Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Anna  Freud. Vajza që ndoqi gjurmët e të jatit .

Anna  Freud , vajza  që  ndoqi  gjurmët  e  te  jatit  dhe  e  çoi  përpara  rrugën  e  psikoanalizes. Në  fakt  ajo  iu  përkushtua  shume  botës  së  femijeve. Ndoshta  nuk  kishte  si  te  ndodhte  ndryshe  duke  qene  qe  edhe  vetë  pati  nje  femijeri  paradoksale. E  jema  ishte  nje  nene  shumë  e  lodhur  kur  lindi   Anen. Kishte  tashme  5  femije  te  tjere  dhe  nuk  ishte  ne  gjendje  ti  dedikohej  së  bijës  se  porsalindur. Per  kete  arsye  mori  nje  guvernante  qe  u  be  per  Anen  ajo  qe  Anna  e  quajti  “nena  psikologjike”. Duhet  te  kete  qene  e  veshtire  per  Anen  te  çonte  perpara  nje  nga  emrat  me  te  rendesishem  te  gjithe  historise, ate  te  babait  te  saj  Sigmund  Freud.  Edhe  pse  punoi  gjithmone  brenda  psikoanalizes  klasike , qendrimet  dhe  mendimet  e  saj  nxjerrin  ne  pah  nje  ane  me  te  ndjeshme  sesa  kjo  rrymë.

Ja  disa  nga  mendimet  e  saj  me  te  spikatura. “ Ndonjehere  gjeja  me  e  bukur   eshte  ajo  qe mberrin  papritur  dhe  pa  merituar, pra  diçka  me  te  vertete  e  dhuruar “

1. Nëna : një  temë  frekuente.  Figura  e  nenes  mbeti  thellesisht  e  ngulitur  ne  zemren  e  saj. Per  kete  arsye  thenie  te  ndryshme  te  Anna  Freud  i  referohen   kesaj  figure. Nje  nga  me  dometheneset  eshte  kjo : “Kur  ndjenjat  e  prinderve  jane  joefikase  ose  shume  ambivalente  ose  kur  emocionet  e  nenes  jane  perkohesisht  te  drejtuara  gjetke, femijet  ndjehen  te  humbur“. Mund  te  themi  qe  ishte  nje  nga  konkluzionet  e  psikoanalizes  se  saj. Edhe  pse  fillimisht  e  aplikoi  ne  situaten  e  saj  personale, kjo  deklarate  ka  nje  vlere  universale. Nje  femije  qe  nuk  gjen  vend  ne  zemren  e  prinderve  te  tij,  nuk  gjen  vend  per  veten  as  ne  kete  bote .

2. Thelbesorja. Nder  frazat  me  te  mira  te  Anna  Freud  gjejme  edhe  kete  qe  tregon  konfuzionin  e  saj  dhe  mungesen  thelbesore  te  afektit. ”Ajo  qe  kam  dashur  gjithmone  per  veten  time  eshte  shume  primitive. Ka  shume  gjasa  të  mos  jetë  asgje  më  shume  sesa  afekti  i  personave  me  te  cilet  jam  ne  kontakt  dhe  opinioni  i  mire  i  tyre  per  mua”.  Eshte  normale  qe  kush  eshte  rritur  me  mugese  dashurie  mbart  ne  zemer  nje  boshllek  te  thelle. Pra  manifestimi  i  dashurise  dhe  aprovimi  i  te  tjereve  kane  rendesi  vendimtare.  Pikerisht  kjo  eshte  ajo  qe  Anna  Freud  shpreh  ne  theniet  e  saj ; deshira  per  nje  dashuri  qe  nuk  e  ka  mare  kurre.

3. Pakenaqesia  dhe  jeta. Jo  vetem  jeta  e  Anna  Freud, por  edhe  jeta  e  gjithe  krijesave  njerezore  eshte  e  shenuar  nga  nje  pakenaqesi  e  vazhdueshme. Psikoanaliza  propozon  ekzistencen  e  nje  gjendje  pakënaqesie  qe  nuk  ka  mundesi  te  zgjidhet  plotesisht. Jeta  na  kerkon  te  sakrifikojme  shume  deshira  te  pamundura  dhe  si  pasoje  pakenaqesia  jeton  brënda  nesh. Kjo  reflektohet  ne  nje  nga  frazat  me  te  shquara  te  Anna  Freud ; ”Nqse  ndonje  deshirë  nuk  plotesohet, mos  u  habit; Quhet  Jete.” Ne  fund  te  fundit  jeta  ka  gjithmone  boshllek  dhe  kontradikta. Pakenaqesia  eshte   pjese  e  vete  jetes.

4. Te  ndryshosh  boten. Shume  nga  frazat  e  Anna  Freud  tregojne  per  nje  shpirt  te  munduar,  por  shprehin  dhe  shprese  te  jashtezakonshme. Kjo  reflektohet  ne  punen  e  saj  kur  thote:  “Mendjet  krijuese  arrijnë  të  mbijetojnë  edhe  ndaj  sistemeve  më  të  keqija  te  edukimit.“ Kjo  fraze  e  largon  Anen  nga  pesimizmi  racional  i  te  jatit. Freud  nuk  shihte  mundesine  e  nje  ndryshimi  ne  kete  bote . Perkundrazi  Anna  sheh  nje  shprese  te  madhe  te  krijesa  njerezore  dhe  te  ndryshimet  konstruktive  qe  mund  te  arrije .

5. Gabimi  dhe  e  verteta . Shume  nga  frazat  e  Anna  Freud  kane  nje  ton  filozofik. Ato  i  referohen  temave  universale  dhe  tregojnë  nje  aspekt  tjeter  te  mendimit  te  saj. Nje  fraze  me  te  cilen  ajo  largohet  nga  analiza  e  individit  dhe  i  referohet  grupit  thote: “ kur  gabimi  behet  kolektiv, perfton  forcen  qe  ka  e  verteta“. I  referohet  forcës  së  grupit  perkundrejt  asaj  te  individit, mekanizmit  me  të  cilin  shoqeria  i  atribuon  graden  e  te  vertetes  diçkaje. Nqse  shume  njerez  bashke  gabojnë , krijohet  iluzioni  qe  ai  nuk  eshte  një  gabim. Keshtu  pra  nuk  eshte  forca  e  arsyes  qe  mbizoteron,  por  forca  e  kolektivit.

Anna  Freud  ka  dhene  elemente  te  rendesishem  per  te  kuptuar  me  mire  disa  aspekte  te  psikoanalizes. Edhe  pse  nuk  arriti  te  kete  influencen  qe  pati  i  jati,  kontributet  e  saj  jane  te jashtezakonshme.  Behet  fjale  per  nje  mendimtare  qe  ja  vlen  ta  njohesh  dhe  lexosh .(sidomos  për te  interesuarit  e  fushes.)

(psikologjia për të gjithë)                                                                    6/shkurt/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe