Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Rëndësia e këmbënguljes.(historia e bambusë kineze)

Thuhet që në Kine ekziston nje bimë shumë e veçantë bambuje. Gjithçka nis si me bimët e tjera: Bujku pergatit terrenin dhe mbjell faren. Me pas nis ta ujisë,ta prashisë dhe pret…Bambuja si gjithe bimet e tjera ka  nevoje per perkujdesje,vemendje,perkushtim,uje,diell dhe bujku i mer persiper te gjitha keto; ai ujit, perdor plehun kimik,heq barerat e keqija dhe pret…Kalon viti i pare i punes, por nuk ndodh asgje. As edhe nje filiz i  vogel nuk denjon te dale mbi dheun e punuar. Nis viti i dyte dhe bujku sërish kujdeset per token; e ujit, heq  barerat e keqija, e pleheros dhe pret me padurim të shohe bimët e bambuse te holla, te gjata,e te forta. Me  to kerkon te siguroje perfitimin e merituar ekonomik per familjen e tij, por asgje…Nis viti i trete.Tashme bujku ka shpenzuar shume kohe ,energji, mundim dhe para ne aktivitetin e tij,por serish asgje. Po viti i katert ? As  edhe nje gje dhe në vitin e katert. Aty nga viti i peste del nga toka nje copez kercelli bambuje qe fillon te rritet  me nje ritem shume te shpejte.12 metra ne vit. Lind pyetja: bima vertete ne keto 12 muaj u rrit ? Sigurisht qe  jo ! Kjo eshte vetem maja e ajsbergut te nje proçesi shume me te gjate ne kohe .Per 5 vjet plot bambuja  eshte zhvilluar ne fshehtesi thellë ne toke. Rrenje të fuqishme pergatiteshin per ti lejuar kercellit te bambuse  te bente daljen e tij triumfuese .Historia e bambuse  kineze na  tregon se nuk eshte e thene qe kur nuk vëmë  re gjë, vertete nuk po ndodh gje. Kjo  ndodh si per gjerat  pozitive; si  ne  rastin e krijimit te nje jete te re , ashtu dhe  per gjerat  negative,si  psh  kur  nje  person  qe  pi  duhan  per  vite  me  rradhe  dhe  nuk  ndjen  asgje  kur  papritmas  semuret.

Historia  e  bambuse  kineze  me  pelqen  pasi  tregon  se  disa  ndryshime drastike  ose  te  papritura  mund  te  jene  rezultat  i  nje evolucioni te  ngadalte  qe  ndoshta  nuk  arrijme  ta  perceptojme dot  , por  qe  ekziston. Le  te  mendojme  per  shkollimin  per  nje  çast  dhe  konkretisht  per  menyren  sesi  disa  femije  perparojne  ne  menyre  te  rregullt  dhe  te  vazhdueshme, nderkohe qe disa te tjere duken sikur  kane  ngecur  ne  vend  numero. Sidoqofte  ka  mes  tyre “femije bambu” qe  pasi  kane mberritur  ne  nje  stad  te  caktuar  te  paperceptueshem  te  evoluimit ,  fillojne  më  pas  të  bejne  hapa  gjigande  duke  rekuperuar  shpejt  ate  hendekun  qe  kishte  mes  tyre  dhe  femijeve  te  tjere.Madje  ndonjehere   e tejkalojne kete hendek.

Kjo  eshte  e  njejta  dinamike  qe  shohim  ne  psikoterapi,  ne procesin  e  zhvillimit  spiritual  apo rritjes  personale.  Nuk  vjen  njohja   e  proceseve  kulturore  qe  akumulojme  ne  menyre  konstante  dhe  graduale  duke  memorizuar  sa  me  shume  nocione !. Ndryshimet  qe  prekin  shpirtin  tone,  psiqiken  tone, vijne  kryesisht  sipas  menyres  se  bambuse. Prandaj  ne  arrijme  ne  nje  stad  superior  vetedije  nga  e  cila veshtire  te  kthehemi  mbrapsht.

Pertej  historise  se  bambuse  kineze  ajo  qe  duhet  te  dime  eshte  se  asnje  nga  perpjekjet  qe bejme  nuk shkon  kot. Çdo  mundim  i yni  heret  a  vone  do te jape frytet e saj,  edhe pse nuk  eshte e mundur te parashikojme me saktesi kur do te jete ky moment.Ne nje periudhe si kjo e tanishmja te dominuar nga ankthi per te arritur gjithcka menjehere, historia e bambuse kineze na meson vleren e kembenguljes, punes se  vazhdueshme dhe të mos dorzuarit.

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe