Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Prindër “zdrukthtarë” apo “kopshtarë”??

 Prindër  “helikopterë”, prindër “zdrukthtarë”, “kopshtarë”, mama “klloçkë”; janë  disa  emërtime  që  përdoren  për  të  treguar  qëndrime, sjellje  dhe  menyra  edukimi  prindëror. Janë  një  gjetje  simpatike  këto  terma  krahasuese  që  i  bëjnë  prindërit  të  mos  ndjehen  në  faj  të  rëndë  për  rolin  e  tyre.(Personalisht  nuk  i  preferoj  shkrimet  tmerresisht  kritike  dhe  ofensive  që  i  çojnë  prindërit  përpara  gijotinës.☺)

Sot  lexojmë  për  ata “zdrukthtarë ” dhe “kopshtarë”!

Prindër  “zdrukthtarë “  janë  ata  që  besojnë  se  detyra  e  tyre  eshte  te  modelojne  drurin/fëmijën.  Këta  prindër  përpiqen  ti  modelojne  fëmijët  ne  menyre  qe  ti  detyrojnë  ata  te  ndjekin  rregullat  e  tyre, të  adoptojne  vlerat  e  tyre  dhe  ndjekin  enderrat  e  tyre.

Disa  karakteristika  te  ketyre  prindërve  jane :

 – Organizojne  edhe  detajin  me  te  vogel  te  femijeve  te  tyre, sepse  nuk  e  durojne  dot  idene  qe  mund  t’ju  dale  diçka  jashtë  kontrrollit. Ata  behen  blloku  i  shenimeve ( me  fjalë  të  tjera  axhenda)  e  femijeve  per  shkak  te  obsesionit  te  tyre  per  te  kontrrolluar  jeten  e  tyre.

– Kërkojnë  shume  te  gjykojne, dënojne  apo  minimizojne  te  gjitha   ato  enderra  dhe  iluzione  te  femijëve  qe  nuk  korenspondojne  më  të  tyret. Bejne  gjithçka  për  t’a  thënë  ata  fjalen  e  fundit. I  trasmetojne  vlerat  si  te  ishin  doktrina, ne  menyre  te  tille  qe  femijeve  të  mos  iu  mbeten  hapesira  per  reflektim  dhe  per  liri  mendimi. – Bejne  ç’eshte  e  mundur  që  ti  regjistrojnë  femijet  e  tyre  ne  nje  numer  sa  me  te  madh  kursesh  jashte  shkollore. Ju  japin  gjithe  lojrat  edukative  qe  ata  i  konsiderojnë  si  të  duhuarat  sepse  mendojne  se  keshtu  do  te  stimulojne  me  mire  aftesite  e  tyre.

 – Mendojnë  se  femijët  iu  kanë  nje  borxh  dhe  per  kete  ndjejne  te  drejten  te  manipulojne  jeten  e  tyre  edhe  pse  ata  mund  te  jene  rritur  tashme. I  konsiderojne  femijet  e  tyre  si  objektin  e  tyre  me  te  çmuar  dhe  shpesh  i  mbyllin   ne  sferen  e  kristaltë, duke  i  izoluar  nga  bota  reale  dhe  duke  i  penguar  të  zhvillojne  instrumentat  e  nevojshem   per  te  perballuar  jeten.

Një  mënyrë  tjetër  edukimi :

Prindërit  “kopshtarë” e  dine  qe  edhe  pse  instrumentat  jane  te  rendesishem, nuk  jane  esenciale. Këta  prindër  jane  plotesisht  te  vetedijshem  qe  eshte  kompetenca, impenjimi, dashuria  dhe  kujdesi  ndaj  detajeve  qe  bejne  ndryshimin  ne  edukimin  e  femijeve.

Ndërkohë  që  prinderit “ zdrukthtare” pretendojne  te  krijojne  pjese  te  arrira  në  mënyrë  perfekte, prinderit “kopshtarë”  kujdesen  ti  ujisin  dhe  ti  lenë  bimet  të  rriten. Keta  prinder  nuk  e  kane  obsesionin  ndaj  kontrrollit, por  iu  lene  femijeve  lirine  te  eksplorojne  boten  dhe  te  zbulojne  hobby – it  e  tyre. Natyrisht  që  iu  lejojne  te  bejne  gabime  dhe  iu  mundesojne  te  perballen  me  promblemet, sepse  keshtu  zhvillojne  aftesine  e  zgjidhjes  se  situatave  konfliktuale  dhe  tolerancen  ndaj  frustrimit. Prindërit “kopshtarë” respektojne  vendimet  dhe  opinionet  e  femijeve  te  tyre  edhe  pse  nuk  mund  te  jene  dakord  me  to. Ata  përpiqen  të  inkurajojne  mendimin  e  lire  dhe  reflektues , sepse  e  dine  qe  eshte  e  vetmja  menyre  per  te  edukuar  persona  te  pavarur  dhe  me  vetëbesim.
Gjithsesi  ndryshimi  me  i  rëndesishem  eshte  se  prinderit  “kopshtarë”  nuk  pretendojne  te  modelojne  femijet  e  tyre  por  i  shoqerojne  gjate  gjithe  periudhes  se  zhvillimit, duke  iu  lejuar  te  eksperimentojne  veçantinë  e  tyre. Ndërsa  për  prindërit  “zdrukthtarë”  parregullsia  dhe  ndryshimi janë  armiqtë  kryesorë; në  një  bahçe, ndryshimi  eshte  nje  fenomen  konstant  dhe  kopshtari  kujdeset  vetem  të  krijoje  nje  hapesire  të  mbrojtur  ku  bimet  te  rriten  lirisht.

Fëmijët  janë  të  lëvizshëm, kuriozë, endërrimtarë, lodrues , keshtu  që  detyra  e  prindërve  nuk  është  ti  “presë  këto  degë”, por  të  krijojë  hapësirë  të  sigurtë  ku  të  mund  të  çelin  këto  karakteristika.

(psikologjia për të gjithë)                                                                                                    8/korrik/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe