Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

“Nuk mund të flemë mbi dafina.”

Jeta  është  e  mbushur  plot  me  emocione  dhe  përjetime. Disa  prej  tyre  janë  të  bukura  disa  jo. Jetojmë  në  një  shoqëri  që  të  detyron  me  çdo  kusht  të  jetosh  mirë  dhe  në  bollëk , që  të  fton  të  çrrënjosesh  medoemos  emocionet  negative  dhe  te  kultivosh  vetem  ato  te  bukurat  dhe  të  kendeshmet. Pjesa  me  e  madhe  e  programeve  dhe  keshillave  bazohen pikerisht  mbi  kete; duhet  te  heqim  mendimet  negative  dhe  ti  zevendesojme  me  imazhe  dhe  mendime  më  të  gezueshme, te  qeta  dhe  pozitive. Eshte  nje  teori  e  bukur  dhe  madje  domethenese ; ne  fund  te  fundit  kujt  do  ti  pelqente  te  ndjehej  keq ! Shumë  Guru  e  “mental  coach” mbeshtesin  predikimin  dhe  shperndarjen  e  mendimit  pozitiv.  Ideja  qe  mjafton  te  mendosh  ne  menyre  pozitive  dhe enderrat  tona  realizohen  e  veshtiresite  zhduken  është  tashme  shume  e  perhapur  ne  boten  e  “psikologjise  se  mrekullive”. – Por  e  verteta  eshte  se  jeta  nuk  eshte  kaq  e  thjeshte  dhe  madje  edhe  kur  keto  teknika  funksionojne , ato  nuk  zgjasin  shume. Eshte  pak  a  shume  si  historia  e  “Pasqyre , moj  Pasqyre “ ! ..perrallës  së  Borebardhes  ku  mbreteresha  çdo  mengjes  dilte  perpara  pasqyres  se  saj  dhe  e  pyeste ? – Pasqyre, moj  Pasqyre, kush  eshte  me  e  bukura  e  mbreterise ? –  dhe  pasqyra  i  pergjigjej; – je  ti  me  e  bukura  mbreteresha  ime !..derisa  nje  dite  papritur  pasqyra  ju  pergjigj  se  me  e  bukura  nga  te  gjithë  ishte  Borebardha !  Kur  degjoi  kete  Mbreteresha  e  gjore  pesoi  nje  zhgenjim  te  madh  dhe  u  deshperua  pa  masë.

Ka  një  qendrim  jo  shume  delikat  kundrejt  Mendimit  Pozitiv (Positive  Thinking) Guru – ja   indian Jaggi  Vasudev  që  thotë : ”Nqse  nuk  i  sheh  gjerat  negative  ne  boten  qe  të  rrethon, jeton  ne  nje  parajse  prej  idioti  dhe  jeta  te  ndeshkon  per  kete. Optimizmi  me  çdo  kusht , eshte  shmangie  nga  realiteti. Mund  ta  injorosh  tjetrin  qe  te  bezdis, por  tjetri  nuk  te  injoron  ty.”

Ne  te  vertete  rrenjet  e  Mendimit  Negativ  jane  nje  atavizem  i  hershem. Qysh  ne  lashtesi, te  paret  tane  duhet  te  jetonin  ne  nje  gjendje  alarmi  te  vazhdueshem , ne  menyre  qe  te  ndjenin  hapat  e  bishes  kur  perpiqej  te  hynte  ne  shpelle. Seleksionimi  Darvinian  mesiguri  i  shfarosi  optimistet  qe  flinin  ne  gjume  te  thelle  e  te  qete  pa  u  shqetesuar  per  rrezikun. A  nuk  eshte   specia  njerezore  ende  sot  ne  rrezik  ndaj  papunesise  ne  mase, ndryshimit  klimaterik, shterimit  te  burimeve  natyrore, politikave  korruptive , indiferente,  antisociale  e  me  rradhe ? Eh,.. kete  pyetje – pergjigje  e  argumenton  shkelqyeshem ” Principi  i  bretkocës  së  vluar “…E  pra  te  jemi  optimist  nuk  mjafton. Nuk  eshte  e  mundur  te  jemi  100%  pozitiv;  kjo  do  te  thote  te  mos  kemi  perceptimin  e  drejte  per  veshtiresite  dhe  realitetin. Te  vazhdojme  te  perserisim  qe  do  shkoje  gjithçka  mirë  dhe  mos  te  bejme  asgje  per  ti  ndryshuar  gjerat, nuk  do  te  thote  te  jesh  pozitiv,  por  te  jesh  jokoshient ; do  te  thote  të  flesh  mbi  dafina. Person  pozitiv  eshte  ai  qe  arrin  te  kuptoje  situaten  e  veshtire  dhe  vendos  te  mos  rrije  duar  kryq  pa  bere  asgje.

“Kur  një  fshatar  vajti  ti  kerkonte  hoxhë  efendiut  nje  “nuskë”  per  te  shfarosur  minjte  e  shumtë  qe  po  i  hanin  drithin  e  grumbulluar  ne  haur , hoxha  i  tha: – ja  ku  e  ke  “nuskën” që  më  kërkove , por  për  siguri  bën  mirë  të  mbash  dhe  nje  mace !”

(psikologjia per te gjithe)                                                                         1/shkurt/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe