Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Një manual i vjetër këshillash edukuese !

Manualet  psiko – pedagogjike , teoritë, librat, specialistët, keshilluesit, guru – të, mentorët, edukatorët  e  mesuesit  qe  na  tregojne  pareshtur  se  si  duhet  te  sillemi  me  femijet  shtohen  çdo  ditë  e  më  shumë . Nga  ana  tjetër  gjithmone  e  me  shpesh  arrijne  te  psikologu  prinder  te  deshperuar  sepse  nuk  dine  si  të  perballojne  sjelljet  e  femijeve  te  tyre. Perceptohet  një  veshtiresi  e  madhe  e  familjeve  jo  vetem  per  të  vendosur  rregulla, por  edhe  të  kerkojë  zbatimin  e  tyre  nga  femijet …Ju  rekomandoj  shpesh  prinderve  të  mos  ju  thonë  kurrë  fëmijëve  psh : “je  një  gënjeshtar “, por .. “ sapo  the  një  gënjeshtër“ dhe  ndoshta  po  të  jetë  nevoja  t’i  japin  dhe  një  “ndëshkim” të  përshtatshëm..Ky  eshte  qendrimi  (teresisht  i  pranueshëm)  i  nje  specialisti  qe  thekson  se  menyra  si  i  themi  fjalët  ka  shumë  rëndësi  në  edukim. I  një  forme  kritike  më  “therëse”, jo  shumë  të  zakontë,  por  tejet  interesante  dhe  që  na  bën  të  reflektojmë  është  një  shkrim  që  dua  të  propozoj  më  poshtë :

Prindër  që  vazhdoni  te  justifikoni  gjithmonë  femijet  tuaj , pergatituni  per  nje  jete  plot  me  andrralla  dhe  vuajtje  dhe  e  sigurte  qe  te  tille  do  t’a  keni.

Ne  vitet  80  policia  e  Seattle (SHBA) shperndau  neper  shkolla  per  te  gjithe  prinderit  nje  lloj  manuali  keshillash  edukative . Kjo  ishte  nje  shkrese  ne  te  cilen  ishin  te  listuara  një  mori  sjelljesh  të  cilat  me  shume  gjasa  do  t’i  bënin  fëmijët  keqbërës  model. Edhe  pse  kanë  kaluar  më  shumë  se  30  vjet  që  atehere  ky  dokument  eshte  ende  shume  aktual.

  • Qysh  fare  te  vegjel  plotësojuni  çdo  deshire ;  do  të  rritet  duke  menduar  se  bota  i  detyrohet  per  gjithçka.
  • Nqse  thotë  fjalë  te  keqija, ofenduese, thumbuese ; qeshni ! – do  besoje  se  eshte “dinak” e  nuk  ja  hedh  dot  njeri.
  • Mos  i  jepni  asnje  informacion  spiritual;- ja  do  behet  shpejt  18 – vjeç  dhe  do  ta  zgjedhe  vete .
  • Mos  e  pengoni  per  asgjë;  mund  te  krijoje  komplekse. Dhe  nqse  me  vone  do  te  denohet  nga  shkolla  apo  nga  shteti  do  besoje  se  eshte  shoqeria  qe  po  e  persekuton.
  • Rregullojani  te  gjitha  ç’ka  lënë  rremujë ; do  krijoje  bindjen  se  pergjegjesia  eshte  gjithmone  e  te  tjereve.
  • Lereni  te  lexoje  gjithçka, te  shikoje  gjithçka,,  te  shoqerohet  me  kë  te  doje,  te  perdore  “bar” dhe  alkol ,  por  ama  visheni  bukur; do  krijoje  bindjen  se  eshte  të  dukurit  ajo  qe  ka  më  shumë  rëndësi .
  • Zihuni  shpesh  në  pranine  e  tij;  kur  te  divorcoheni  nuk  do  çuditet.
  • Jepini   para  sa  herë  që  kerkon,.. pse  duhet  te  lodhet  per  ti  fituar ? S’ka  lezet  të  vuaj  si  keni  vuajtur  ju !
  • Plotesojani  te  gjitha  kerkesat  qe  ka; mund  te  ndjehet  i  frustruar.
  • Mbani   gjithmone  anen  e  tij  dhe  mbrojeni  kurdohere ..  te  keqinj  jane  gjithmone  profesoret,  shokët  dhe  policet, jo  femija  juaj!

Dhe  kur  te  behet  nje  hiçasgjë,  një “zero  me  xhufkë” , fajësoni  fatin  dhe  lutuni  që të  këqijat  e  shoqerise  të  rrinë  sa  më  larg  jush.☺

( Ψ psikologjia per te gjithe)                                                                           18/maj/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe