Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Mjafton një pyetje për të kuptuar se kush je ?

Per  ta  njohur  mire  nje  person  duhet  te  kalojme  kohe  prane  tij. Duhet  te  kemi  nje  lidhje te  ngushte  me  të  qe  te  mund  te  shohim  çfare  karakteri  ka , si  eshte  personaliteti  i  tij .

Por  si  mund  te  krijojmë  nje  ide  te  pergjithshme  se  kush   eshte  personi  qe  kemi  perballe ?  Ekziston  një  pyetje  shume  e  thjeshte  për  ta  arritur  këte. Duhet  vetem  ta  pyesim  se  çfare  mendon  për  të  tjerët.

Me  thuaj  se  çfare  mendon  per  te  tjeret  dhe  te  them  se  si  je .

 Per  kete  çeshtje  jane  bere  eksperimente  te  ndryshme  nga  Psikologet. Jane  pyetur  nje  grup  personash  se  çfare  mendojne  per  te  tjeret. Me  pas   ju  eshte  kerkuar  te  plotesojne  nje  test  mbi  personalitetin. Eshte  vene  re  se  sa  me  shume  gjykonin  pozitivisht  te  tjeret ,aq  me  shumë  ishin  te  lumtur, entuziast  dhe  te  ekuilibruar  emocionalisht. Keta  persona  treguan  dhe  nje  kenaqesi  me  te  madhe  kundrejt  jetes  qe  benin. Ndërsa , personat  qe  gjykonin  negativisht  te  tjetert  kishin  tendencen  te  shfaqnin  tipare  narciziste  dhe  antisociale, si  dhe  nje  predispoziste  per  tu  bere  natyra  depresive.. Kerkuesit  e  perseriten  eksperimentin  nje  vit  me  vone  dhe  moren  te  njejtat  rezultate. Kjo  e  perforcon  edhe  me  shume  qendrimin  se  menyra  si  gjykojme  te  tjeret  tregon  shume  se  cilet  jemi  në  të  vërtetë.

Ne  projektojme  personalitetin  tone  dhe   menyren  tone  të  të  menduarit  tek  të  tjerët. Kur  pyesim dike  se  çfarë  mendon  per  tjetrin  aktivizojme  te  ai  nje  mekanizem  te  pavetedijshem  projektimi. Praktikisht  e  stimulojme  te  projektoje  karakteristikat  e  tij  te  tjetri . Psh  personat  bujar  ka  shume gjasa  te  mendojne  se   edhe  te  tjeret  jane  doreleshuar  si  ata  dhe  personat  egoiste  mendojne  se  edhe  te  tjeret  jane  egoiste. E  shohim  boten  ashtu  si  jemi  vetë. Ky  reagim  natyrisht  qe  nuk  eshte gjithmone  kaq  linear. Ka  raste  ku  shihet  krejt  e  kunderta. Psh. nje  person  me  çrregullime  narcistike  te  personalitetit  beson  shpesh  se  te  tjeret  nuk  vlejne  asgje  dhe  se  jane  me  pak  interesantë  dhe  inteligjentë  se  ai. Megjithate  ne  çdo  rast  duhet  të  kujtojmë  fjalët  e  mënçura  të  Konfucit:  “Kur  sheh  nje  njeri  te  mire, mundohu  ta  imitosh. Kur  shikon  nje  njeri  te  ligë, ekzamino  vetveten”.  Po  e  patëm  të  veshtirë  ta  vemë  në  zbatim  këtë  mësim  kujtojmë  të  paktën  thënien  e  stampuar  në  këtë  trastë  linoje.” Ajo  çfarë  thotë  Suzi  për  Selin, tregon  më  shumë  për  Suzin  se  sa  për  Selin . Mos  e  harro  këtë.” ☺♥

19 / prill /2017 (psikologjia per te gjithe )

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe