Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Zhgënjimi dhe kokrra e kafes.

Zhgënjimet  zakonisht  vijnë  papritur  dhe  na  gjejnë  tërësisht  të  papërgatitur. Mund  të  jenë  zhgënjime  dashurie  apo  zhgënjime  profesionale/universitare. Shpesh  në  situata  të  tilla  ndjehemi  të  trishtuar, të  humbur  dhe  pa  humor. Si  mund  ti  kapërcejmë  zhgënjimet ?

Pergjigjia  është  në  historinë  e  karrotave, vezeve  dhe  kokrres  se  kafes …

Nje  vajze  e  re  po  kalonte  një  periudhë  veçanerisht  te  veshtire  me  zhgenjime  te  njepasnjeshme. Si  ç’ndodh  shpesh  ne  keto  raste  vajza  e  re  nje  pasdite  u  hap  me  mamane  e  saj. Ndjehej  shume  e  lodhur  per  te  luftuar; çdo  problem  qe  arrinte  te  kapercente (me  veshtiresi)  ndiqej  nga  nje  situate  tjeter  kritike  qe  e  sfiliste. Pas  nje  bisede  te  gjate  me  te  jemen  vajza  tha  se  nuk  mund  të  vazhdonte  më  tutje  dhe  po  dorezohej. E  jema  e  degjoi  gjatë dhe  ne  fund  i  kerkoi  qe  ta  ndiqte  ne  kuzhine. Pa  folur  asnje  fjale, rrembeu  tre  ene  me  uje  dhe  i  vendosi  mbi  sobë. Në  njeren  hodhi  karrotat, ne  tjetren  vezet  dhe  te  e  fundit  kokrrat  e  kafes. Pas  nje  fare  kohe  qe  vajzes  ju  duk  pambarim, gruaja  fiku  soben  dhe  vendosi   karrotat  në  një  pjatë, nxori  vezet  dhe  hodhi  kafen  ne  nje  filxhan. Me  pas  ju  drejtua  te  bijes  dhe  e  pyeti: “ E  dashur  me  thuaj  se  cfare  sheh  ketu  mbi  tavoline?” -“Shikoj  karrota, veze  dhe  kafe, çfarë  tjeter  mund  te  shoh?”- u  pergjigj  vajza. E  jëma  i  kerkoi  te  bijes  të  prekte  karrotat  qe  ishin  zbutur, te  thyente  nje  veze  qe  ishte   zier  dhe  te  nuhaste  aromen  qe  shperndante  filxhani  i  kafese. Vajza  e  hutuar  e  pyeti  mamane: “Nuk  po  kuptoj  ku  do  te  dalesh ?“. Mamaja  buzeqeshi  dhe  i  shpjegoi  se, si  karrotat, si  vezët, si  kokrrat  e  kafese  kishin  perballuar  te  njejten “sfidë”;  ujin  e  perveluar, por  kishin  reaguar  ne  menyra  te  ndryshme. Karrota  e  forte  dhe  superiore  kishte  luftuar  kunder  ujit  te  nxehte  por  kishte  dale  e  dobet  dhe  e  qullet. Veza  e  lëngëshme  nga  brenda  dhe  me  lëvozhge  delikate  ishte  ngurtesuar. Kokrrat  e  kafese  kishin  patur  nje  reagim  krejtesisht  ndryshe; pavaresisht  vlimit  kishin  mbetur  pothuajse  njesoj  si  me  pare  dhe  madje  kishin  transformuar  ujin  e  zier  ne  nje  pije  te  parezistueshme.

Me  ëmbëlsi  mamaja  i  drejtoi  te  bijes  nje  kerkese: “E  di  qe  ke  kaluar  shume  zhgenjime, por  e  ke  ti  ne  dore  menyren  se  si  do  reagosh  kundrejt  ketyre  situatave  ne  jete : do  te  jesh  si  karrota, ne  dukje  e  fortë , por  e  dobet  dhe  e  pazonja  te  reagoje  ndaj  veshtiresive ? Do  të  jesh  si  veza  e  kendeshme  dhe  e  brishte, por  e  ngurte  dhe  e  paafte  te  shprehe  vetveten  kur  eshte  nën  presion ? Apo  do  te  jesh  si  nje  kokerr  kafe  qe  eshte  ne  gjendje  te  zhytet  ne  pengesa  dhe  te  pranojë  zhgenjimet  duke  çliruar  aromen  dhe   shijen  e  saj  me  te  mire  kur  bota  perreth  arrin  piken  e  vlimit ?

Personat  qe  kane  arritur  te  gjejne  ekuilibrin  dhe  lumturinë  nuk  eshte  se  s’kane  provuar  zhgenjime  te  hidhura. Jo ! Keta  persona  permes  veshtiresive  kane  ditur  te  gjejne  dhe  te  marin  me  te  miren  e  jetes  duke  i  shnderruar  problemet  dhe  zhgenjimet  ne  mundesi  zhvillimi  personal. Kur  jemi  te  zhytur  ne  ujin  e  perveluar  dhe  zhgenjimi  na  djeg, mund  te  zgjedhim  te  qullemi  si  nje  karrote, te  ngurtesohemi  si  nje  veze  ose  te  çlirojme  me  te  miren  tone  si  kokrra  e  kafes.

(tregime terapeutike)                                                                                               17/shtator/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe