Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Shitësi i petullave.(Kohë krize)

shkonin  punët  për  bukuri  një  burri  që  shiste  petulla  buzë  rrugës. Kishte  kaq  shume  pune  sa  nuk  i  dilte  koha  as  te  degjonte  radion  e  as  te  lexonte  gazetat. Nuk  gjente  kohe  as  te  ulej  e  te  shihte  ndopak  televizor,  kaq  shume  ishte  i  dhënë  pas  punes  dhe  fryteve  te  saj. Nje  ditë  vere  erdhi  t’a  takonte  i  biri  qe  studjonte  ekonomi  & marketing  dhe  i  dha  nje  lajm  te  keq.:  Baba, a  nuk  e  degjon  radion,  nuk  i  lexon  gazetat ? – Jemi  duke  kaluar  nje  krize  te  madhe  dhe  vendin  po  e  mer  lumi. Fillimisht  i  jati  nuk  arrinte  ta  besonte, por  me  pas  filloi  te  mendohej ; “im  bir  studjon, eshte  i  lexuar  dhe  di  se  ç’flet.” Nisur  nga  kjo  gje  vendosi  te  tregohej  me  i  kujdesshem. Diten  tjeter  bleu  më  pak  miell  se  zakonisht  dhe  me  cilesi  me  te  dobët  per  te  ulur  sasine  e  petullave . Shitjet  filluan  te  binin  çdo  dite  e  me  shume  dhe  brenda  nje  periudhe  te  shkurter  aktiviteti  nisi  te  dilte  me  humbje. Tregtari  thirri  te  birin  nga  universiteti  dhe  i  tha: Biri im kishe shumë të drejtë ! Jemi zhytur në një krizë të madhe.

Ky  tregim  nxjerr  ne  pah  sesi  ndonjehere  jemi  ne  vete  ndertuesit  e  themeleve  te  problemeve  dhe  telasheve  tona. Jemi  ne  krijuesit  e  fatit  te  keq  duke  iu  dhënë  te  drejte  fjaleve  të  të  tjereve, në  vend  qe  te  pranojme  faktet  dhe  te  reflektojme  mbi  realitetin.

Ajo  qe  e  mendon  si  te  vertete,  vjen  nje  moment  qe  kthehet  ne  te  vertete  per  ty.  Koncepti  dualist  i  mendimit  qe  ka  mbizoteruar  ne  shekujt  e  fundit  na  ben  te  mendojme  qe  ekziston  nje  realitet  objektiv  komplet  i  pavarur  nga  ne. E  verteta  eshte  se  realiteti  eshte  gjithmone  subjektiv, sepse  ne  nuk  mund  ta  ndajme  krejtesisht  nga  bindjet  tona, pritshmerite, enderrat  dhe  zhgenjimet. E  shohim  boten  siç  jemi  vetë. Jo  më  kot  disa  njerez  përfitojne  dhe  rriten  brenda  nje  krize  dhe  te  tjere  fundosen. Realiteti  nuk  eshte  nje  pasqyre  ne  te  cilen  mund  te  pasqyrohemi, por  nje  diamant  me  mijra  faqe  qe  ndryshojne  nga  menyra  si  i  observojme.

Nuk  ka  asgje  te  mistershme  ne  gjithe  kete. Ne  psikologji  ky  fenomen  njihet  si : “profetesia  qe  vetepermbushet” krijuar  nga  sociologu  Robert  Merton. Perfshin  besimet  qe  do  permbushen  sepse  reagojme  sikur  te  jene  te  verteta. Praktikisht  pritshmerite  tona  ndaj  rezultatit  bejne  qe  ne  te  ndryshojme  qendrimin  tone, ashtu  siç  ndodhi  me  shitesin  e  petullave, gje  qe  ndikon  drejtperdrejte  mbi  aftesine  tone  te  perfshirjes  ne  nje  aktivitet/ projekt  ose  mbi  sesi  na  perceptojne  te  tjeret. Ne  kete  menyre  pa  e  vënë  re  fare  jemi  duke  kontribuar  me  sjelljet  dhe  qendrimet  tona  në  transformimin  e  realitetit  ne  besim  origjinal, qe  fillimisht  ishte  vetem  nje  pritshmeri, nje  opsion  mes  shume  alternativash  te  tjera. Ajo  qe mendojme  se  eshte  e  vertete, konsiderohet  si  realiteti  yne.

Bëj  te  mundur  ta  shohësh  botën  nepërmjet  lenteve  me  të  pershtateshme. Nuk  behet  fjale  qe  te  jemi  optimist  pa  arsye  dhe  te  çilter  si  femijet, se  kjo  na  demton  duke  na  larguar  nga  realiteti, por  duke  qene  qe  nuk  jemi  imun  nga  “profetesia  qe  do  te  permbushet,” duhet  te  pakten  te  sigurohemi  qe  po  e  shohim  qarte  realitetin  me  lentet  e  duhura. Cilat  jane  lentet  e  duhura ? Jane  lentet  qe  te  japin  mundesine  te  ndjehesh  me  i  kenaqur  dhe  i  lumtur  qe  te  ndihmojne  te  arrish  qellimet  e  tua  dhe  te  lejojne  te  shohesh  mundesira  aty  ku  te  tjeret  shohin  vetem  probleme. Keto  jane  lentet  qe  te  krijojne  mundesine  te  shohesh  pengesat  para  kohe  qe  te  mund  te  pergatitesh  ti  perballosh  pa  rene  ne  deshperim. Ne  fund  te  fundit  jane  lentet  qe  te  lejojne  te  forcohesh  dhe  te  japesh  me  te  miren  dhe  maksimumin  tend  per  ta  perballuar  realitetin  ne  menyren  me  te  mire  te  mundeshme. Eshte  nje  ndryshim  perspektive  qe  ia  vlen.

(psikologjia  per te  gjithe)                                                                            20/korrik/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe