Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Përralla  për  fëmije  që  iu  duhen  treguar  të  rriturve !

Fabulat  dhe  përrallat  i  ndihmojnë  fëmijët  të  zbulojnë  botën  e  tyre  të  emocioneve. Nëpërmjet  metaforës  fëmijët  arrijnë  të  njohin  dhe  pranojnë  vetveten,  mësojnë  mënyra  të  reja  sjelljeje, mësojnë  të  njohin  frikrat  e  tyre  të  vogla, pasiguritë , konfliktet  dhe  si  ti  kapërcejnë  ato. Fabulat   ju  mësojnë  si  të  jenë  të  durueshëm , të  dashur  dhe  shpirtgjerë, të  kenë  guxim  dhe  të  kuptojnë  diferencen  mes  të  mirës  dhe  të  keqes. Kush  e  ka  bërë  zakon  t’ju  lexojë  të  vegjëlve  përralla  në  mbrëmje  ka  dhe  privilegjin  të  udhëtojë  i  kënaqur  në  botën  e  imagjinates  sëbashku  me  ta. Kush  nuk  e  praktikon  eshte  mire  t’ju  rikthehet . Fabulat  nuk  jane  ekskluzivisht  vetem  per  femijet. Edhe  te  rriturit  kane  nevoje  ta  stervisin  here  pas  here  “muskulin” e  fantazise  dhe  të  zgjojnë “zonen”  e  reflektimit …

E  kalojmë  pra  fabulën  “Dy  gomeret “ shkruajtur  me  rime  nga  La  Fontaine (fabul  e  Ezopit) nga  kategoria ; “Fabula  per  femije”  në  kategorine: “Përralla  per  femije  që  ju  duhen  treguar  te  rriturve !”

Personazhet  e  kesaj  historie  te  shkurter  per  femije (dhe  jo  vetëm)  jane  dy  gomere  shume  ndryshe  nga  njeri – tjetri  te  cilet  do  te  mesojne  sesa  i  çuditshem  dhe  i  pa  parashikueshem  eshte  fati.

“Dy  gomere, njeri  i  mbretit  dhe  tjetri  i  mullixhiut,  po  ecnin  te  ngarkuar  ne  nje  monopat  te  thepisur . I  pari  mbante  mbi  shpine  thasë  ploteperplot  me  monedha  te  florinjta. I  dyti  ishte  ngarkuar  me  tershere. Gomari  i  mbretit  ecte  rëndë – rëndë , me  hap  të  sigurtë  duke  tundur  e  tringëllitur  monedhat  e  arta  brenda   thasëve. Shoku  tjeter  po  e  ndiqte  i  qete  dhe  kokëulur. Papritur  nga  nje  shkemb  ja  behu  nje  bande  me  kusarë. Sapo  nuhatën  që  në  thasë  kishte  florinj  ju  versulën  gomarit  të  mbretit  me  bastun  në  dorë , e  zhdëpën  në  dru  dhe  ja  grabiten  të  gjitha  paratë. Gomari  i  mbretit  u  gjend  sa  hap  e  mbyll  syte  pa  thaset  me  para  dhe  krejt  i  derrmuar  nga  dhimbjet…- Përpak  sa  nuk  më  bënë  të  vdekur “;  i  tha  me  nje  fije  zëri  gomarit  tjeter.”  Lum  si  ti  qe  je  ngarkuar  me  tërshërë…nuk  humbe  asgje  dhe   nuk  të  rrahu  askush.”

Shpesh  mund  te  ndodhin  te  papritura  te  pakëndeshme. Ndoshta  eshtë  mire  te  mos  ju  shesim  shumë  mend  te  tjereve  pse  ndjehemi  me  fat  dhe  jetojme  ne  bollek, sepse  fati  mund  te  na  kthehet  kunder  ashtu  siç  i  ndodhi  gomarit  te  gjore  te  mbretit !

(tregime  terapeutike)                                                                     29/dhjetor/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe