Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Mos u dorëzo shpejt , por as mos ngul këmbë gjatë !

Jeta  nuk  është  nje  vrapim  i  shpejtë, por  një  maratonë  e  gjatë  dhe  për  të  arritur  larg  ende  në  formë  të  mirë , duhet  të  mësojmë  të  mbajmë  ekuilibrin , të  dimë  kur  është  momenti  për  të  nxituar  hapin, kur  për  ta  ngadalësuar  dhe  kur  për  ta  ndaluar  fare  për  të  rimarë  veten. Eshte  e  veshtire  te  realizohet  e  gjitha  kjo. Eshte  më  e  lehte  të  biesh  preh  e  emocioneve  ekstreme , sidomos  në  këtë  shoqeri  ku  hiperbolizohet  gjithçka .

Shoqeria  na  përcjell  nje  mesazh  te  qarte: “Insisto  dhe  do  të  kesh  sukses!“ Po  hoqe  dorë  do  të  thotë  që  ke  dështuar, qe  je  pa  vullnet , qe  je  i  pavendosur, qe  je  dembel, që  nuk  je  i  zoti. Por  e  verteta  eshte  se  ndonjehere  të  heqesh  dore  eshte  tregues  inteligjence , sensi  praktik  dhe  i  nje  intuite  te  mire  mbijetese.

Te  zhytur  ne “diktaturen  e  psikologjise  pozitive”, flitet  shume  pak  per  nje  eksperiment  shume  interesant  perreth  kesaj  çeshtje.  Studimi  tregon  se : të  heqësh  dorë  nga  objektivat  qe  jane  të  veshtira  per  tu  arritur  ose  shume  ambiciozë  eshte  shume  me  teper  perfituese  nga  sa  mendohet , sidomos  per  shendetin.

Psikologet (gjatë  studimeve)  vunë re  qe  personat  qe  arrinin  te  kuptonin  ne  kohe  se  objektivat  ishin  te  paarritshem, që  nderronin  strategji, që  i  rishikonin  objektivat  dhe  i  pershtasnin  sipas  rrethanave , ishin  më  pak  te  stresuar  dhe  vuanin  me  pak  nga  probleme  shendetesore . Edhe  niveli  i  kortizolit  ne  gjak  ishte  me  i  ulet . Nga  ana  tjeter  ata  qe  insistonin  ne  realizimin  e  objektivave  me  çdo  kusht  edhe  pas  disa  deshtimeve  rradhazi, shfaqnin  ankth, ishin  me  te  prekshem  ndaj  semundjeve  me  origjine  virusale , çrregullimeve  gastrointestinale, dhimbjes  se  kokes  dhe  irritimit  te  lekures.

Po  ku  qendron  kufiri ? Paradoksi  i  STOCKDALE.

Eshte  e  vertete  qe  ne  jete  shume  gjera  te  vlefshme  kerkojne , perpjekje , durim  dhe  sakrifice. Dorezimi  shume  shpejt  sjell  braktisje  enderrash  e  projektesh  që  shndërrohen  në  pakenaqesi  dhe  ndjenje  deshtimi. Nga  ana  tjeter  edhe  optimizmi  i  ekzagjeruar  mund  te  na  shkaktoje  situata  shume  te  keqija , si  ç’tregon  edhe  Paradoksi  i  Stockdale . Kete  term  e  krijoi  per  here  te  pare  Jim  Collins. Ai  u  nis  nga  rasti  i  Admiralit  James  Stockdale , i  burgosuri  amerikan  i  rangut  me  te  larte  ushtarak  gjate  luftes  ne  Vietnam. I  burgosur  në  “Hanoi  Hilton“, Stockdale  u  torturua  vazhdimisht  per  8  vjet  rrjesht . Me  pas  ai  tregon  se  te  burgosurit  më  optimistë, qe  vazhdonin  te  besonin  se  do  te  liroheshin  ne  Krishtlindjet  e  ardheshme  ishin  më  të  predispozuar  te  vdisnin.  Problemi  ishte  se  kur  shpresat  e  tyre  nuk  realizoheshin , ata  beheshin  depresiv, trishtoheshin  shume, keshtu  qe  dorezoheshin   shume  më  shpejt  se  ata  qe  ishin  më  objektiv , por  që  nuk  braktisnin  shpresen  dhe  optimizmin.

Kjo  tregon  se  edhe  pse  optimizmi  eshte  i  rendesishem, ka  momente  qe  mund  te  na  kthehet  kunder  duke  na  shkaktuar  ndjenja  shume  negative. Per  kete  arsye  edhe  pse  insistimi  për  realizimin  e  objektivave  tona  eshte  i  rendesishëm, nga  ana  tjeter  eshte  gjithashtu  e  rendesishme  te  jemi  në  gjendje  të  vemë  re  sinjalet  që  na  tregojnë  se  ka  ardhur  momenti  të  modifikojmë  apo  ndoshta  të  ndryshojmë  tërësisht  drejtim.( se  nuk  bëhemi  dhe  dot  të  gjithë; Profesorë, Doktorë , Drejtoresha  dhe  Drejtorë .♥ ).

(psikologjia per te gjithe)                                                                    25 / prill /2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe