Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Nuk mundet një kokërr ilaç të na mësojë të jetojmë

Përdorim i psiko – medikamenteve  në  çdo  rrethane  të  jetes. Do  vinte  patjeter  kjo  situatë  me  kaq  shumë shoqeri  farmaceutike  qe  ka  tashmë  te  etura  vetem  per  te  shitur.

Dhe të  mendosh  psh. se  disa  psikiater  hedhin  hipotezen  e nje  depresioni  te  mundeshem  post  partum (pas – lindjes) edhe  per baballaret  e  rinj. Keta  specialiste  te  shendetit  mendor  organizojne  takime  ne  grup  per  ti  mbrojtur  nga  stresi  i (ma)paternitetit. Iu  aplikojne  teste vleresuese , per te pare nese  jane  te  afte  te  jene  baballare  apo  jo. Nqse  testimet  tregojne  qe  kane  ankth atehere menjehere duhet te marin ilaçe. Behet e rrezikshme psikologjia , kur duhet te nderhyje ne çdo lloj veshtiresie. Jemi  duke  shpikur  semundje  per  te  shitur  ilaçe  dhe  sepse  jemi  te  prekur  nga  nje  sindrome  e  kualifikimit  te  sentimenteve  me  patjeter. Çfaredolloj  ndryshimi  që  vë  në  diskutim  te  zakonshmen  mund  te  krijoje  nje çrregullim  momental. Por  miresetevijne  keto  çrregullime ! Te  mençurit  dikur  thoshin. “Zoti nuk e ben dy here te njejten gje  ne  te  njejten  menyre. ”…pra  ne  nje  bote  gjithmone e  më  të  re  nuk  kemi  pse  frikesohemi !. Duhet  të  përjetojmë  ndryshimet, të  përjetojmë  gëzimin, trishtimin, ankthin , perhumbjen, madje  dhe  poshterimin. Qellon !

Ka nje fjale rregulluese per te jetuar me gjithe teresine e qenies tone : SPONTANITET !

Je nje baba i ri dhe nuk di ç’te besh perpara nje “jete te re” qe po te vjen perballe !? – Nuk  ke  nevoje per  psikologe  dhe  ilaçe.Te gjithe jemi padrone te nje force misterioze. Dhe ne qofte  se e shfrytezon kete  force  pa  e “ndotur” me lloj  lloj  mendimesh eshte pikerisht ajo qe do te beje te jesh babai me i mire  i  mundshem, sigurisht  sipas  menyres  tende  dhe nuk ke nevoje per asistence qe te mesosh te jetosh. Gjenden brenda nesh  te  gjitha te dhenat per  zgjidhje.

(psikologjia per te gjithe)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe