Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Tashmë je një elefant i rritur.

Bindjet  tona  përcaktojne  ecurine  e  diteve  tona. Si  zinxhire  te  padukshem , bindjet  limituese  zgjedhin  për  ne  se  çfare  do  te  mendojme  dhe  çfare  do  te  bejme, minut  pas  minuti, dite  pas  dite, jave  pas  jave.

Besoj  e  keni  degjuar  si  i  pergatisin  elefantet  e  vegjel  per  tu  ushtruar  ne  numra  Cirku. Ne  javet  e  para  te  jetes  i  lidhin  me  zinxhire  shume  te  rende: te  vegjelit  kerkojne  te  çlirohen  prej  zinxhireve  me  çdo  kusht  por  nuk  arrijnë  dot. Me  kalimin  e  kohes  krijojne  bindjen  se  nuk  ekziston  asnje  rrugedalje  dhe  dorezohen. Per  kete  arsye  elefantet  e  rritur  nuk  lidhen  me  zinxhire  te  trashe , por  me  litare  te  lehte. Ata  mund  te  lirohen  duke  i  keputur  lehtesisht  litaret , por  jane  te  bindur  qe  eshte  e  pamundur  dhe  këtë  e  kanë  brendesuar  kur  kane  qene  te  vegjel.Po  keshtu  edhe  me  ne  njerezit.  Edhe  pse  te  rritur  mbetemi  te  lidhur  me  skemat  mendore  te  krijuara  qe  heret  te  cilat   pengojnë  potencialin  tone  dhe  mendojme  se  jane  të  pandryshueshme  dhe  të  paprekshme.

Qe  në  vitet  e  para  te  jetes,  prinderit  tane (qellimisht  ose  jo) kane  influencuar  thellesisht  vizionin  tone  per  boten  dhe  sikur  te  mos  mjaftonin  vetëm  ata , kane  vazhduar  ne  vitet  ne  vijim  mesuesit  tane, profesoret, studimet , miqte, mediat  e  shkruara  dhe  vizive… e  gjithe  shoqeria  mbarë ! Jemi  me  te  vertete  plot  me  bindje  te  kesaj  natyre. Disa  nga  keto  na  thone  ne  heshtje  se  nuk  jemi  te  zotet  apo  te  rendesishem  sa  duhet, na  thonë  qe  nuk  na  do  njeri, se  enderrat  jane  vetem  enderra  dhe  nuk  mund  te  realizohen, qe  njerezit  jane  te  keqinj  dhe  nuk  i  zihet  bese  askujt, qe  jeta  eshte  e  veshtire  dhe  duhet  te  luftojme  per  te  mbijetuar  e  kështu  me  rradhë.

Të  çimentuara  ndër  vite  këto  bindje  jane  ngritur  dhe  forcuar  tashmë , keshtu  që  ti  “rrezosh”  duhet  nje  pune  e  madhe  me  veten. Si  mund  ti  ndryshojme  bindjet  tona  limituese  atehere ?  Nuk  perjashtohet  mundesia  qe  te  hasim  apo  te  na  rekomandojne  teknika  te  thjeshta  dhe  te  shpejta.  Hapi  i  pare  është;

1. Evidentojmë  bindjet  tona  limituese, i  pranojmë  i  njohim. Observojmë  mendimet  tona : çfarë  mendojmë  vazhdimisht  pareshtur ? Përse  bëjmë  disa  lloje  zgjedhjesh ? Çfarë  na  frikëson ? Çfarë  duhet  te  bejme  per  te  arritur  qellimet  tona, për  t’ia  dale  me  studimet, për  të  patur  para, për  të   na  vlerësuar  të  tjerët ?

2. Riformulojmë  bindjet  limituese  në  të  kundërt. Pasi  i  kemi  gjetur  bindjet  tona  limituese, provojmë  thjesht  ti  shndërrojmë. Psh : “jeta  është  çeshtje  fati“ bëhet; ”jeta  eshte  çeshtje  zgjedhjeje”. Duke  i  rilexuar  bindjet  e  reja  ndoshta  do  qeshim  dhe  do  themi ; eh  joo,  nuk  eshte  e  mundur,  ja  paskam futur  kot ! “-  ja  ku  sapo  kemi  gjetur  nje  tjeter  bindje  limituese  qe  e  shtojmë  dhe  e  shndërrojmë  në:  “Gjithçka  është  e  mundur, ndryshimet  mund  te   ndodhin  realisht.”

3. Kërkojmë  konfirmime  për  bindjet  tona. Mendojme  se  bindjet  e  reja  jane  jo  realiste ? Kerkojme  prova  dhe  shembuj  arritjesh  në  histori  të  suksesshme  që  i  kane  realizuar  qellimet  e  tyre  dhe  ja  kane  dalë. Google  është  plot  me  kësi  shembujsh…shikojmë  personat  perreth. Duke  konkretizuar  bindjet  e  reja, do  te  fillojme  te  mendojme  se  ne  fund  te  fundit  nuk  jane  kaq  te  parealizueshme, por  mbi  te  gjitha  do  heqim  çdo  here  nje  tullë  nga  muri  i  bindjeve  të  vjetra  penguese. Tashmë  jemi  elefantë  të  rritur…. çlirohemi  nga  zinxhiret !

(psikologjia per te gjithe)                                                                                     19/shtator/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe