Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Nuk e shndërrojmë një problem të vogël në tragjedi !

Truri  ynë  proçeson  relativisht  ndryshe  informacionet  pozitive  nga  ato  negative. Lajmet  e  këqija  dhe  ndodhitë  e  pakëndëshme  na  mbeten  më  gjatë  në  mendje  dhe  nuk  i  harrojmë  kollaj  në  krahasim  me  ndodhitë  e  gëzueshme. Megjithatë  ka  njerez  që  i  perballojnë  veshtiresite  me  nje  reagim  pozitiv,  ndërsa  pjesa  më  e  madhe  përqëndrohet  te  ngjarjet  negative  dhe  i  kujton  ato  me  hollësi  dhe  vazhdimisht.

Në  nje  nga  100  rrefenjat  e  famshme  qe  Buda  iu  tregoi  ndjekesve  te  tij  ne  udhetimin  qe  bëri  ne  Indi  është  dhe  ajo  e  Bariut  të  lopeve. “ Shumë  kohë  më  parë  jetonte  në  një  vend  të  begatë  një  bari  që  kishte  250  lopë. Bariu  ishte  shume  i  lumtur  per  gjedhët  që  kishte  dhe  kujdesej  e  merakosej  shume  për  to. Kujdesej  që  të  kullosnin  çdo  ditë  te  lira  ne  livadhe  dhe  që  stallat  te  ishin  te  pastra  e  të  rehateshme. Qumeshti  qe  merte  prej  tyre  ishte  i  shkelqyer  dhe  te  gjithe  e  lavderonin  per  kete. Gjithçka  shkonte  per  mrekulli  dhe  nuk  kishte  ç’kerkonte  më  shume  nga  jeta…E  megjithate  nje  dite  krejt  papritur  nje  kope  ujqerish  te  uritur  iu  versul  nje  lope  dhe  e  shqeu. Ne  mbremje  kur  i  numeroi  gjedhet  e  tij, bariu  vuri  re  qe  mungonte  njera.. – çfarë  fatkeqesie  mendoi  i  trishtuar.; – tufa  e  gjësë  së  gjallë  nuk  eshte  e  gjitha. –  Nderkohe  qe  ditet  kalonin  filloi  te  mos  kujdesej  më  per  lopet  e  tjera. – Mendonte  gjithmone ; Si  ka  mundesi  qe  me  ndodhi  pikerisht  mua  kjo  gje ? – Ç’më  hyjnë  në  punë  tanimë  gjithe  të  tjerat ? – Me  kete  ide  ne  mendje , i  fiksuar  te  humbja  e  njeres  prej  lopëve  dhe  mendimin  se  asgje  nuk  do  te  ishte  më  si  më  parë  e  shtyu  të  gjithë  tufën  në  greminë. “

Edhe  pse  kjo  histori  mund  te  duket  e  çuditeshme  dhe  e  pamundur  deri  në  ate  pikë  sa  ta  vleresojmë  si  budallallëk  me  okë  reagimin  e  bariut, e  verteta  eshte  qe  shpesh  sillemi  dhe  ne  si  bariu  i  rrefenjës. Si  rezultat  i  kesaj   sjellje  ne  vetë  shndërrohemi  ne  arkitektet  e  fatit  tone  te  keq  duke  zmadhuar  nje  problem  qe  do  te  kishte  qene  shume  më  i  vogel  nga  sa  e  kemi  bërë  ne. Me  fjale  te  tjera  dhe  metaforikisht  e  gjetur  ne  kulturen  tone:  “djegim  jorganin  për  një  plesht “. Sigurisht  që  kur  jemi  duke  përjetuar  momente  të  këqija  e  kemi  te  veshtire  te  gjejme  nje  kendveshtrim  pozitiv . Megjithatë  nuk  duhet  te  perqendrohemi  teresisht  vetem  te  humbja , pasi  keshtu  nuk  arrijme  të  shohim  mundesitë  qe  kemi  ende  ne  favorin  tonë. Nuk  duhet  t’a  shndërrojme  nje  problem  të  vogël  në  një  tragjedi.

(tregime Ψ terapeutike)                                                              17/dhjetor/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe