Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Kush do më sjellë lulen më të bukur !?

Ishte  një  herë  një  princ  që  nuk  kishte  gjetur  ende  grua. I  jati  ishte  i  shqetesuar : ”kur  te  vdes,  do  jesh  ti  mbreti…por  vetem  nese  martohesh. Kështu  thote  ligji, prandaj  gjej  grua  biri  im ! ”Princi  ndoqi  keshillen  e  një  burri  të  mençur  dhe  vendosi  të  mbledhë  të  gjitha  vajzat  e  mbreterise  së  tij. Ajo  më  e  denja  do  të  më  hyjë  në  zemer  dhe  do  jetë  gruaja  ime ; perseriste  princi  me  vete.  Mbërritën  në  pallat  vajzat  më  të  bukura, veshur  me  fustane  te  shtrenjta. Mes  tyre  ishte  dhe  vajza  e  nje  prej  shërbetoreve  te  mbretit. Quhej  Kaori  dhe  nuk  ishte  as  e  bukur  dhe  as  e  pasur. E  jema  ishte  munduar  t’a  mbante  më  kot  ne  shtepi : ”mos  shko ! – princi  as  sytë  nuk  ka  per  ti  hedhur, nuk  mund  te  krahasohesh  me  te  tjerat ”. Kaori  ishte  e  vendosur ; do  te  shkoj  ne  pallat nënë ! E  di  qe  nuk  do  me  zgjedhe, por  te  pakten  do  kem  kenaqesine  t’a  shoh  princin  nga  afër.

Princi  shpalosi  kerkesen  e  tij : ju  uroj  mireseardhjen  te  gjithave. Gjitheseciles  nga  ju  do  ti  jap  nje  farë  luleje  dhe  ajo  qe  pas  6  muajsh  do  më  sjellë  lulen  me  te  bukur  do  behet  gruaja  ime, mbreteresha  e  ardheshme . Kaori  mori  faren  e  saj  dhe  sapo  u  kthye  ne  shtepi  e  mbolli  në  një  vazo  te  madhe  balte. Çdo  dite  e  ujiste, e  ruante  nga  të  ftohtët, nga  lageshtia, nga  rrezet  e  forta  të diellit. E  jema  kur  e  shihte  tek  kujdesej  aq  shume  mendonte: ”princi  duhet  te  martohet  me  ty, vetëm  per  gjithe  kete  dashuri  dhe  perkushtim  që  dhuron ”. Kaloi  nje  muaj  dhe  ne  vazo  nuk  kishte  dalë  as  edhe  nje  filiz. Asnjë ! Kaori  pyeti  kopeshtarë  të  vjeter, zbatoi  keshillat  e  tyre…nuk  mbiu  gjë. Edhe  pas  6  muajsh  fara  nuk  kishte  çelur. Asgje ! As  edhe  nje  gjethëz. Kur  mberriti  dita  e  takimit, Kaori  gjithesesi  vendosi  t’ja  çonte  vazon  Princit  në  shenje  te  dashurise  dhe  përkujdesjes .” Bija  ime, mos  shko !”-  i  perseriste  e  jema  që  pa  gdhirë. Çfare  mendon  se  do  thote  princi  kur  të  shohë  vazon  bosh ?

Pasi  mberriten  ne  pallat  Kaori  u  vu  ne  rradhe  me  qindra  vajza  te  tjera  qe  mbanin  ne  duar  lule  te  mrekullueshme  me  arome  dehese. Princi  shihte  me  admirim  çdo  lule  qe  kalonte  para  tij. Kur  iu  shfaq  perpara  Kaori, ai  germoi  me  kujdes  baltën  në  vazo . Pas  saj  kaluan  vajza  te  tjera, te  gjitha  shume  krenare  per  lulet  e  tyre  te  bukura. Ne  fund  princi  u  ngrit  nga  froni  dhe  shpalli  vendimin  e  tij: “Gruaja  ime  do  behet  vajza  qe  mban  ne  dore  vazon  prej  balte  ku  nuk  ka  mbirë  asnje  lule”. Vajzat  reaguan  te  habitura : “ Uaa, si  keshtu? Nuk  eshte  e  drejte ! Çfare  vendimi  eshte  ky ?” Princi  me  nje  levizje  te  dores  ju  bëri  shenjë  te  pushojne  dhe  shpjegoi: “Kjo  grua  është  e vetmja  qe  ka  ditur  te  rrisë  lulen  e  ndershmerise. Eshte  e  denje  te  behet  mbretereshe. Farat  qe  iu  dhashë  ishin  pa  jete, sterile  dhe  nuk  do  kishte  çelur  kurrë  asgjë  prej  tyre”. Kaori  dhe  princi  u  martuan  ditën  e  parë  të  pranverës  dhe  shkonin  shumë  mirë  bashkë. – Vazhdoj  ende të  besoj  se : Perpjekjet, perkushtimi, dashuria  dhe  ndershmëria  shpërblehen  gjithmonë  dhe  sidoqoftë  ♥♥

(tregime terapeutike)                                                                               

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe