Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

 “Mamaja  ime  lëshohej  mbi  mua  si  një  helikopter”.

Dikur  fëmijëve  nuk  i’ua  vinin  shumë  veshin. Nqse  të  rriturit  ishin  duke  folur, fëmijët  duhet  të  rrinin  urtë, nqse  fëmijët  ishin  tekanjoz  te  rriturit  tregoheshin  indiferent  dhe  i  linin  deri  sa  t’ju  kalonte. Nqse  merziteshin  i  linin  të  lirë  të  bënin  ç’të  donin. Shkrimtari  D.H. Lawrence  besonte  te  kjo  perqasje  dhe  thoshte  se  gjëja  me  e  mire  per  mireqenien  e  femijeve  eshte  të  mos  iu  kushtojmë  atyre  vemendje  të  tepruar. Per  te  edukuar  te  vegjelit  sygjeronte  tre  rregulla; “lerini  të  qetë, lerini  të  qetë, lerini  te  qete!” ♥♥

Nga  kjo  mënyrë  prinderimi  ka  mbetur  shumë  pak  sot. Kemi  rënë  preh  e  një  mënyre  edukimi  qe  ka  ne  qendër  te  vemendjes  femijen. Ju  japim  gjithçka  qe  kerkojne. Ju  plotësojmë  çdo  dëshire. Nuk  jemi  ne  gjendje  te  gjejme  nje  pike  më  të  ekuilibruar. Kjo  tendence  alarmuese  u  shfaq  fillimisht  ne  Amerike. Termin  “prinder  helikopter” ata  e  krijuan  per  te  treguar  prinderit  qe  jane  teper  prezent  ne  jeten  e  femijeve  te  tyre.

Cilët  janë “prindër  helikopter”?

Ky  term  u  shfaq  në  1969, kur  Haim  Ginnott  autor  i  librit  Between  Parent & Child  shkruante : “mamaja  ime  lëshohej  mbi  mua  si  një  helikopter”. Me  vonë  në  vitet  2000  ky  përkufizim  iu  referua  nje  fenomeni  qe  po  perhapej  shume  ne  vendet  e  zhvilluara. “Prindër  helikopter”  janë  ata  qe  preokupohen  ne  menyre  te  ekzagjeruar  per  femijet  e  tyre, deri  ne  ate  pike  saqë  raporti  i  tyre  behet  toksik. Ky  model  i  ri  prindërimi  flet  per  prinder  qe  marin  nje  rol  hiperprotektiv. Keta  prinder  marin  persiper  te  zgjidhin  te  gjitha  problemet  e  femijeve  te  tyre, marin  te  gjitha  vendimet  e  mundeshme  perfshi  edhe  ato  me  pak  te  rendesishme. Praktikisht  eshte  sikur  keta  prinder  fluturojne  gjithe  kohes  permbi  femijet  e  tyre, gati  te  ndermarin  një  operacion  shpetimi , kur  dallojne  qofte  edhe   shenjen  me  te  vogel  te  “rrezikut”.

Pa  diskutim  qe  ky  raport  prind – femije  kapercen  çdo  limit  te  asaj  qe  konsiderohet  psikologjikisht  e  shendeteshme. Keta  prinder  nuk  njohin  limite, moshë  apo  kushte  sociale; mund  te  arrijne  deri  aty  sa  te  kercenojne  mesuesit  pse  iu  kane  vene  nota  te  keqija  femijeve  edhe  pse  ata  mund  te  jene  ne  Universitet  tashme. Keta  prinder  mund  t’i  shohësh  dhe  duke  shoqëruar  femijet  e  tyre  ne  intervista  pune  dhe  të  inatosen  pse  nuk  i  lejojnë  të  hyjnë   brënda.☺☺

Qellimi  i  ketyre  prinderve  eshte  qe  femijet  e  tyre  te  arrijne  gjithçka  qe  deshirojne  ne  jete, por  pa  u  munduar. Kete  e  bejne  ata  në  vend  të  fëmijëve .

Problemi  kryesor  eshte  se  ketyre  femijeve  nuk  iu  jepet  kurre  mundesia  te  venë  në  provë  aftesite  e  tyre  per  te  perballuar  problemet  e  jetes. Per  kete  arsye  nuk  zhvillojnë  besimin  e  nevojshem  te  vetja. Prezenca  e  tepruar  e  prinderve  ben  qe  te  ndjehen  te  pasigurte, te  frikesuar, te  pazotë  të  tolerojnë  frustrimin, te  marin  vendime  dhe  pergjegjesite  e  tyre. Në  çdo  fazë  të  zhvillimit  njerëzit  duhet  te  luftojne  per  betejat  e  tyre. Prindërit  nuk  mund  ti  mbrojne  gjithe  kohes, sepse  heret  a  vone  femijet  do  te  përballen  me  frikerat, gabimet  dhe   vështirësitë  e  tyre.

(psikologjia për të gjithë)                                                                                                  14/korrik/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe