Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Shërbëtori dhe padroni i inatosur.

“Sherbetorit  te  gjore  i  duhej  te  duronte  çdo  ditë  tekat  e  padronit  te  tij  gjaknxehtë.  Kishte  nje  karakter  te  padurueshëm. Nevrikosej  për  hiçmosgjë  dhe  kërcente  përpjetë  nga  zemërimi. Një  ditë  padroni  u  kthye  në  shtëpi  tejet  i  mërzitur. U  ul  për  të  ngrënë  dhe  e  gjeti  supën  të  ftohtë. U  inatos  shumë  pë  këtë  dhe  zuri  ti  hidhte  pjatat  jashtë  nga  dritarja. Edhe  shërbëtori  filloi  të  bënte  të  njëjtën  gjë. Flaku  jashtë  mishin, bukën, verën  dhe  ne  fund  mbulesen  e  tavolines  dhe  gjithe  lugët  dhe  pirunjtë  prej  argjendi. Padroni  shumë  i  inatosur  nga  sjellja  e  shërbëtorit  i  thotë : – Çfarë  bën  kështu  more  i  lojtur ?  – Më  fal  zotëri;  –  ju  përgjigj  me  shumë  seriozitet  shërbëtori. –  mendova  se  sot  doje  te  haje  ne  oborr. Eshte  gjithçka  kaq  e  qete  dhe  qielli  kaq  i  kthjellët   jashtë ! ..Zotëria  u  ndje  në  faj, kërkoi  falje  dhe  e  falenderoi  sherbetorin  e  tij  per  mesimin  qe  sapo  i  dha.”

 Kushdo  mund  të  na  bëj  keq  në  jetë, nuk  kemi  ç’bëjmë, por  mund  të  vendosim  se  për  kë  duhet  të  merakosemi  dhe  shqetësohemi ! Nuk   janë  veprimet  ato  që  shkaktojnë  vuajtje, por  domethënia, kuptimi  dhe  rëndësia  që  ne  iu  japim. Në  qoftë  se  i  përgjigjemi  dhunës  me  dhunë  ajo  zmadhohet  dhe  përkeqësohet. Në  qoftë  se  i  përgjigjemi  me  paqe  dhe  urtësi  ajo  zvogëlohet.

Të  kuptosh që  jam  unë  që  e  zgjedh  dhe  jam  unë  që  e  vendos   vlerën  që  ka  për  mua  një  ekperience, eshte  diçka  që  të  pasuron, por  edhe  diçka  që  të  regj. (Carl Rogers) 

   ( tregime terapeutike)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe