Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Mbylle derën pa e përplasur !

Në  jetë, vjen  nje  moment  kur  duhet  t’ua  mbyllësh  derën  disave. I  duhet  dhënë  fund  kapitujve  që  nuk  kane  pse  te  qendrojne  ende  te  hapur. Nuk  është  dhe  aq  e  lehtë ! Rezistenca  ndaj  ndryshimeve, atashimi  me  te  njohuren  dhe  frika  për  të  lënë  zonën  e  rehatisë  janë  faktorë  që  na  mbajnë  të  lidhur  me  të  kaluarën, edhe  kur  kjo  e  fundit  na  dëmton. Sidoqoftë, këto  përfundime  janë  të nevojshme  dhe ndonjëherë  të  domosdoshme  për  të  mbrojtur  integritetin  tonë  psikologjik. Megjithate fakti  që  dyert  duhen  mbyllur  nuk do  të  thotë  qe ti  mbyllim  duke  i  perplasur.

Perplasja  e  deres  shpreh  paaftesine  per  te  zoteruar  situaten  me  pjekuri.

Perplasja e  deres  ne  kuptimin  figurativ –  por  ndonjehere  edhe  në  kuptimin  e  pare  te  saj – është një shenjë qe  tregon  qartë  se  situata  na  ka  tronditur. Perplasja  do  të  thotë  të  jesh viktimë  e  një  rrëmbimi  emocional, qe  zemërimi  dhe  zhgënjimi  kanë  marrë  përsipër. Dhe  çdo  herë  që  ndodh, “ç’aktivizohet”  aftësia  jonë  për  të  menduar  ne  menyre  racionale.

Perplasja  e  derës  shpreh  paaftësinë  për  t’u  përballur  me  situatën  në  një  mënyrë  më  të  pjekur. Kjo  nënkupton  që  nuk  kemi  burimet  e  nevojshme  psikologjike  për  të  përballuar  rrethanat  në  mënyrë  perzgjedhese. Është  sikur  të  kthehemi tek “un – i”, infantil  dhe  reaktiv, një “un” që  nuk  mendon  por thjesht  i  përgjigjet  stimujve  me  shpresën  se  ky  shperthim  zemërimi  do  lehtesoje  një  pjesë  të  presionit  emocional.

Kjo  perplasje  do  te  thote  qe  edhe  pse  e  kemi  mbyllur  deren, kemi  mbetur  ende  te  bllokuar  ne  dhomë. Po  vazhduam  te  ushqejme  urrejtje  dhe  pakenaqesi, keto  ndjenja  do  rikthehen  kunder  nesh  duke  na  bere  te  ngecim  ne  kurthin  e  tyre. Te  perfundosh  një  marrëdhënieje  duke urryer  një  person nuk do  të  thotë  se  e kemi  “çare” lidhjen  me  të. Në  të  vërtetë  ne  jemi  ende  në  duart  e  saj  dhe  mbetemi  të  ngatërruar  në  ketë  rrjet  emocional  të  paktën  deri  sa  të  çlirohemi  nga  ndikimi  që  ushtron  mbi  ne. Duhet  të  kujtojmë  se  lidhjet  më  të  forta  janë  pikërisht  ato  të  padukshmet.

Përplasja e  derës  na  bën  të  vuajmë !

Dyert  e  mbyllura  me force  mund  të  na  shkaktojnë  vuajtje. Edhe  pse  kemi  nevojë  të  mbyllim  disa  kapituj  te  jetës  sonë, kjo  nuk do  të  thotë  që  duhet  t’i  bëjmë  të  tjerët  të  vuajnë. Në  disa  raste – për  arsye  të  shumta  – udhëtimi  ynë  mund  të ndryshojë  nga  ai  i  të  tjerëve  dhe  prandaj, duhet  t’u  themi lamtumirë  ketyre  njerëzve. Duhet  të  jemi  të  vetëdijshëm  se  vete  ndarjet  janë  gjithmonë  të  dhimbshme dhe  s’kemi  pse   shtojme  një  dozë  tjeter  vuajtjesh  duke  u  inatosur  ose  duke  mbajtur  qëndrime armiqesore  që  nuk  bejne  gje  tjeter  veçse  thellojne  me  shume  plaget  emocionale. Prandaj, para  mbylljes  së  dyerve, e  mira  është  të  vendosim  veten  në  vendin  e  personit  tjetër  dhe  të përpiqemi  të  kuptojmë  si  ndjehet.. Kjo nuk do  të  thotë  të  qendrojme  te  lidhur  me  nje  vend apo  me  një  marrëdhënie  që  e  ka  humbur  krejtesisht  kuptimin e  saj  dhe  nuk  na  jep  më  asnje  kenaqesi ; kemi të  drejtën – pothuajse  detyrimin – t’a  mbyllim  kapitullin, por  të  sigurohemi  që  kjo  mbyllje  të  shkaktojë  sa  me  pak  te  jete  e  mundur  dëme  për  të  tjerët.

Mbylle  deren  me  kujdes !

Dalai Lama  thote  se  zemërimi  është  si  ai  anëtari  i  bezdisshëm  i  familjes  që  nuk  mund  t’i  shmangemi. Kur  e  njohim, e  dime  sa  e  vështirë  është  t’a  menaxhojmë  dhe  sa  shume  mund  të ndikojë  në  humorin  tonë. Nga  momenti  qe nuk  mund  ta  evitojme  teresisht, pergatitemi  psikologjikisht çdo  here  qe  ndeshemi  me  të  dhe  marim  masat  e  nevojshme në  mënyrë  që  fjalët  dhe qëndrimet e  tij të  na  ndikojnë  gjithnjë  e  më  pak. Të  njëjtën  gjë  mund  te bejme  dhe  me  zemërimin. Kur  ndalemi  t’a menaxhojmë  atë, nuk  ngecim  në  duart  e  tij  dhe  rifitojmë  kontrollin. Kur  zemërimi  zhduket  ose zvogëlohet, atehere  mund  ta  mbyllim  butësisht  derën.

E  lemë  zemerimin  menjane  edhe  pse  na  kane  lenduar. Duhet  te  harrojme, te  falim  dhe  te  ecim  perpara.E  gjitha  kjo  jo  sepse  personi  ne  fjale  meriton  te  falet , por  sepse  ne  meritojme  te  gjejme  paqen  me  veten. Perse  eshte  kaq  e  veshtire ?  Eshte  e  veshtire  sepse  kemi  pritur  gjate  qe  gjerat  te  ndryshojne. Pritja  ka  ushqyer  iluzione  te  kota. Keshtuqe  problemet, konfliktet, zhgenjimet, vuajtejet   jane  grumbulluar  duke  gjeneruar  nje  ngarkese  te  fuqishme  emocionale  qe  perfundon  me  nje  shperthim qe  “perkthehet” ne  “te  perplasesh  deren  fort.” Megjithate  kurrë  nuk  është  tepër  vonë  për  të  bërë  paqe  me  veten  dhe  me  situatën  që  kemi  përjetuar. Nga  kjo  paqe  vjen  qetësia  dhe  forca  e  nevojshme  për  të  mbyllur  butësisht  një  derë. Sepse  nevojitet  me  shumë  guxim  dhe  forcë  e  brendeshme  për  të  mbyllur  një  derë  me  qetesi  sesa  për  t’a  perplasur  atë.

(psikologjia për të gjithë)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe