Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Më vjen keq por këtë herë përgjigjia është JO !

Në  këto  vitet  e  fundit  janë  gjithmonë  e  më  të  shumtë  në  numër  prindërit  që  përdorin  një  mënyrë  edukimi  shumë  pasive  dhe  shqetësohen  më  shumë  për  të  përmbushur  dëshirat  materiale  te  femijeve  se  sa  t’ju  trasmetojne  vlerat  dhe  mesojne  rregullat  e  mirësjelljes.  Kjo  forme  edukimi   i  bën  fëmijët  të  ndjehen  boshti  rreth  te  cilit  duhet  te  rrotullohen  të  gjithë .

Femijet  lindin  te  “gjithëpushtetshem”, por  përgjatë  rritjes  vënia  në  mënyre  graduale  e  nje  sërë   rregullash  dhe  limitesh  nga  ana  e  prindërve  bën  të  mundur  qe  ky  “gjithepushtet “ te  reduktohet. Çdo  dite  e  më  tepër  fëmija  bëhet  me  shumë  tolerant  ndaj  kerkesave  qe  vijne  nga  te  rriturit. Ai  toleron  më  shumë  kohen  e  te  priturit  per  plotesimin  e  deshirave  të  tij  dhe  arrin  të  pranojë  dhe  kuptoje  se  ekzistojne  dhe  te  tjerët.

Rregullat  kanë  një  rendesi  të  jashtezakonshme  në  nivelin  e  zhvillimit  psikologjik  të  fëmijës. Ato  janë  orientuese  dhe  na  lejojne  të  brendesojme  çfarë  eshte  e  duhur  dhe  çfarë  e  gabuar, na  bëjnë  të  ndjehemi  te  mbrojtur, dhe  na  ndihmojne  te  qetesojme  momentet  pulsionale  qe  shpesh  na  pershkojne  në  menyre  të  pa  përmbajteshme. Nuk  duhet  te  tregohemi  autoritar  por  me  dashamiresi  dhe  kujdes  duhet  t’i  disiplinojme  fëmijet  duke  vendosur  limite , përndryshe  liria  pa  kufi …..

Një  mësuesi  të  dëgjuar  i  vajti  për  vizitë  në  shtëpi  një  poet që  mbështeste  idenë  se  fëmijët  duhet  të  rriten  krejtësisht  të  lirë   sipas  natyrës  së  tyre. Mësuesi  nuk  i  kundërshtoi  argumentat  e  poetit , por  thjesht  e  ftoi  të  dilnin  në  kopshtin  pas  shtëpisë. Sapo  dolën  në  kopësht, poeti  u  habit  shumë  që  nuk  gjeti  asnjë  lule  dhe   vendi  ishte  mbushur  i  gjithi  me  barëra  të  këqija.
– Më  parë  ishte  plot  me  trëndafila  – i  tha  mësuesi; por  një  ditë  vendosa  t’a  lija  baçen  krejt  të  lirë ; dhe  ja  rezultati ! “…

Për  këtë  është  shumë  e  rëndësishme  të  mësojmë  t’ju  themi  “JO “  fëmijëve. Limitet  i  ndihmojnë  të  rriten  më  të  sigurtë , që  nga  momenti  që  dinë  ekzaktësisht  se  çfarë  presim  prej  tyre.

Ka  disa  situata  në  të  cilat  JO   është  e  paevitueshme:
Kur  sillen  në  mënyrë  të  dhunshme  me  fëmijët  e  tjerë , me  të  rriturit  dhe  me  kafshët. 

 Kur  mendojmë  se  janë  në  rrezik .

 Kur  i  kanë  kapërcyer  limitet  dhe  kur ajo  që  kanë  bërë  është  krejtësisht  e  papranueshme.

Gjithkush  mund  të  ketë  me  dhjetra  JO  të  tjera , mjafton  që  të  praktikohen  ne  momentin  e  duhur, me  vendosmeri, seriozitet, koherence  dhe  nese  eshte  e  mundur  t’i  shpjegohet  fëmijës  arsyeja.

” Nëqoftese   thyejne  një  objekt  në  shtëpi, mos  nxitoni  t’ua  blini , lerini  të  provojnë  ndjesine  qe  shkakton  mungesa  e  diçkaje “.

   19/shkurt/2017                                                                        (psikologjia për  të gjithë)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe