Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Errësira është djepi i jetës !

Të  fikësh  dritat  e  qytetit , dritat  në  shtepi , apo  në  mjedisin  ku  punojmë  për  një  orë  rrjesht, është  nje  iniciative  e  çmuar  që  na  sensibilizon  per  të  ardhmen  e  planetit  tone , (kursen  energjinë), por  na  ben  te  mendojme dhe  per  nje  tjeter  eksperience  te  rendesishme  qe  eshte  “takimi  me  erresiren !” Te  rrethuar  gjithe  kohes  nga  llampa  qe  ndriçojne  e  ndjejme  si  nje  pengese  erresiren. Na  duket  sikur  errësira  na  ha  kohen  dhe  na  nderpret “ndriçimin  mendor”. Eshte  shnderruar  ne  nje  problem  madhor  per  kohet  qe  jetojme  ndriçimi  ngado  dhe  kurdohere.  Kemi  harruar  qe  te  gjithe  ne  jemi  ngjizur  ne erresiren  e  uterusit. Ne  erresire  eshte  formuar  veçantia  jone, ashtu  si  dhe  rrenjet  e  çdo  peme,  aty  ku  rrjedh  vete  jeta, qendrojne  te  pergjumura  ne  erresiren  e  tokes.

Mbremjeve  kur  fleme,  zgjohet  shpirti  yne. Ne  ate  erresiren  e  thelle  truri  yne  riperterihet  dhe  ne  mengjes  secili  nga  nge  eshte  nje  krijese e “re”. Ne  fakt  gjumi  eshte  sheruesi  me  i  mire i  semundjeve!

Sa  te  bezdiseshme  jane  ato  dritat  e  vogla   te  ndezura  mbi  kokë  gjate  nates  per  t’a  bere  erresiren  me  pak  shtypese. Eshte  nje  ndriçim  i  demshem  qe  mamatë  neurotike  transferojne  gjithashtu  ne  dhomen  e  femijeve  te  tyre. ..dhe  madje  edhe  i  kercenojne  ata  se  do  t’jua  fikin  driten  po  bene  kapriço. Ja  keshtu  erresira  shnderrohet  ne  armik. Nderkohe  qe  erresira  eshte  vendi  natyral  i  endjes , i  perkundjes  i  riperteritjes. Shume  drite  e  verbon  shpirtin. Nje  kulture  qe  largohet  nga  erresira  eshte  si  ato  fluturat  qe  terhiqen  nga  drita  e  llampave  dhe  afrohen  aq  shume  sa  digjen  fare. Të  dish  të   jetosh  me  erresiren  eshte  nje  menyre  per  te  kultivuar  boten  tone  te  brendeshme. Kush  e  harron  kete  hyn  ne  boten  verbuese  dhe  çorientuese  te  reflektoreve  te  tipit  “Big Brother”.

(psikologjia per te gjithe)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe