërsa tani mbizotërojnë marrëdhëniet e qullura në të cilat njerëzit kalojnë nga një marrëdhënie në tjetren pa u ndjerë plotësisht të shpaguar. E njëjta gjë vlen edhe për marrëdhëniet prind – fëmijë. Disa dekada më parë, prindërit ushtronin kontroll të rreptë mbi jetën e fëmijëve të tyre,duke rënë në autoritarizëm. Sot shumë fëmijë kanë probleme të sjelljes, sepse shumë prindër kanë zhvilluar një stil edukimi tepër të lejueshëm, në të cilin kënaqin të gjitha tekat e tyre pa vendosur kufijtë e nevojshëm për një zhvillim të ekuilibruar të personalitetit. Ja keshtu edhe kete here moderimi mbetet një virtyt gjithnjë e më i rrallë.

Mesòtes, praktikimi i moderimit.

Në Greqinë e lashtë,moderimi,pra e famshmja e mesme e artë ishte një vlerë shumë e çmuar. Në fakt, në tempullin e Apollonit në Delphi ekzistojnë dy fraza; e para shumë e famshme dhe tjetra krejtësisht e harruar. “Gnóthi seautón” = “njih veten” dhe “Medèn ágan” =”asgjë me tepri” Kjo e fundit synon moderimin e shqisave, të veprimeve dhe të fjalëve. Faktikisht, të dyja aforizmat janë të lidhura sepse vetëm një njohje e thellë e vetvetes mund të na tregojë se sa larg mund të shkojmë dhe të dimë se kur është koha të ndalemi në mënyrë që të mos e teprojmë. Kjo është arsyeja pse Aristoteli u fliste shpesh ndjekësve të tij për “mesòtes” ose pikën e mesme të duhur, për të cilën ai ka folur gjithashtu edhe në traktatin e tij “Etika Nikomakase”.

Për Aristotelin asgjë nuk ishte absolutisht e mirë apo absolutisht  e keqe, por varej nga sasia. Psh, të kesh shumë pak guxim çon në zhvillimin e një personaliteti frikacak, por të kesh shumë guxim çon në pakujdesi. Duke praktikuar moderimin, ne gjejmë guximin për të bërë gjëra që ia vlejnë dhe mendjen e shëndoshë për të shmangur ekspozimin ndaj rreziqeve të panevojshme.

Sidoqoftë, ne nuk e kuptojmë se shumë nga gjërat që përpiqemi t’i eleminojmë nga jeta jonë si të këqija, në të vërtetë janë shumë më pak të dëmshme sesa mendojmë. Problemi nuk janë gjërat, por teprimi ,ekzagjerimi,kapercimi i cakut. Për të praktikuar moderimin, nuk duhet te mendojmë në terma o të gjitha o asgjë, bardhe e zi, e mirë e keqe. Kryesorja është t’i lejojme vetes gjithçka në masën e duhur dhe ta njohim aq mire veten , sa mos të na lejojë të kalojmë limitet tona.

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe