Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Sëmundja “dua të kem më shumë!”

Pat  Riley, trainer  i  famshem  i  basketbollit  ne  NBA  thoshte  se  renia  e  Lakers,  pas  nje  periudhe  fitoresh  dhe  lavdish  ne  vitet  80 ,erdhi  sepse  lojtaret  u  perqendruan  shume  te  vetja  dhe  kerkonin  gjithmone  e  me  shume. Fillimisht  lojtaret  donin  vetem  te  fitonin  kampionatin, por  pasi  e  realizuan  kete, kjo  nuk  ju  mjaftonte. Vemendja  e  tyre  u  spostua  mbi  gjera  te  tjera si: te  fitonin  me  shume  para, te  benin  me  shume  reklama  ne TV, te  luanin  me  shume, me  teper  vemendje  nga  mediat, me  shume  famë,  e  keshtu  me  rradhe  nje  varg  i  gjate  me “etj”. Si  pasoje,  ai  qe  dikur  ishte  nje  grup  koheziv  filloi  te  shperbehej.Kur  mberriti  semundja  “dua  te  fitoj me  shumë”  (The Disease of More), si  e  emertoi  traineri , kimia  perfekte  e  skuadres  u  transformua  ne  nje  lende  toksike.Nuk  eshte  as  e  para  as  e  fundit  skuader  qe  kalon  kete  situate,por  ceshtja  eshte  se  te  gjithe  mund  te vuajme  nga   semundja “dua  te  kem me  shume” dhe  te  ngecim  ne  ngushticen  e  labirnthit  te  pakenaqesise  te  ndertuar  me  duart  tona..

“Me  shume”  nuk  do te  thote  gjithmone  “me  mire.”

Nje  interesim  shume  i  hershem  i  psikologjise  eshte  perqendruar  rreth  lumturise..Nje  nga  studimet  e  para  ne  kete  fushe  eshte  nje  sondazh  i  thjeshte  ne  te  cilin  pjesemarresit  duhet  ti  pergjigjeshin  2  pyetjeve:  1) Nga  1  ne  10 , sa  ndjehesh  i  lumtur  ne  kete  moment?  2) Çfare  ishe  duke  bere  ne  momentin  qe  provoje  kete  ndjesi ?

Ed  Diener, psikolog i Universitetit te Utah , mblodhi  mijra  vleresime  te  personave  nga  te  gjitha  shtresat  dhe  zbuloi  nje  fenomen  surprizues  dhe  te  merzitshem  në  një  farë  mënyre. Pothuajse  te  gjithe  kishin  shenuar 7, per  pjesen  me  te  madhe  te  kohes. Psh. Ne  dyqan  duke  blerë  Shtate. Ne  ndeshjen  e  futbollit  te  tim  biri  shtate, duke  folur  me  shefin  per  shitje  te  reja , shtate..Pothuajse te gjithe  per pjesen  me  te  madhe  te  kohes  shenuan  7. Edhe  kur  hasnin  probleme  te  medha ,niveli  i lumturise  ulej  ne  nje  tregues  nga  2  ne  5 , per  periudhe  te  shkurter  kohe  dhe  me  pas  rritej shume  shpejt. E  njejta  gje  ndodhte  edhe  per  situatat  shume  pozitive; si  te  fitosh  llotarine, te shkosh  me  pushime  dhe  madje  edhte  te  martohesh. Vleresimet  rriteshin  shume  shpejt, per  nje periudhe  te  shkurter  kohe  dhe  pastaj  stabilizoheshin  te  numri  7. Keto  rezultate  tregojne  se  askush  nuk  eshte  plotësisht  i  lumtur  në  pjesen  me  te  madhe  te  kohes, por  as  edhe  komplet  i merzitur. Duket  sikur  mendojme  ne  menyre  konstante  qe  gjerat  po  shkojne  mire , por  qe  mund te  shkojne  akoma  dhe  me  mire. Kjo  7  konstante  ne  te  cilen  kthehemi  vazhdimisht , na  tregon  nje “kurth  fatal” sepse  na  thote : ” Sikur  te  kisha  nje  çike  me  shume  do  mundja  te  arrija 10 – tën  dhe  t’a mbaja”. Pra  jetojme  pjesen  me  te  madhe  te  jetes  tone  duke  ndjekur  10 – tën  gjithe  ankth. Mendojme se  do  jemi  me  te  lumtur  kur  te  kemi  punen  ideale, kur  te  blejme  shtepine  e  re, kur  te  shkojme me  pushime  ne  filan  vend , kur  te gjejme  shpirtin  binjak….problemi  qendron  se  eshte  gjithmone  e pranishme  “më  shumë”. Deshirojme  gjithmone  e  me  shume.

Ne  psikologji  kerkimi  i  vazhdueshem  i  kenaqesise  quhet  “rutine  edonike”, qe  do  te  thote  se  po luftojme  vazhdimisht  per  te  patur  nje  jete “me  te  mire”, por  ne  fund  e  vetmja  qje  qe  arrijme eshte  qe  konsumojme  shume  energji  per  tu  rikthyer  gjithmone  ne  te  njejten  pike : Nr. 7.

Kjo  do  te  thote  te  rrime  duarkryq  e  mos  te  bejme  asgje ?

Jo ! Do  te  thote  qe  mund  te  ndjehemi  te  lumtur  tani  ne  kete  moment  preçiz  dhe  ta  arrijme  10 -tën, pa  e  lidhur  aspak  me  gjerat  dhe  objektivat  qe  kemi  ndermend  te  arrijme. Ka  gjithmone  nje perqindje  permiresimi, por  nuk  eshte  e  nevojshme  te  varet  lumturia  jone  dhe  te  kushtezohet  nga çfarë  mundemi  te  arrijme  ose  jo  ne  te  ardhmen. Mbi  te  gjitha , jeta  nuk  permblidhet  ne: permiresim  te  vazhdueshem, te  kesh  gjithmone  e  me  shume  e  te  shkosh  gjithmone  e  me  lart. Vjen  nje  moment  qe  ajo  behet  mbi  te  gjitha  nje  loje  kompensimi. Kur  arrijme  nje  fare  niveli, te shkosh  me  tej  mund  te  thote  te  shpenzosh  me  shume  kohe  dhe  energji  ne  gjera  qe  nuk  sjellin ndryshimin  e  vertete  dhe   nuk  na  çojne  me  afer  10 – tës  së  enderruar, por  na  mbajne  ne  nje  7 – të. Per  kete  arsye  mundohu  te  mos  e  jetosh  jeten  si  te  ishte  nje  liste  gjerash  per  te  bere  apo  nje mal  per  t’u  ngjitur. Jeta  eshte  me  shume  nje  loje  kompensimesh  ne  te  cilen  duhet  te  zgjedhim  se çfare  jemi  te  gatshem  te  japim  per  te  mare  nje  tjeter  shkarkese  adrenaline, nje  tjeter  udhetim, nje tjeter  gëzim…

(psikologjia per te gjithe)                                                                   24/korrik/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe