Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Pajtohu me përbindëshin brënda teje !

“ Ashtu  si  sillemi  me   të  tjerët , ashtu  do  të  sillen  edhe  ata  me  ne. “. Dikush  thoshte :  “ trajtojini  njerëzit  ashtu  si  janë  dhe  ashtu  do  të  mbeten, trajtojini  ashtu  si  do  të  donit  të  ishin  dhe  ashtu  do  të  bëhen “. Dhe  me  te  vertete  eshte  e  veshtire   te  mendosh  qe  kur  i  drejtohemi  dikujt  ne  bisede  me  inat , armiqesi,  dhe  ligësi  ai  te  qendrojë  një  person  i  bute  dhe  i  dashur . Menyra  me  e  mire  per  te  trajtuar  te  tjeret , eshte  te  japim  ne  te  paret  shembullin  tone  duke  u  munduar  ti  njohim  nevojat  e  tjetrit  me  zemër  te  hapur , kurioz  dhe  te  vemendeshem.

“ Ishte  nje  here  nje  mbret  i  mençur  dhe  kurioz . Mbreti  e  donte  shume  natyren  dhe  sapo  i  jepej  mundesia  largohej  nga  keshtjellta  per  te  shetitur  ne  natyre . Nje  dite   gjatë  kohës  që  po  shëtiste  ne  pyll , nje  perbindësh  i  vogel  shkoi  te  trokase  ne  porten  e  keshtjelles  se  tij. – nje  nga  rojet  e  pa  dhe  ju  drejtua;  – ej  ti  përbindësh  shemtaraq  çfare  ben  ketu ? – nuk  meriton  te  rrish  ne  pallatin  e  mbretit,.. ik , ik  zhduku  nga  ky  vend ! –  Pas  çdo  fjale  te  mbushur  me  mllef  , inat  e  ligesi , Përbindëshi  zmadhohej  çdo  here  e  me  shume . U  zmadhua  aq  shume  saqe  vetem  me  nje  te  prekur  arriti  ta  shtyje  tutje  rojen  dhe  te  rrezoje  porten  e  keshtjelles . Hyri  ne  pallatin  mbreteror  dhe  rojet  e  tjera  i  vrapuan  duke  e  sharë.  – Ej  përbindësh  i  shëmtuar , që  qelbesh  erë , çfarë  bën  ketu  brenda , largohu  sa  me  shpejt !  Pas  çdo  fjale  te  keqe  Përbindëshi  zmadhohej  e  zmadhohej  akoma  dhe  me  shume . Tashme  me  permasa  gjigande  arriti  te  lirohet  dhe  nga  rojet  e  tjere,  vrapoi  ne  katin  e  siperm , shkoi  e  u  ul  ne  fronin  e  mbretit  dhe  mori  ne  kontrroll  gjithe  pallatin  mbreteror.

Njeriu  me  i  afert  i  mbretit  e  pa  gjithe  skenen  nga  larg . Mendoi  se  duhet  te  vinte  menjehere  ne  dijeni  mbretin  dhe  vrapoi  drejt  pyllit . –  Mbreti  im,  mbret  im.. ka  ndodhur  nje  gje  e  tmerrshme ; – nje  përbindësh  gjigand  ka  zene  fronin  dhe  ka  mare  ne  kontrroll  keshtjellen. –  Mbreti  ishte  nje  njeri  shume  i  mençur. – mori  fryme  thelle  dhe  tha :  mire  pra , me  shpjer  te  ai . – Mbreti  u  kthye  menjehere  ne  pallatin  e  tij  dhe  vuri  re  porten  e  thyer  te  keshtjelles… u  ngjit  ne  dhomen  e  fronit   dhe  takoi  përbindëshin . –  I  zgjati  doren  dhe  i  tha ;  miresekeardhur … gezohem  qe  ju  shoh,..  si  je ?…pas   çdo  fjale  te  bute , mikepritese  e  te  sjellshme , përbindëshi  filloi  te  zvogelohej  gjithnje  e  me  shume.  – Përbindësh.. e  di  qe  nuk  ke  nje  ere  shume  te  mire  dhe  ndoshta  duhet  te  besh  nje  banjo  ne  vasken  time. – Ejani  ndihmojeni  përbindëshin  te  lahet !… Përbindëshi  vazhdonte  te  shfryhej  e  te  zvogelohej  pas  çdo  fjale  te  sjellshme . Ne  fund  mbreti  i  tha: –  e  di  çke ?-  mund  te  rrish  ketu  sa  te  duash…pas  kesaj  fjale  Përbindëshi  u  zhduk  krejtesisht.

Shumë  i  bukur  shembulli  i  mbretit  te  zgjuar  që  dinte  te  sillej  me  perbindeshin , por  morali  i  dyte , ndoshta  me  i  thelle  dhe  me  i  rendesishem  na  çon  ne  ato  situata  kur  mbajme  nje  lidhje  me  përbindëshin  që  ndodhet  brënda  nesh ; inatin , negativitetin , trishtimin  dhe  gjithe  emocionet  tona  jo  te  mira . Sa  here  duam  te  luftojme  kunder  tyre , ti  largojme  ti  zhdukim . Nuk  i  deshirojmë  sepse  mendojmë  se  nuk  na  përkasin….por  rezultati  eshte  se  sa  me  shume  mundohemi  ti  luftojme  aq  me  shume  rriten  dhe  forcohen. Nga  ana  tjeter  shpesh  vetem  duke  u  munduar  t’ju  afrohemi  emocioneve  tona  bezdisese  me  miresi , kuriozitet  dhe  pranueshmeri  do  te  mundim  ti  kuptojme  me  mire  dhe  do  te  mund  ti  “thermojme”  dhe  ti  largojme. Dhe  vetem  kur  kemi  tendencen  të  afrohemi , të  prekim  dhe  te  pajtohemi  me  kete  pjese  te  erret  tonen  mund  te  zbulojme  qe  ky  përbindësh  nuk  do  te  jete  me  i  tillë.

(tregime terapeutike)                                                                                    1/prill/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe