Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Nuk kemi pse ta marim lundrën me vete !

Nëse  jemi  në  bregun  e  një  lumi  të  madh  dhe  na  duhet  të  kalojmë  në  anën  tjetër  të  tij , por  nuk  kemi  asnjë  mjet , çfarë  do  të  bëjmë ? – Do  të  presim  ca  drunj  dhe  do  ti  lidhim  me  njëri – tjetrin  për  të  sajuar  një  lundër  druri. Do  hypim  në  lundër  dhe  duke  u  ndihmuar  me  duar  ose  me  një  shkop  do  lundrojmë  drejt  bregut. Çfarë  do  bëjmë  në  momentin  që  mbërrijmë  në  anën  tjetër ? – Do  ta  braktisim  lundrën  sepse  nuk  kemi  më  nevojë  për  të ! – Nuk  besoj  se  do  ta  ngarkojmë  mbi  shpatulla  dhe  do  vazhdojmë  udhëtimin !- E  megjithatë  të  gjithë  mund  të  kujtojmë  sa  e  sa  herë  jemi  mbërthyer  fort  pas  lundres  dhe  e  kemi  terhequr  pas  edhe  pse  ka  qenë  teresisht  e  kotë. Këtë  histori  të  shkurtër  Buda  e  përdorte  për  t’ju  shpjeguar  ndjekësve  të  tij, rëndësinë  dhe  praktikimin  e  shkëputjes  prej  gjërave  materiale, prej  eksperiencave  apo  marrëdhenieve.

Ne  dhe  lundra .

Disa  njerez  hypin  ne  lunder  dhe  nuk  rremojne  kurrë. Ndonjehere  harrojne  madje  dhe  pse  hypën  dhe  e  humbasin “busullen”  përpara  se  të  nisin  udhetimin. Disa  te  tjere  fiksohen  duke  e  pare  ne  breg  dhe  thonë: ”sa  e  bukur  kjo  lundra  e  madhe  dhe  e  fortë!” Dinë  shumë  mire  prej  çfare  druri  eshte  bere, sa  e  gjate  dhe  e gjere  eshte, kur  dhe  ku  eshte  ndertuar. Ka  të  tjerë  që  qendrojne  ne  breg  dhe  thone : “lundra  nuk  eshte  ndertuar  mire, nuk  pluskon  mire , druret  nuk  jane  lidhur  si  duhet ,do  ndërtoj  një  më  të  madhe  dhe  te  sigurte”; por  ne  fakt  ngelen  aty  ne  breg  duke  u  mare  me  fjale  dhe  kritika . Zihen, inatosen, nuk  arrijne  ta  ndertojne  dhe  nuk  shkojne  dot  asgjekundi. Ka  nga  ata  qe  mendojne  se  lundra  eshte  shume  e  thjeshte, e  vjeter  dhe  jashte  mode. –  e  shohin  dhe  tundin  koken ; – “ngjan  si  nje  tufe  trungjesh  te  lidhura  sa  për  të  thenë !” – prandaj  vendosin  ta  zbukurojne, e  lyejne  me  ngjyra  e  mbulojne  me  lule , por  nuk  arrijne  kurre  te  hypin  siper  e  jo  me  te  mendojne  te  rremojnë  deri  ne  bregun  tjeter….

Bregu  në  të  cilën  ndodhemi  shpjegon  Buda ; është  e  tanishmja, eshte  ekzistenca  e  lidhur  me  Ego – n , ndersa  bregu  matanë  është  ajo  që  duam (aspirojmë) të  jemi  dhe  perfaqeson  objektivat  tona, enderrat  tona. Lundra  na  ndihmon  të  kapërcejme  ujrat ; – ky  eshte  funksioni  i  saj . Më  pas  duhet  t’a  braktisim.

Natyrisht  lundra  nuk  i  referohet  vetem  te  mirave  materiale  dhe  gjithë  çfarë  na  lidh  apo pengon  ne  arritjen  e  maksimumit  të   aftësive  tona. Mund  të  përfaqësojë  relacionet  tona  interpersonale  te  cilat  e  kane  humbur  rendesine  e  tyre, ose  disa  tipare  te  personalitetit  dhe  besime  qe  na  mbajne  te  lidhur.

Kjo  rrefenje  budiste  na  paralajmeron  per  tendencen  qe  kemi  per  t’u  lidhur  pas  objekteve  dhe  situatave, duke  çuar  dëm  kohen  tonë  me  kritika  dhe  perpjekje  per  te  mbrojtur  ate  qe  kemi  realizuar. Na  tregon  sesi  ushqejmë  një  frikë  të  pavënd  qe  na  pengon  te  zbulojmë  se  çfarë  ka  në  anën  tjetër  të  bregut. Na  kujton  gjithashtu  se  ne  disa  faza  te  jetes, ajo  qe  ishte  e  dobishme  dikur, tashmë  nuk  eshte  më  e  tillë  dhe  kjo  eshte  pjese  e  ndryshimit  dhe  e  zhvillimit  personal.  Nqse  do  te  qendrojme  te  lidhur  me  te  njejten  menyre  sjellje  dhe  marrdhenie  si  dikur, nuk  do  te  jemi  ne  gjendje  te  ecim  perpara. Nga  gjithë  këto  mësime, më  i  rëndesishmi  dhe  i  vështiri  per  t’u  kuptuar  eshte të  kuptojmë  që : marredheniet  qe  dikur  ishin  mbeshtetese, tani  na  mbajne  lidhur. Në  kete  pike  ka  mberritur  momenti  te  çlirohemi  prej  tyre.

(tregime terapeutike)                                                                                         8/shtator/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe