Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Atëherë kur jeta të na shtrrydhë !

Marim  një  kokërr  portokalle. Nqse  do  ta  shtrydhim  fort , çfarë  mendoni  se  do  nxjerrë  jashtë ? – Mos  ndoshta  do  dalë  lëng  molle  nga  portokalli ?!, –  apo  leng  kumbulle ? – JO ! E  çfare  do  te  dale  pra ? – E  dimë  te  gjithe  se  çfare. – Do  te  dale  leng  portokalli ! – Sigurisht  qe  nuk  mund  te  mos  e  dime  kete  gje; nga  fruti  i  portokallit  nuk  mund  te  dale  kurre  leng  molle ! E  pse  valle  kur  shtrydhim  portokallin  del  leng  portokalli ?! –  Çfare  pyetje  eshte  kjo  qe  ben, do  thoni  ju ! – Kjo  është  e  thjeshtë  fare ; sepse  kokrra  e  portokallit  ka  brenda  lëng  portokalli ; kjo  eshte  perberja  e  saj. Le  ta  zgjerojme  metaforen  e  portokalles  dhe  mendojme  sikur  te  ishim  ne  vetë  nje  portokalle. Dikush  na  shtrydh , na  streson, ushtron  presion, na  ofendon, na  sulmon… Çfare  do  te  na  ndodhe ? Çfare  do  te  nxjerrim  jashtë? –  inat , hakmarrje , trishtim , frikë , ankth !?  Çfare  mendojme  ne  situata  te  tilla ? Mendojme  ndryshe  nga  ç’mendonim  më  lart  për  portokallin.  Mendojme  se  ajo  qe  na  bën  të  nxjerrim  nga  vetja  keto  emocione  vjen  si  pasojë  e  personit  tjeter  me të cilin  po  bisedojme  dhe  i  menyrës  sesi  ai  person  po  na  flet… Por  në  të  vërtete, realiteti  eshte  se  ajo  qe  del  nga  ne , ka  qene  ndërkohë  brenda  nesh. Pikerisht  siç  ndodh  me  portokallin. Ndjesite  qe  dalin  nga  ne, jane  brenda  nesh, nuk  na  i  kanë  futur  te  tjeret….Nuk  ka  rendesi  se  kush  të  “shtrrydh”; –  prinderit, i  fejuari, miqte  apo  qeveria *….ajo  qe  del  jashtë  nesh  ka  qene  brenda  nesh  dhe  ajo  qe  kemi  brenda  nesh , varet  nga  ne  dhe  ështe  nje  pergjegjesi  e  jona , nje  zgjedhje  e  jona. Zgjedhje  për  çfarë ? –  Zgjedhje  per  te  parë  nje  çikë  me  shumë  brenda  vetes  dhe  me  pak  jashtë  saj  dhe  si  rrjedhojë  te  punojmë  me  pjesen  tonë  të  brëndëshme, me  emocionet  tona .Të  përpiqemi  te  kultivojmë  më  shume  dashuri  dhe  te  mesojmë  te  bashkejetojmë  dhe  me  emocionet  negative….Dhe  atehere  kur  jeta  të  na  “shtrydhë”  të  nxjerrim  nga  vetja  vetëm  dashuri, paqe, qetesi , miresi. (*Kuptohet  që  për  qeveritë  e  kalbura , ligjet  arbitrare  dhe  burokracinë  sorrollatese  nuk  ka  shumë  hapesirë  për  gjithë  këtë  reflektim. ♥ ☺)

(psikologjia per te gjithe)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe