Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Shfaqu ashtu si je në të vërtetë !

Një  autor  i  njohur  i  terapisë  Geshtalt  thotë  që  nqse  kërkojmë  apo  vendosim  një  qëllim  jashtë  relacionit  personal  organizëm – ambjent , kjo  do  të  na  shpjerë  padyshim në një situatë konflikti dhe “çarje “;… “ çdo individ , çdo bimë, çdo kafshë ka vetem nje qellim…të realizohet për atë qe eshte , per ate qe  perfaqeson.. Nje trendafil eshte nje trendafil. Nje trendafil nuk ka asnje qellim te realizohet si nje kangur “ (Perls ,1969 a p. 39) . Edhe Ezopi ne fabulat e tij te lashtesise pati të njejtën intuite pa patur privilegjin apo  mundesine  te  realizoje kerkime shkencore.  Ai shkruajti dhe la ende për boten tone sot fabulat më  të  famshme dhe inspiruese për mbarë njerëzimin. Per të na treguar te njejtin koncept si me lart shkroi fabulen  e maces dhe Perëndeshës  Aferditë.

Protagonistja e fabules eshte nje mace qe dashurohet me nje  djalosh shume te bukur. E marrosur pas tij macja iu drejtua  Aferditës ( perendeshes se bukurise dhe sensualitetit qe te  ndihmon te dukesh terheqese dhe e perkryer para syve të të  tjerëve dhe mbi te gjitha para syve te atij qe dashurojme). Macja iu  pergjerua ta shnderronte ne nje vajze te bukur. Aferdita e prekur  nga ndjenjat e saj e transformoi me te vertete ne nje vajze shume  te bukur. Edhe djaloshi u dashurua pas saj sapo e pa . E mikloi , e  mbushi me komplimente dhe i kerkoi te behej gruaja e tij.

Gjate marteses Aferdita donte te dinte nëse macja duke qene qe  kishte ndryshuar pamjen e saj te jashteme, mos ndoshta kishte  ndryshuar edhe karakterin. Per kete arsye lëshoi nje mi në mes te  dhomes. Çfarë zallamahie ! Macja i harroi fare njerezit perreth dhe  u versul te kapte miun për ta ngrene. Imagjinojeni çfarë skene :  nje vajze e bukur qe vrapon pas nje miu gri. Perendesha duke  nenqeshur dhe tundur koken , i riktheu serish pamjen e saj origjinale. Macja nuk e  kishte humbur instiktin e  saj të brëndëshëm  edhe pse nga jashte kishte ndryshuar pamjen. Keshtu ndodh dhe me njerezit e keqinj ; mund ta ndryshojne pamjen, por mesiguri nuk e ndryshojne dot karakterin. Nuk duhet te gënjehemi nga  pamja e jashteme dhe mbi te gjitha te mos hiqemi ndryshe nga ç’jemi në të vërtetë. Shume nga konfliktet  psikologjike lindin sepse tentojmë të dukemi ai/ajo që nuk jemi ne menyre qe te na pranojnë. Ka nje çmim te  madh te mos qenurit autentik dhe koherent me nevojat tona ; qetësinë  psikologjike ! Më keq akoma po na  shkoi si puna e maces , sepse atehere behemi dhe qesharak perpara te tjereve.

( tregime  terapeutike)                                                                 25/mars/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe