Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Ekzistojmë me të vërtetë vetëm se është dikush që na dëgjon .

Jemi  të  gjithë  të  ekspozuar  ndaj  vrrullit  të  informacioneve  në   këtë  botë  super   të  shpejtë   dhe   të  paqëndrueshme. Portale  mbushur  me  artikuj  sensacional  që  premtojnë  mrekullira, arritje  sa  hap  e  mbyll  sytë , apo  ngjarje reale  rrënqethëse  dhe  të  pashpirta….E  pranojmë  që  jemi  të  bombarduar  nga  informacionet  e  new – media (mes  tyre  dhe  kjo  faqe  website  ku  unë  shkruaj ) , por  duket  se  për  historitë  dhe  tregimet  do  ketë  gjithmonë  kuriozitet ….

Të  gjithë  kaq  të  zotët  për  të  shkruajtur  dhe  treguar   historira. I  tregojmë  ne, i  tregojnë  biznesmenet , i  tregojnë  politikanët . Përse  tregojmë  histori ?. Tregojmë  për  të  prekur  emocionalisht  të  tjerët , për  të  tërhequr  vemendjen, për  të  kujtuar  një  ngjarje , për  të  shitur  një  produkt, për  të  thjeshtuar, për  të  marë  vota  në  zgjedhje.

Megjithatë  duhet  të  bëjmë  kujdes  sepse  vetëm  disa  prej  tyre  janë  të  mira, disa  janë  të  rreme  dhe  disa  propagandistike. Tregimet  e  mëdha  që  kanë  shënuar  historinë  e  njerëzimit  nga  Homeri  te  Tolstoj , nga  Sofokliu  te  Shakespeare , tregonin  për  mite  universale  që   trasmetonin  mesime   jete  të  mënçura   nga  një  brez  në  tjetrin , mësime  të  vyera  për  njerëzimin. Sot  tregimet  dhe  historitë  kanë  marrë  një  rrugëtim  të  shtrembërt, ato  i  veshin  realitetit  ngjarje  artificiale , bllokojnë  shkëmbimin,  mbingopin  hapësirën   simbolike  të  ngjarjeve  dhe  historive.

Por   sidoqoftë  kur  vendosim  ti  shkruajmë  apo  ndajmë  me  të  tjerët  duhet  të  jemi  sa  më  origjinal. Zgjedhim  me   kujdes   histori  të  veçanta , që  ngjallin  diçka  te  ne , që   arrijnë  të  ndalin  gjithë  zhurmën  që  është   përreth .Po ! Sepse  kur  lexojmë  një  histori  koha  ndalet,  emocionet  ndërthuren   mes  tyre  e  na  shpien   me  mendje  shumë  larg …… për  tu  rikthyer  më  vonë  në  realitet   pas  një  frymëmarrje  të  thellë  çliruese.

Tregimi  im  i  rradhës  është  shumë  i  shkurtër  por  mbetet  në  mendje  gjatë.

“ Shumë  vite  më  parë  në  Kinë  jetonin   dy  miq . Njëri  ishte  shumë  i  zoti  të  luante  në  Harpë. Tjetri   zotëronte   dhuntinë  e  një  arti  të  rrallë ; dinte  të  dëgjonte . Kur  i  pari  luante  në  Harpë  dhe  i  këndonte  malit,  i  dyti  thoshte : “  më  duket  sikur  e  kemi  malin  këtu  përpara  syve “. Kur  i  pari  i  binte  Harpës  dhe  i  këndonte  një  ujëvare , ai  që  dëgjonte  e  ndërpriste  duke  thënë :  “ ndjej  ujin  tek  rrjedh  mes  gurëve “. Por , një  ditë  të  keqe,  miku  që  dëgjonte  u  sëmur  dhe  vdiq. Miku  i  parë  preu  telat  e  harpës  së  tij  dhe  nuk  i  ra  më  kurrë “.

Ekzistojmë  me  të  vërtetë  vetëm  se  është  dikush  që  na  dëgjon . Dhurata  më  e  madhe  që  mund  ti  bëjmë  një  personi  është  ta  dëgjojmë “ me  të  vërtetë ”. 

(tregime terapeutike)             3/dhjetor/2016

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe