Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Sa vite ke parë në jetën tënde ?

Të  moshuarit  kanë  kaluar  mjaft  në  jetë  duke  mbledhur  përvoja  e  kujtime  dhe  përcjelle  më  pas  ndër  brezat  e  rinj. Nga  kujtimet  e  të  moshuarve  mësojmë  dhe  pasurohemi  shumë. Kujtimet  e  tyre  janë  si  një  fortesë  që  mbron  me  fanatizëm  thesarin  e  memorjes  se  ekzistencës  njerezore.

Pas  pak  ditesh  do  te  vije  serish  Viti  i  Ri… – Plaku  qëndronte  i  ulur  në  të  njëjtën  karrige, përpara  te  njejtit  shesh  te  vjeter , të  një  fshati  të  vjeter. Një  femije  iu  afrua  dhe  e  pyeti : O  plakush  kushedi  sa  Vite  ke  parë  në  jetën  tënde ! ”-  Shumë  vite  kam  parë , iu  pergjigj  plaku  pa  e  parë  në  sy  djaloshin . –  E  sa  gjëra  ke  bërë  o  plakush ? –  Kam  bërë  shumë  gjëra. – Edhe  këtë  herë  plaku  nuk  e  drejtoi  vështrimin  nga  fëmija…Më  thuaj  ndonje  nga  ato  ! –  Kur  isha  i  ri  si  ti  kam  luajtur, kam  puthur  vajzen  e  parë, më  pas  jam  martuar, fillova  të  punoj, kam  bërë  tre  fëmijë, që  kanë  bërë  fëmijë  të  tjere, perfundova  se  punuari  dhe  fillova  te  sodis  sheshin  e  fshatit.”- Plakut  filluan  t’i  shndrrisnin  sytë  dhe  ktheu  shikimin  nga  djaloshi . – Po  ti , sa  gjëra  ke  bërë ? ” – Femija  i  prekur  në  sedër  nga  një  pyetje  e  tillë  u  përgjigj. – Asgjë  s’kam  bërë , por  kam  ndërmend  të  luaj, të  peshkoj, të  studjoj , të  puth  për  herë  të  parë  një  vajzë, të  martohem , të  filloj  të  punoj , te  bej  tre  femijë  qe  do  të  bejne  femijë  të  tjerë,  të  perfundoj së  punuari  dhe  të  ulem  aty  ku  je  ulur  ti  tani  e  të  vështroj  sheshin  dhe  t’i  pergjigjem  fëmijës  së  ardhshëm  që  do  të  më  pyes “.

Bashke  me  postimin  e  kësaj  historie  te  thjeshte (dhe  prekëse ) vjen  dhe  nje  urim  gazmor  për  të  gjithë : “Bëje  më  të  bukur  sheshin  e  qytetit  tënd  natën  e  Vitit  te  Ri ; qëndro  në  shtëpi “☺☺ . Gëzuar  të  gjithëve  2020 ! “.

(tregime terapeutike)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe