Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Gestapo kundër psikanalizës !

Në 15 Mars te vitit 1938 shtëpia e Freud – it në Vjenë u pushtua nga nazistet. Ishte fill një ditë pas  pushtimit  të  Austrisë  nga  Gjermanët. Nazistet  shkatërruan  bibliotekën  personale  te  Freud – it  dhe  dogjën publikisht  të  gjithë  librat e  tij që  ruheshin  në  bibliotekën  publike  të Vienes.

Disa vjet më parë babai i psikanalizës edhe pse rrezikonte shumë nga kercënimi i nazistëve,  e kishte  refuzuar  disa  herë ftesën e nipit te tij Edward  Bernays  për  të emigruar  ne  Amerike. Nuk e  kishte  shume  qef Ameriken,ose më mirë ndjente nje farë antipatie qe dihej, keshtuqe vendosi të qendroje me nazistet  neperkembe.

Gjithsesi në Vjene nuk ishte me i sigurte : Gestapo nuk ishte vetem kunder hebrenjve, por  edhe  kunder  psikanalisteve; venia  ne  pah e impulseve ishte nje atak kundrejt dinjitetit te rraces ariane.Qysh ne 1933 simpatizantë të nazizmit kishin djegur librat e Freud. Sipas revistes The Atlantic kjo gje ndodhi në 10 Maj 1933  kur piromanet guxuan te benin kete gjest qe e shoqeruan me keto fjalë : “ kundër mbivlerësimit  të seksualitetit  që shkatërron shpirtin dhe për  hir  të fisnikerise  së  shpirtit  njerezor, iu ofrojmë  flakëve  shkrimet  e Sigmund  Freud.”

Pasi  morën Vienën në 1938, nazistët   sekuestruan  paratë  dhe  të gjitha pasuritë  e  Freud, por  ai  vazhdonte  te  gjente  mbeshtetje  dhe  ngrohtesi  ne  qytetin  e  tij, në  vend  qe  te  shkonte  ne  Amerike  ku  mesiguri  ishte i mirepritur… “Poo.. Shtetet e Bashkuara  jane madheshtore, i thoshte Ernest Jones- it. ..”por një madheshti e gabuar”.

Falë Marie  Bonaparte ( e afërt e  Napoleonit dhe mikeshë e tij ) situata ndryshoi . Freud nuk kishte  mundesi te paguante 4824  dollar  qe nazistet  i kishin kerkuar  si garanci  që te linte  atdheun dhe  te shkonte ne Londer…e pagoi Maria Bonaparte kete shume per të. Arriti te perpilonte nje marrëveshje qe i lejoi te shpetonte nje pjese te bibliotekes,koleksionin e veprave te artit dhe divanin e tij,qe sot ruhen ne Londer.

E dime mire sesi “studime mbi histerine” ,(libri i tij qe shenoi fillimin) , i dha   jete gjithe rrymes psikanalitike.Freud nuk do te largohej kurre pa mare librat e tij me vete….

Pak  perpara se te hypte ne trenin qe do ta shpinte ne Londer, kur nje oficer i Gestapos i paraqiti per te firmosur  nje  dokument  ne  te cilin shkruhej se Freud  deklaronte  spontanisht  qe  autoritetet  gjermane  e  kishin  trajtuar  mire, ai  e firmosi dhe iu kërkoi  atyre të shtonte një koment ku shkruajti : “Ju  rekomandoj  fuqishem  Gestapon  kushdoqofshi !!

Nuk meriton veçse admirimin tonë per kete koment te kendeshem me te cilin përçon gjithë sarkazëm një agresion të heshtur për ata që dihet se çfarë i  shkaktuan botës mbarë. Chapeau !!

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe