Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Pjesa që nuk na tregojnë .

 Historia  e  Ikarus .

Miti  i  Ikarus  flet  për  një  djalë  10  vjeçar  të  cilin  e  burgosin  bashkë  me  të  jatin  e  tij  Dedalus  në  majen  e  nje  kulle  pa  uje  dhe  pa  buke. Kishin  mundesine  te  lagnin  buzën  me  ndonje  pike  uje  qe  rridhte   në  parvazin  e  dritares , nga  nje  ujevare  aty  prane. Babai  (skulptor  dhe  arkitekt ) një  shpikës  shumë  i  zoti , thuri  nje  plan  per  tu  arratisur. Ai  krijoi  disa  flatra  me  dyll  dhe  me  pendë  pëllumbash. Pasi  përgatiti  më  së  miri  gjithçka , u  ngjit  ne  parvazin  e  dritares  dhe  bashkë  me  Ikarus  u  lëshuan  ne  ajer. Perpara  se  te  fluturonin  babai  e  porositi  te  birin : mos  fluturo  shume  lart ! Krahet  jane  prej  dylli  dhe  po  shkove  shume  afer  diellit  do  te  shkrijne  dhe  me  siguri  do  biesh  ne  det  dhe  nuk  ka  shpetim. Çfarë  ndodhi ? – Arroganca  dhe  mendjemadhësia  e  Ikarus  e  ben  qe  te  fluturonte  shume  lart, pa  ja  vene  veshin  porosive  te  babait . Padyshim  që  flatrat  shkrine  dhe  Ikarus  perfundoi  ne  fund  te  detit.

Morali  qe  del  zakonisht  nga  ky  rrefim  eshte  ai  që  krijesa  njerezore  nga  natyra   nuk  kënaqet  kurre, por  që  duhet  te  jemi  te  kujdesshem  ndaj  kesaj  lakmie  qe  na  nxit  të  kërkojmë  çdo  ditë  e  më  shumë. Por  kjo  nuk   eshte  e  gjithe  historia  e  vertete. Eshte  nje  pjese  e  kesaj  rrefenje  te  cilën  nuk  na  e  thonë  megjithese  eshte  shume  e  rendesishme. Babai  e  kishte  porositur  gjithashtu  Ikarus  qe  te  mos  fluturonte  dhe  shume  ulet, perndryshe  krahet  do  ti  mernin  lageshtire  nga  avujt  e  detit , do  rëndohej  dhe  nga  pesha  do  të  perplasej  perdhé….Pra  mesazhi  kryesor  i  kesaj  historie  nuk  është  vetëm  që  nuk  duhet  te  jemi  mospërfillës  dhe  të  pabindur, por  nuk  duhet  te  jemi  as  edhe  shume  te  nenshtruar, shume  te  ndrojtur,  te  terhequr, të  mefshtë  sepse  “tragjedia”  me  e  madhe  ne  jete  nuk  jane  personat  qe  synojne   shume  lart  dhe  gabojne, por  ata  qe  synojne  ulët  dhe  rrëzohen.

Si  psikoanaliza  edhe  psikiatria  e  kanë  “shfrytëzuar”  kete  simbol  te  Mitologjisë  në  punën  e  tyre  klinike. Shpesh  termi  “kompleksi  Ikarus”  është  perdorur  per  te  pershkruar  nje  tip  ekstremisht  ambicioz (kujtoni  sa  të  tillë  keni  rrotull ☺) apo  një  personalitet  qe  nuk  i njeh  limitet  e  veta. Po  në  kete  kontekst  kemi  dhe   një  perfaqesim  të  rivalitetit  ndërmjet  babait  dhe  te  birit.

(tregime  terapeutike)                                                                                                 20/maj/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe