Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

“Kush na e vjedh gëzimin ?”

Si nuk u gëzova nje here!” – fjalia që dëgjon të përsëritet shpesh në këto vite.. gjysëm si me shaka, gjysëm  si  vetemeshire  dhe  pak  nga  “fati i keq” e themi pasi gjithmone  ndodh qe gjerat ose nuk shkojne  mire  ose nuk shkojne ashtu siç duam. Fakti  eshte  pra  se  gëzimet  dhe  kënaqësitë po pakesohen çdo dite e me  shume per te gjithe ne..Ka me qindra libra, manuale, keshilla, kurse që kanë si qëllim të na mësojne si të jemi të lumtur dhe pa shqetesime, ndersa ky postim flet  per  “hajdutet e gezimit” sepse jane ata qe na e  zhvasin atë.

 Dikur ishte gëzimi ...ose ndjenja se gjërat e jetës sonë po përshtaten mire me  njera – tjetren, se midis mundesive te ndryshme është  duke u realizuar me  e  mira per ne  dhe se ajo që po jetojmë eshte garanci se edhe ne momentet  ne  vijim  do  shkoje  gjithçka  per  mrekulli. Me pas filluam te mos e provojme më kete  lloj  ndjesie. Ndoshta sepse sa me mire te jemi aq me teper  kerkojme, nuk  jemi  ne  gjendje  të  shijojmë  dhe ndoshta sepse tashme kane  hyre  ne  mes ato  qe  na  e  vjedhin  kete  ndjesi  kenaqesie.

Nje  nga  keta  “hajdutë te gezimit” eshte; 1. Krahasimi.Të krahasuarit me  te  tjeret  eshte  nje  menyre  e  shpejte  per  t’u takuar  me  vuajtjen. Kur  krahasohemi  eshte  si  te  masim  nje  veshje  ne  litra. Nuk  ka  sens; apo  jo !? Duke  u  krahasuar  me  kolegen  tone , mikeshen  tone, prinderit  tane  apo  me  nje  model  tonin, jemi  duke  humbur  ate  qe  vertete  na  karakterizon  së brendeshmi  dhe  kjo  nuk  mund  te  na  beje veçse  më  të  “varfer”, ose  te  ndjehemi  si  te  tille. Kjo  vlen edhe  kur  krahasohemi  dhe rezultojme  fitimtar, apo  me  te  mire  se  te  tjeret.

2.Te ankuarit/viktimizimi. Kjo  jo  vetem  qe  eshte  nje  nga  hajdutet  me  te  medhenj  te  gezimit,por  krijon  madje dhe  telashe  te  tjera. Veteshpallja  te  pervuajtur /viktimizimi  gjeneron  nje  sasi  te  madhe  skorjesh  emocionale…shkakton  lodhje  dhe  te  shuan. Te  ndjesh  frike  dhe  trishtim  eshte  legjitime  dhe  e  shendeteshme  sepse jemi  në  kontakt  me  ate  qe  perjetojmë shpirterisht  dhe  na  lehteson  nga  pesha  e  maskes, nderkohe  qe  te  maresh  rolin  e  protagonistit  te  tragjedise  gjate  gjithe  kohes  të  sfilit  dhe  të  privon  nga  mundesite

3.Pavendosmeria qe ne  pergjithesi fsheh kerkimin me  ngulm  per  të  mos  dështuar. Nuk  vendosim  sepse  duam  te  shmangim  me  çdo  kusht  gabimin  dhe  keshtu  shpenzojme  kohe  duke  kerkuar  zgjidhjen  perfundimtare, zgjidhjen  pa  rrezikqe. Ja  pikerisht  ketu  mes  hajduteve  te  gezimit, kjo  eshte  ajo  qe  gërryen  dëshiren  për  të  zbuluar  qe  eshte  kusht  kryesor  per  kenaqesine  dhe  harenë.

4.Falsiteti/shtirja. Perpjekjet  per  te  qene  ndryshe, përpjekjet për të pilotuar mënyrën se si na shohin të tjerët është një punë e vështirë. Gjithe  kohes ! – po  si  mund të pretendojme  të  jemi dikush  që  nuk  e  dime  as  se  cili  eshte tek  e  fundit !?  Vështirë të ndihemi të kënaqur veçse  ne  ndonje  moment  te  shkurter.. Pjesa tjetër është e gjitha rregullo  ketu,sistemo  aty,,fshih  diçka  andej,nxirr ne  pah  diçka  ketej,kopjo , shpik, sajo…Me pak fjalë, shumë pak shanse për t’u ndjerë mirë  brenda  ketyre  taktikave.

5. Mosbesimi  ndaj të tjerëve. Sidomos kur është total.Te  mos  jesh  teresisht “i leshte” te  mban  larg  nga  shume  telashe, por  te  besosh  gjithe  kohes  se  te  tjeret  do  na  lëndojnë  qofte  me  dashje  qofte  nga  padija, na  vendos  ne  maje  te  nje  lloj  piedestali  qe  dihet  se  pas  tronditjes  se  vogel  vjen  goditja  e  madhe. Sii ? – Nuk  ke  besim  kurre  sepse  mendon  se  je  ti  me  e  mira.!? – po  te  jete  keshtu  nuk  t’a  ka  kush  ziline, sepse  me  te  miret  kane  gjithmone  nje  peshe  te  madhe  mbi  shpatulla;  nuk  duhet  ti  kerkojne  ndihme  kerkujt, nuk iu  lejohet te  mos  i  dine  gjerat, duhet  te  jene  gjithmone  ne  krye  e  plot  si  keto. Me ç’duket  këtu jemi ndër hajdutët  më  dinakë  të  gëzimit.

6.Pretendimet. Te  tjeret  te  na  kuptojne  dhe  te  pershtaten. Presim dhe  urojme  qe  te rrethohemi  nga  persona ne  gjendje  te  kuptojne, te  shohin  dhe  respektojne  nevojat  dhe  dobesite  tona, por  ndonjehere  nuk  i  kuptojme  dhe  ne  vete  dhe  nuk  mund  te  pretendojme  qe  te  tjeret  te  arrijne ate  qe  ne  te  paret  e  shmangim  dhe  delegojme  ne  menyre  te  vazhdueshme. Te  pretendosh  kuptueshmeri te plote,bashkepunim  dhe  mbeshtetje te nevojave tona, eshte si te hypesh ne nje avion dhe te provosh te prenotosh nje stacion ne mes si  ne linjen e  autobuzit ne  qytet. – Absurde apo jo !? – a nuk eshte me vlefshme te mesojme te bejme bileten e duhur per  vendin ku duam  te mberrijme ? Per  kete mesojme te njohim veten dhe te kuptojme çfare po na ndodh vertete…Besoj se  njihni dhe mendoni  se  ka  edhe “hajdute te tjere te gezimit”. Provo  te kuptosh  cilet  jane  ato  qe  po  t’a  vjedhin  dozen  tende  te  kenaqesise dhe  gezimit  ne  jeten  e  perditeshme  dhe  nqse  nuk  di  si  t’i  pengosh, kerko ndihme !

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe