Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Bëje  aq  të  thjeshtë  sa  të  mos  thuash  dot  jo !

Asnjë  ndryshim  nuk  është  i  lehtë. Duhet  të  punojmë  shumë  për  të  arritur  atë  që  duam. Çdo  arritje  kërkon  kohë, mundim, perpjekje, sacrifice, këmbengulje. Pa  këto  nuk  arrijmë  dot  në  majë, por  kush  e  sheh  objektivin  final (majën)  si  shume  te  larget,  frikësohet , rrezikon  të  humbase  motivimin  dhe  të  heq  dore. Nqse  mesojme  ta  ndajme  qellimin  tone  ne  hapa  te  vegjel  dhe  jemi  te  vendosur  do  te  mund  te  arrijme  me  siguri  deri  ne  fund.

Duhet  te  arsyetojme  me  teorine  e  nje  perqindeshit. (1%). Ka  shume  fusha  mbi  te  cilat  mund  te  aplikojme  faktorin 1 %. Le  te  shohim  tre  prej  tyre. E  para  eshte ; Sa  nga  ne  e  dine  mire  anglishten ? – Ose  me  mire  sa  nga  ne  nuk  e  dine  mire ..atehere  per  t’a  mesuar  zbatojme  tekniken : çdo  dite  dua  te  permiresohem  1%  me  shume  se  dje. Pra  çdo  ditë  mund  te  mesojme  nje  fjale  me  shumë  ne  anglisht…nje  fjale  te  re  çdo  ditë. Vetem  nje  fjale  mesohet  shume  lehte …Nqse  do  na  thone  qe  duhet  te  frekuentojme  3  here  ne  jave  nje  kurs (degjim, shkrim, lexim, perkthim,detyra  shtepie)  nga  3  muaj  per  çdo  nivel  me  siguri  do  stepeshim  nga  ideja  e  ngarkesës  së  madhe  dhe  do  hiqnim  dore  nga  anglishtja  sapo  t’ja  degjonim  emrin, por  nqse  fillojme  me  nje  fjale  te  re  çdo  dite  e  shnderrojme  ne  kaq  te  vogel , te  thjeshte  dhe   te  arritshme  detyren  saqe  nuk  mund  ti  themi  dot  jo. Per  me  teper  ne  50%  te  nje  bisede  perdoren  100  fjale. Pra  nqse  ne  njohim  100  fjalet  me  te  perdorshme  ne  anglisht  ato  na  ndihmojne  te  kuptojme  50 %  te  gjithe  bisedes. Pra  permiresoj  çdo  dite  vetem  nje  perqind  me  shume  ne  krahasim  me  nje  dite  me  pare  ne  nje  kompetence  te  caktuar.

Nje  praktike  tjeter  e  kesaj  teknike  është: Kemi  deshire  te  lexojme  libra  por  nuk  i  zemë  kurre  me  dorë. Marim 1 %  te  24  oreve  tona  dhe  ate  pjese  te  vogel  te  kohes  ia  dedikojme  leximit. Themi  qe  çdo  dite  do  ti  kushtoj  14  minuta  leximit. Po  te  bejme  ca  perllogaritje  keto  14 min  ne  dite  behen  me  shume  se  nje  ore  e  gjysem  ne  jave. Mund  ta  shtojme  kohen  dhe  ta  bejme  30  min. ne  dite. Ne  kete  rast  mund  te  lexohen  pothuajse  12  libra  ne  vit.( që  nuk  janë  pak)

Nje  tjeter  aplikim  i  faktorit  1 %  eshte  ky;  Ishte  nje  skuader  anonime  çiklzmi  anglez . Kishte  rezultate  shume  te  ulta, derisa  e  mori  ne  dore  nje  trainer  qe  aplikoi  këtë  teori… Qe  nga  ai  moment  kjo  skuader  ka  fituar  3  here  brenda  4  vjetesh  Tour – in  e Frances. Cili  eshte  sekreti  qe  fshihet  pas  kesaj  arritje ? Traineri  krijoi  kulturen  e  permiresimit  te  vazhdueshem.  Ai  aplikoi  teorine e  1 % ; “permireso  1%  te  gjitha  fushat  qe  te  interesojne  duke  krijuar  efektin  e  ortekut.” Per  te  permiresuar  aftesite  e  ekipit  te  çiklistëve  ai  beri  nje  liste  me  te  gjitha  karakteristikat  qe  i  duheshin  nje  çiklisti  per  tu  bere  kampion  dhe  provoi  ta  permiresoje  me  1 %  çdonjeren  prej  tyre.  Pra ; permiresoi  1%  shalen e  biçikletes  duke  e  bere  me  te  rehatshme , permiresoi  1%  aftesine  e  rezistences  se  ciklistit, permiresoi  1 %  cilesine  e  gjumit  qe  ben  atleti  nje  nate  para  gares. Permiresoi  1%  cilesine  e  ushqimit  para  gares, permiresoi  1%  forcen  muskulore  te  sportistit. Duke  permiresuar  vetem  nga  1%  te  gjitha  karakteristikat , perftoi  nje  rezultat  te  shkelqyer. Skuadra  arriti  te  dale  kampione. Nje  perqind  një  aftesi , nje  perqind  nje  aftesi  tjeter , nderkohe  qe  ke  gjetur  100  karakteristika  per  t’i  permiresuar  vetem  pak,  do  të  sjellin  nje  permiresim  te  rendesishem.

Teoria  e “ndryshimit  gradual” mund  te  aplikohet  me  se  miri  per  te  arritur  objektivat  tona  dhe  per  rritjen  dhe  zhvillimin  tone  personal. Veprime  te  vogla   te  perditeshme, hapa  te  vegjel  te  bere  çdo  dite  me  vendosmeri  te  mbledhur  sebashku  mund  te  na  çojnë  larg.

(psikologjia per te gjithe)                                                                         19/korrik/2019

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe