Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Gjithë ditën ushtrime force ! Kompleksi i Adonis.

Eshtë  një  emërtim  që  tingëllon  i  përafërt  me  Anoreksia , që  quhet  Bigoreksia. Përqëndrimi  i  vëmëndjes  te  pamja  fizike  (trupi)  në  sensin  se  “si  dukem”  dhe  jo  “ si  ndjehem “ ka  bërë  që  shumë  të rinj  të  zhvillojnë   çrregullime  obsesivo – kompulsive  si  bulimia  dhe  anoreksia  të  shfaqura  në  përgjithësi  te  femrat. E  kundërta  e  asaj  që  ndodh  te  vajzat   anoreksike  të  cilave  ju  duket  vetja  shumë  të  shëndosha  edhe  pse  peshojnë  40 kg,  janë  meshkujt  që  vuajnë   nga  Bigoreksia.  Ata  e  perceptojnë  veten   gjithmonë   shumë  të  dobët  dhe  pak  muskuloz.

Kalojnë  orë  të  tëra  në  palestër  duke  bërë  ushtrime  fizike  të  rënda  për  të  fuqizuar muskujt. Shohin  para  pasqyrës  se  si  ju  duken  krahët,  kraharori  e  me  rradhë.  Përdorin  dieta  hiperproteinike,  peshohen  vazhdimisht,  përdorin  ndoshta   dhe  integratorë   dhe  në  raste  më  të  rënda  edhe  ilaçe  anabolizante.

 Nga  specialistët  e  fushës  ky  çrregullim  quhet  BIGOREKSIA  ose  Kompleksi  i  Adonis. Eshtë një  obsesion  për  formën  fizike  dhe  zhvillimin  e  muskujve.  Kjo  formë  prek  mbi  të  gjitha  meshkujt  nga   25 – 35  vjeç,  dhe  ndiqet  nga  moshat  18 – 24  vjeç. Edhe  pse  aspekti  fizik  është  ekstremisht  muskuloz,  Bigoreksiku   ndjehet  i  pa  kënaqur   për   muskujt  e  tij  dhe  vazhdon  ti  shohë  ata  si  shumë  të  hollë  dhe  të  flashkët .

Në  këto   situata  shfaqen  :

  • Probleme   psikologjike  si; vetëvlerësim  i  ulët,  izolim  social,  dhe  gjendje  depresive.
  • Probleme  fizike  që  vijnë  nga   një  ushqyerje  e  çekuilibruar   me  teprim   të  sasisë  së  proteinave  e  cila   po  zgjati  në  kohë   mund  të  sjellë  lodhje   të  punës  së  veshkave.
  • Probleme  të  sistemit  kockor  dhe  artikulacioneve  nga  sforcimet  e  mëdha  muskulare  dhe  nga  sasia  e  ulët  e  kalçiumit .

 Duket  e  vështirë  të  bindësh  personat  që  vuajnë  nga  Bigoreksia  që  këto  ekzagjerime  janë  si  rezultat  i  një  pasigurie  të  thellë.  Seancat  me  psikoterapistin   së  bashku  me  ndërhyrjen  e  mjekut , ndihmojnë  në  kapërcimin  e  problemit.

Bigoreksia  u  identifikua  (nga  këndveshtrimi  më  mjeksor )  në  1993  nga  Pope  HG  Jr,  Katz DL,  Hudson  JI. Në  artikullin  “ Anoreksia  nervoze “  dhe  “ Reverse  anorexia  ku  kjo  e fundit  u  propozua  për   faktin  se  është  e  njëjta  situatë , por  në  këtë  rast  kemi  djemtë  që  e  shohin  veten  me  krahë  thatim  dhe  pa  muskuj  edhe  pse  janë  me  muskuj  tepër  të  zhvilluar. Të  njëjtët  autorë  e  emërtuan  më  vonë  çrregullimin  me : Dismorfia  muskulare . Në  një  libër  të vitit  2000  Pope  e  përhapi  me  : Çrregullimi  i  kompleksit  të  Adonis .

Renditja  diagnostike  (katalogimi)  është  pak  e  pa  qartë  mes :Dismorfia “,  “Çrregullim  i  ushqyerjes  i  pa  specifikuar  ndryshe   dhe   “Çrregullim  obsesivo  –  kompulsiv “.

Info  e  zgjeruar:The  Adonis  Complex: The  Secret  Crisis  of  Male  Body  Obsession. Professor  of psychiatry  Harrison  G. Pope Jr , Katharine  A. Phillips, M.D., Roberto  Olivardia, Ph.D.

( psikologjia  për  të  gjithë )   

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe