Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Si ta kapërcejmë fundin e një dashurie ?

Në dashuri  nuk ka shpjegime te vlefshme qe te funksionojne si recete per te gjithe.Çdo  rast  eshte  unik.  E  rendesishme eshte te shfrytezojme çdo rast…edhe ato negative , per tu permiresuar.

Si ta kapërcejmë  fundin e një dashurie ?

Përfundimi i një marrëdhënie dashurie është i vështirë, i dhimbshem, shkaterrues. E megjithatë, për të ecur përpara është e nevojshme ta harrojmë atë dashuri që na bëri të vuajmë kaq shumë.

Në momentet e para, dëshpërimi na vë poshtë, por mos u përpiqni ti shtypni emocionet tuaja.Shfryje mërzitinë,dorezohu,lëshoje veten: nuk mund ti mbyllesh hesapet me të kaluarën nëse më pare nuk përballesh me të.

1 – Çlirojeni dhimbjen tuaj …Me njerëzit e besuar. Mos bëj gjoja sikur gjithçka është në rregull, por shfaqeni  vuajtjen tuaj.

2 – Lerini kujtimet tuaja mënjanë…Merrni një kuti dhe vendosni brënda gjithçka që gjeni si kujtime (mos u vini  menjehere flaken ) Mos e kërkoni ish-in në mediat sociale.

3 – Bëj sporte…fizike, të rënda…Çlirojeni zemërimin dhe  frustrimin, keni nevojë për adrenalinë dhe endorfinë.

4 – Tako miqtë. Për të kapërcyer deshperimin duhet të rigjeni kënaqësinë e buzëqeshjes  me shtyllat  mbeshtetese te jetës sonë…miqtë.

5 – Filloni diçka të re. Duhet të ndryshoni të paktën pjesërisht rutinën tuaj ditore . Bëj diçka të re, qe nuk ka asnjë lidhje me ish-partnerin. Përmirësohu !

6 – Njihuni me njerëz të rinj..“Jo plumbi del me plumb.” Mos lëndoni njerëz  te  tjerë, por shikoni sa shumë bukuri ka ende rreth jush.

7 – Fal ! Kjo pikë e fundit varet shumë nga mënyra se si ka përfunduar historia e dashurisë. Ideale do te ishte  të marrësh përsëri kutinë e kujtimeve dhe t’i shikosh ato me  buzëqeshje. Por ky fund i lumtur nuk është për të gjithë, kështuqë vuri flakën, zhduki, grisi, shkatërroji.

Gjëja që krijon më shumë dhimbje është të mos kesh patur mundesine  as  për  te  thene; “ lamtumirë mbaroi me kaq.”

Thuhet se në dashuri fiton kush ikën.Po, por në fillim. Ai që mbetet vuan, dhe mund ta kthejë dhimbjen në zemërim, dhe zemërimin në motivim. Motivim për tu rritur, përmirësuar dhe madje shkaktuar pendese ish-it .

Sepse bota u përket atyre që kanë vuajtur, që kanë shenja plagësh , por kanë  ditur  të  forcohen prej tyre.

Në natyrë, nuk  fiton  më i forti , ose kush ia mbath , por kush përshtatet. Eshtë  evolucion. Vuajtja seleksionon; ose të shkatërron, ose  të  rrit , të zhvillon.

E pra  me fat  kush të takon…Disa njerëz nuk e meritojnë  buzëqeshjen tonë, e lëre më lotët tanë. Shpejt  përpara  tani se  rradha  është e gjatë !

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe