Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

“Jap dhe marr .”

Kur  ju  dhurojmë  të  tjerëve  marim  shumë  kënaqësi  edhe  vetë. Shumë  studime  kane  treguar  se  personat  që  meren  me  vullnetarizem, jo  vetem  qe  ndjehen  me  te  kenaqur , por  jetojne  dhe  me  gjate.  Megjithate  kemi  dhe  te  drejten  te  na  dhurojne. Te  japesh  vazhdimisht  pa  marre  asgje  ne  kembim , mund  te  rezultoje  e  lodhshme  dhe  denigruese.  Nqse  kemi  ndjesine  qe  po  bejme  shume  per  te  tjeret  dhe  nuk  po  marrim  asgje , do  te  mbesim  te  zhgenjyer. Mungesa  e  reciprocitetit  krijon  nje  qark  negativ ..

Eshte  e  vertete  qe  ne  gjestin  e  te  dhuruarit  pa  interes , mund  te  gjejme  kenaqesi  te  madhe, por  te  gjithe  kemi  nevoja  emocionale  qe  duam  ti  kenaqim.  Nuk   mundemi   te  japim  e  te  japim  pa  fund ; duhet  te  sigurohemi  qe  edhe  te  marrim. Natyrisht  nuk  duhet  të  kemi  një  sjellje  egoiste  dhe  t’ju  dhurojme   vetem  atyre   qe  kane  diçka  qe  mund  te  na  ofrojne.  Ideja  per  te  dhene  pse  do  te  marim  diçka  ne  kembim  i  fshin  menjehere  te  gjitha  avantazhet  qe  na  jep  kenaqesia  për  te  ndihmuar  te  tjeret  pa  interes.

Në  nje  raport  në  çift  psh , kur  njeri  nga  partneret  jep  dhe  nuk  mer  asgje  ne  kembim, rrezikon  te  mbetet  i  zhgenjyer  dhe  do  te  shkarkoje  gjithe  pakenaqesine  mbi  partnerin  ose  mbi  veten. Ne  keto  raste  kriojohet  nje  raport  toksik  ne  te  cilin  personi  nuk  arrin  te  kenaqe  nevojat  e  tij emocionale  dhe  keshtu  ekuilibri  i  tij  psikologjik  dhe  shendeti  do  te  vuajnë  pasojat.

Po  dhuruam  gjithe  kohen  dhe  nuk  marim  asgje  nga  tjetri  ndjeme : zhgenjim , sepse  shpresa  qe  do  te  marim  diçka  shuhet ; boshllek , sepse   kemi  nje  konsumim  te  ndjenjave, sidomos  kur   ato  hasin   nje  mur  indiferentizmi  nga  ana  tjeter ; pakenaqesi  sepse  po  vendosim  nevojat  e  tjetrit  para  nevojave  tona  personale.  Ndjehemi  të  fyer  sepse  personi  tjeter  nuk  e  shikon  kete  “sakrifice”. Personat  qe  vetem  marin  mesohen  me  kete  menyre  dhe  fillojne  te  pretendojne  gjithmone  e  me  shume,  duke  adoptuar  nje  sjellje  egoiste. Fillojnë  te  ndjehen  mire  ne  kete  rol  dhe   mund  te  transformohen   ne  dikë  qe  vetem  kerkon  gjithmone, dhe  mendon  se  ka  te  drejten  absolute  ta  bej  kete. Si  pasojë  ajo  qe  dhuronim  me  deshire  dhe  kenaqesi , shnderrohet  ne  detyrim. Ne  kete  pike, te  mirat  e  te  dhuruarit   zhduken.

Ka  4 role  të  ndryshme  ne  relacionet  interpersonale  te  lidhura  me  procesin  jap & marr. Eshte :  Dhuruesi, Marresi, Ekuilibruesi  dhe  më  antipatiku, ”Dhuruesi  fallco”; ku  hyjnë  ata  qe  bejne  gjoja  si  shume  bujare , por  ne  realitet  japin  vetem  per  te  perfituar  diçka  tjeter  dhe  nuk  hezitojne  aspak  qe  ta  kerkojne  menjehere  favorin .(te  perhapur  ngado  keto  kohe ; apo  eshte  vetem  nje  pershtypje  e  imja ?)

Raportet  interpersonale  jane  te  komplikuara  dhe  nuk  eshte  e  lehte  te  gjesh  nje  ekuiliber. Nuk  po  themi  te  perfitojme  favore  a  shperblime  per  sforcon  qe  bejme  dhe  per  kohen  qe  i  dedikojme  tjetrit, por  kemi  nevoje  qe  tjetri  ta  vleresoje  ate  qe  bejme  per  te  dhe  kur  te  jete  momenti  te  na  e  ktheje .

Eshte  e  rendesishme  te  kuptojme  qe  meritojme   vemendje, respekt, mirekuptim, mbeshtetje  dhe  dashuri. Mund  te  kontribuojme  per  ta  bere  te  lumtur  personin  qe  duam, pa  qene  nevoja  ta  paguajme  me  lumturine  dhe  qetesine  tone. Nuk  ja  vlen  te  kapercejme  fusha  e  male  per  nje  person  qe  nuk  luan   as  gishtin  per  ne. Kjo  nuk  eshte  nje  çështje  egoizmi, por  dashuri (duhet  pak ❤ amor  proprio) dhe  respekt  per  veten  si  dhe  mbijetese  emocionale.

(psikologjia  per te gjithe)                                                                  23 / prrill /2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe