Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Vazhdo  të  ngjisësh  copëzat  njëra  pas  tjetrës ! 

Nqse  do  të  kuptosh  më  mirë  se  çfarë  është  suksesi , fillo  të  luash  me  një  puzzle, sepse  puzzle  dhe  suksesi  janë  të  ngjashëm  në  mënyrë  surprizuese. Per  here te  pare  ke  ne  dore  te  gjitha  copëzat  e  nevojshme  për  te  arritur  ate  qe  per  ty  eshte  sukses.  Eshte  njesoj  si  te  kesh  neper  duar  te  gjitha  copezat  e  nje  puzzle  dhe  ajo  çfare  duhet  te  besh  eshte  ti   bashkosh  dhe  te  realizosh  figuren  që  ke  në  mendje . Sigurisht  që : “me  të  thënë  e  me  të  bërë  është  në  mes  nje  det  i  tërë. “; .. copat  e  puzzle – it  janë  shume  dhe  vetem  ideja  qe  duhet  kohë  dhe  mundim  ti  shohim , ti  krahasojme , të  llogjikojme  si  shkojne  me  njera – tjetren  dhe  si  ti  vendosim  ne  menyren  e  duhur  na  lodh . Pikerisht  kjo  eshte  arsyea  kryesore  per  te  cilen  pjesa  me  e  madhe  e  njerzve,  terhiqet  dhe  te  thote ; s’ka gje  se  po  e  filloj  neser  se  sot  kam  te  tjera  gjera  per  te  bere  dhe  nuk  jam  ende  gati  per  ta  zgjidhur . Por  nqse  deshiron  te  kesh  sukses  dhe  ta  mbaraosh  puzzle – in  tend  ajo  qe  duhet  te  besh  eshte  te  shtrohesh  ne  toke  dhe  te  perpiqesh  ti  besh  copezat  bashke.  Madje  nqse  kjo  gje  te  intereson  duhet  te  dish  qe  ka  disa  truqe  dhe  disa  strategji  te  cilat  po  i  perdore  te  ndihmojne  te  orientohesh  per  ta  mbaruar  sa  me  shpejt.

Çelesi  per  ta  realizuar  në  sa  me  pak  kohe  nje  puzzle  eshte  ta  fillosh  nga  kendet. Duhet  te  gjejme  menjehere  4  kendet  dhe  anet  e  puzzle – it  sepse  eshte  me  e  thjeshte  ti  bashkosh  dhe  mund  te  perfundosh  shpejt  realizimin  e  perimetrit…kornizes  qe  do  te  mbaje  puzzle – in. Nuk  mund  te  na  thote  askush  se  si  duhet  te  jete  imazhi  i  puzzle – it  tone,  por  mund  te  kuptojme  se  cila  eshte  korniza  me  e  mire  ne  te  cilen  mund  ta  fusim.

Te  gjitha  historite  e  suksesit  nisen  nga  4  pika  te  cilat  mund  te  jene  4  cepat  e  kornizes  se  puzzle – it  tone : 1) Krijo  dhe  praktiko  zakone  te  mira. 2) Vendos  dhe  praktiko  etikë  te  mire  pune , 3 ) Vendos  dhe  praktiko  nevojen  per  te  mesuar  vazhdimisht  dhe  ndoshta  me  e  rendesishmja ,  4) Zhvillo  aftesine  per  ta  kritikuar  veten , per  ta  vene  ne  diskutim  dhe  per  ta  permiresuar  çdo  ditë  e  më  shumë.  Kur  arrin  te  hedhesh  keto  kolona  ne  toke, ti  mbushesh  ne  brendesi  behet  edhe  me  e  thjeshte. Keshtu  ne  vend  te  5  oreve , mund  te  duhen  vetem  2  per  te  perfunduar  nje  puzzle. Ne  vend  te  40  vjeteve  per  te  arritur  idene  dhe  imazhin  tend  te  suksesit  ndoshta  te  duhen vetem  10 . Kupton  se  disa  nga  copat  e  puzzle – it  duhet  te  behen  bashke  shume  me  shpejt  dhe  te  duhet  te  perpiqesh  me  pak. Ne  kete  pike  nuk  ka  asgje  te  keqe  te  ndjehesh  i  zoti  sepse  thjesht  po  vjel  frutat  e  punes  së  mire  dhe  te  lodhshme  qe  ke  bere  per  kornizen., pra  per  themelet  e  tua.

Ndoshta  nuk  eshte   kaq  e  thjeshte  dhe  mund  te  kete  situata  ne  te  cilat  nuk  do  dish  nga  t’ja  mbash  dhe  jo  gjithmone  korniza  do  te  mund  te  jape  pergjigjet  qe  kerkon. Shume  nga  ne  heqin  dore  ne  kete  moment , por  pikerisht  ketu  nevojitet  patjeter  besim, durim  dhe  kembengulje…mere  copen  e  vogel  dhe  provo  ta  bashkosh , insisto….beje  gabim …provo  dhe  riprovo  serish.  Vetem  duke  provuar  me  ngulm  do  te  gjesh  pjesen  e  duhur  qe  perputhet  me  copen  tjeter.  Çdo  here  qe  arrin  te  fusesh  pjesen  korrekte  puzzle – i  do  te  behet  me  i  plote  dhe  me  i  lehte  per  tu  zgjidhur.  Disa  persona  vendosin  bashke  copeza  qe  kane  nje  lidhje  mes  tyre  dhe  formojne  imazhe  te  pjesshme  ne  krahasim  me  imazhin  komplet. …gjejne  nje  pune  te  mire, ndoshta  martohen,..kane  nje  jete  sociale  dhe  dalin  me  miqte  , …te  gjitha  gjera  te  mira .. te  ngjashme  me  ato  te  perfaqesuara  te  imazhi  qe  kishin  ne  mendje  ne  fillim  edhe  pse  ideja  fillestare  ishte  te  kishim  nje  puzzle  me   te  madh  me  te  kompletuar , me  te  pasur . Keshtu  te  kenaqur  me  kete  situate  e  harrojne  idene  fillestare  qe  kishin  per  suksesin  dhe  nuk  mendojne  me  per  te  per  muaj  dhe  vite  me  rradhe , madje  dhe  per  gjithe  jeten.  Ndersa  kush  qendron  i  lidhur  me  vizionin  fillestar  te  endrres , vazhdon  te  ngjise  copezat  njera  pas  tjetres   dhe  arrin  te  gjeje  dhe  copezen  e  fundit  qe  mungon.  Kembengulja  dhe  rezistenca  (qendresa)  bejne  qe  te  maresh  shperblimin  e  merituar.

(psikologjia per te gjithe )                                              18/mars/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe