Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Tre opinione nga rrjetet sociale.

Ende  sot  në  2016  psikologjia  shihet  nga  shumë  si  një  territor  i  errët, i  papërshkueshëm,  plot  me paragjykime  dhe   me  ide   goxha  të  paqarta. Nisur  nga  ky  perceptim  një  profesionist  i  fushës   realizoi  një  kërkim  në  internet   duke  përdorur  këtë  frazë  : “ Për  çfarë  na  hyn  në  punë  psikologu ?. Opinionet  i  mori  nga  njerëz   të  thjeshtë , nëpërmjet   grupeve  dhe  forumeve   në  rrjete  sociale. Mblodhi  shumë  komente  të  shpërndara  në   barazpeshë  mes  atyre  që  nuk  dinë  asgjë, atyre  që  e  mendojnë  psikologun  si  një  figurë  të  frikshme  dhe  shumë   që  kanë  patur  një  eksperiencë  tejet  pozitive  dhe  që  dëshirojnë   ta  ndajnë  me  të  tjerët.

Nga  opinionet  e  shkruajtura  solli  disa  prej  tyre :

“…Psikologu  në  përgjithësi  është  një  mendjemadh, pa  pikën  e  empatisë, krejtësisht  i  përqëndruar  te  vetja  dhe  te  fitimet  e  tij, që  ka  të  drejtën  të  të  tregojë  kush  je, duke  të  lënë  të  kuptosh  haptas  që  ti  je  shumë  budalla  për  ta  kuptuar  vetë “.

Ka  dhe  komente  komfortuese  të  tipit : “ të  shkosh  te  psikologu , nuk  është  dhe  kaq  e  tmerrshme  sa  thuhet “.

Dhe  më  në  fund  dikush  që  shkruan : “ Eshtë  çliruese, e  vështirë  dhe  shumë  e  bukur. E  tmerrshme , shteruese, tërheqëse. Eshtë  të  shkosh  te  dikush  që  është  aty  i  gjithi  për  ty, që  të  dëgjon  me  të  vërtetë, që  shkon  përtej  asaj  që  thua  dhe  bën, që  ndan  me  ty  një hapësirë  intimiteti. Eshtë  të  shkosh  te  dikush  me  të  cilin  je  i  lidhur  dyfish  dhe  sa  del  që  aty , je  i  pavarur  dhe  harron….është  një  person  që  të  pret  gjithmonë  dhe  gjithsesi  me  një  buzëqeshje  edhe  pse  e  ke  trajtuar  keq, që  të  thotë  mirëseerdhe  edhe  kur  je  zhdukur  për  ca  kohë “…

 Mendoj  se  për  t’i “ shpëtuar  bastunit “ që  godet  profesionistët , mjafton  të  punosh  me  ndershmëri   intelektuale . Eshtë  e  vërtetë  që  duhet  “të  guxosh” në  disa  situata , por  është  akoma  më  e  ndershme  dhe  më  pak  dëmtuese  të  tërhiqesh  kur  nuk  mundesh  dhe  të  pranosh  që  dikush  më  ekspert  mund  ta  bëjë  më  mirë  se  ty. Nuk  e  di  se  kur  mund  të  ndjehem  e  “arrirë “ ! Mendoj  kurrë, asnjëherë !! Ndjej  gjithmonë  nevojën  për  të  mësuar   dhe  informuar  pasi  njohja  s’ka  fund. E  konsideroj   tërësisht  të  paplotësuar   raportin  personal  me  njohuritë  dhe  me  këshillat  e  vlefshme  të  të  tjerëve  që  nuk  dëmtojnë  por  vetëm  na  pasurojnë .

(psikologjia  për  të  gjithë )                                                                           23/nendor/2016

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe