Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Le  të  ndjekin  rrugën  e  shkurtër !

Po  lulëzon  keto  vitet  e  fundit  nje  mentalitet  sa  i  zakonshëm  aq  dhe  i  rrezikshëm; ideja  se  mund  te  arrijmë  gjithçka  qe  deshirojmë  menjehere, pa  u  lodhur  e  perpjekur  aspak !! Pjesa  me  e  madhe  e  njerëzve  duan  te  kenë  gjithçka  menjehere  dhe  nuk  duan  të  presin, nuk  duan  te  kalojne  permes  sakrificave  dhe  vështirësive. Ankohemi  sepse  duhet  te  punojme  shume  dhe  nuk  i  shohim  frutet  e  punes  menjehere,  ose  braktisim  terapinë  sepse  nuk  ishte  e  shpejte  si  shpresonim. E  verteta  eshte  se  nuk  ka  rruge  te  shkurtra  dhe  te  lehta.Te  gjitha  sferat  e  jetes  jane  te  veshtira  dhe  duhen  perballuar. Po  nuk  punuam  dhe  luftuam  shume  nuk  mund  te  arrijme  asgje. Vetem  pasi  kemi  arritur  ne  majë, mund  te  kthejme  koken  mbrapa  dhe  te  shohim  me  admirim  rrugen  qe  kemi  pershkuar  dhe  te  ndjejme  kenaqesi.

Sa  here  kemi  parë  me  zili  nje  sportist, nje  sipërmarrës, nje  shkencëtar  apo  nje   artist  te  famshem duke  menduar  se  jane  me  shumë  fat !? Ne  te  vertete, pas  çdo  suksesi (që  është  e  vetmja  gje  qe  ne  shohim), fshihen  zakonisht  muaj  dhe  vite  te  tera  pune  intensive, sakrifica, kembengulje  dhe  shume  vuajtje. Asnje  atlet, biznesmen, artist  apo  shkencetar  nuk  ka  fituar  vleresimin  boteror  vetem  se i  ka  buzeqeshur  fati. Sigurisht  që  është  e  rëndësishme  të  jemi  në  vendin  e  duhur, në  momentin  e  duhur, por  puna  e  palodhur  dhe  aftesite  tona  jane  baza  e  vertete  e  arritjeve.

Per  te  ilustruar  kete  ide  eshte  nje  tregim  i  shkurtër :

“Një  ditë  një  fshatar  takoi  Zotin  dhe  i  tha: – ke  krijuar  botën, po  nuk  je  një  fshatar, nuk  e  njeh  bujqësinë. Ke  akoma  shumë  për  të  mësuar.  Zoti  i  tha: – Cila  është  këshilla  jote ?- Më  jep  një  vit  dhe  leri  gjërat  të  shkojnë  si  dua  unë  dhe  do  shohësh  që  varfëria  nuk  do  ekzistojë  më . Zoti  pranoi. Natyrisht  që  bujku  kërkoi  maksimumin; asnjë  stuhi, asnjë  rrezik  për  grurin. Gruri  rritej  i  fortë  e  me  bollëk  dhe  fshatarët  ishin  të  lumtur. Gjithçka  dukej  e  perkryer. Në  fund  të  vitit, fshatari  e  takon  përsëri  Zotin  dhe  i  thotë   gjithë  krenari:- E  pe  sa  shumë  grurë ? – ka  ushqim  me  bollëk  për  10  vjet  pa  punuar  fare ! Ndërkohë, pasi  e  kishin  korrur  te  gjithe  grurin  fshatari  vuri  re  që  kokrrat  ishin  bosh. I  habitur  nga  kjo  gje  pyeti  Zotin  se  çfarë  mund  të  kishte  ndodhur  dhe  ai  ju  pergjigj: – Vendose  ti  eleminosh  te  gjitha  veshtiresite  dhe  mundimet, keshtu  qe  gruri  nuk  mundi  dot  të  piqej”.

Morali: Po  kerkuam  rrugen  me  te  shkurter  mund  te  kemi  surpriza  te  pakendshme. Mundimi, perpjekjet  dhe  ndershmëria  shperblehen  gjithmone  dhe  gjithsesi. Mund  të  kemi  kundërshtime  për  shpërblimin !? Kemi  kohë  që  presim  dhe  nuk  po  mbërrin ?! – Po  ketu  nuk  e  kemi  fjalën  për  të  pangopurit  për  dukje, famë, pushtet  dhe  para. Ata  nuk  ndikohen  nga  një  rrëfenjë  dhe  morali  i  saj. Ata  le  të  ndjekin  rrugën  e  shkurtër.☺

(tregime terapeutike)                                                                                           22/korrik/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe