Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Shenjat që tregojnë se po “dhuron” shumë !

Ishte  viti 1974 kur sociologu Phillip Kunz udhehoqi  nje  eksperiment  shume  interesant.Iu  dergoi per krishtlindje kartolina (te shkruajtura me dore) me foto të vetën  dhe  të  familjes  se  tij, 600 personave qe  i  zgjodhi ne  menyre  rastesore. Marresit  e  kartolinave  ishin  njerez  krejtesisht  te  panjohur  per  studiuesin, por  shume  shpejt  kutia  e  tij  postare  u  mbush  me  kartolina  urimi. Mori  rreth  200  pergjigje. Perse  iu  pergjigjen kaq  shume  njerez  nje  njeriu  krejtësisht  te  huaj ? Eshte  rregulli  i  reciprocitetit; ata  njerez  ndjene  detyrimin  t’i  kthenin  favorin Dr. Kunz. Megjithatë  ka  njerëz  që  nuk  e  zbatojnë  këtë  rregull  dhe  bëhen  përfitues, lakmiqar  dhe  kopracë…bëjmë  kujdes  prej  tyre, perndryshe  ka  shume  mundesi  te  na  i  shterojne  gjithe  energjite  tona.

Kush  jep  ka  të  drejten  dhe  të  marë .

Thonë  se  ai  që  jep, duhet  të harroje  shpejt  dhe  kush  merr  duhet  t’a  kujtoje  gjatë. Është  e  vërtetë se  ndihma  e  sinqerte  është  ajo  që  del  nga  zemra, ajo  që  nuk  kërkon  asgjë  ne  shkembim, sepse vete  akti  i  thjeshtë  i  ndihmës  është  tashme  një  shpërblim  i  mjaftueshëm. Por  nuk  mund  të  japim vazhdimisht, çdo  here, çdo  ditë, derisa  të  na  shterojne  krejt  forcat, pa  marrë  asgjë  në  këmbim. Nuk  behet  fjale  per  “do ut des”,  “më  jep, pa të jap” apo  për  të treguar  favoret  që  kemi  bërë, por  kemi nevojë  për  hir  të  ekuilibrit  tonë  mendor, të  marrim  nje  kompensim  në  formën  e  dashurisë, fjalëve  të  mira  dhe  mirenjohjes. Ate  lloj  kompensimi  që  tregon  se  personi  tjetër  e  çmon  përpjekjen  tonë  dhe  se  gjithe  ajo  që  bëjmë  nuk  është  e  kotë.

Nuk  duhet  të  harrojmë  se  dashuria  është  ushqimi  i  shpirtit. Është  njësoj  e  rëndësishme  të  japësh  dashuri  aq  sa  ështe  dhe  te  marresh. Te  ofrosh  vazhdimisht, pa  marrë  asgjë  në  këmbim, është  rraskapitëse, është  si  të  zbrazësh  shpirtin, duke  harruar  t’a  mbushësh  përsëri. Ndonjëherë  nuk  rrezohemi  pse  jemi  te  dobet, por  sepse  kemi  qene  shume  te  forte. Shume  njerez  tjetersohen  kur  dhurojne  pafund  sepse  shohin  qe  kane  vene  nevojat  dhe  dëshirat e të  tjerëve  para  vetes. Humbasin  plotesisht  vetveten  duke  u perpjekur  vazhdimisht  te  kënaqin  të  tjerët  dhe  lënë  ne  harresë  “unin” e  tyre. Ky  lloj  shkëmbimi  është  toksik. Mungesa  e  reciprocitetit  ushqen  një  spirale  pakënaqësie, zhgënjimi dhe  frustrimi. Kur  japim  shumë  pa  marrë  asgjë  në  këmbim, në  thelb  nevojat  tona  për  dashuri  dhe  mirenjohje  mbeten  të  pakënaqura, dhe  kjo  zakonisht  gjeneron  një  zbrazëti  të  brendeshme  shume  te  madhe . Rreziku  tjeter  kur  marim  vetem  rolin  e  dhuruesit  eshte ; nuk  jemi  ne  gjendje  te  kerkojme  ndihme  kur  kemi  nevoje. Ne  pergjithesi, personi  i  forte  behet  mbeshtetje  per  te  tjeret, keshtu  qe  nuk  mban  vetem  problemet  e  veta  por  edhe  të  të  tjereve. Si  rjedhoje  nuk  eshte  çudi  qe  t’a  gjeje  veten  te  “thyer  ne  dysh”  nga  kjo  ngarkese.

Sinjalet  qe  tregojne  se  po  jep  shume.   Vazhdon  te  dhurosh  edhe  ne  ato  situata  ne  te  cilat  ndjehesh  bosh  emocionalisht. Ndiheni të vetmuar  në  marrëdhënien tuaj  dhe  mezi  i  kënaqni  nevojat  tuaja  emocionale. Personi  kërkon  vazhdimisht  ndihmë, por  kurrë  nuk  është  i gatshëm  t’ju ndihmojë  ose  nuk  e  njeh  përpjekjen  tuaj. Keni  frikë  se  nëse  nuk  i  përkushtoheni  më , ai  person  do  të largohet  nga  ju, gjë  që  në  fund  tregon  se  është  një  marrëdhënie  interesi. Ndihma juaj  vetëmohuese  është  bërë  një  detyrim, kështu që  personi e kërkon  dhe  e  pretendon  atë. Është  krijuar  një  marrëdhënie  e  varësisë  në  të  cilën keni  marrë  rolin  e  donatorit, ndërsa  tjetri  vetem  të  përfituesit.

Si  të  dalim  nga  kjo  lloj  marrdhenie? Çdo  herë  që  ndihmojmë  dikë, i  ofrojmë  atij  një  pjesë  të  rëndësishme  prej  nesh. Për  fat  të  keq, shumë  njerëz  nuk  janë  të  vetedijshem  dhe  nuk  e  kuptojnë  rendesine  e  kesaj  ndihme, derisa të mos  t’a  kenë  me  prej  nesh. Për  të shmangur  këto marrëdhënie  të  pabalancuara  është  e rëndësishme  të  kultivoni  vetëvlerësim  të  mirë. Nëse  e  vlerësojmë  dhe  e  çmojmë  veten , me shumë gjasa dhe të tjerët  do  t’ i japin  më  shumë  vlerë  ndihmës  sonë. Nëse  të  tjerët  nuk  e  bëjnë  këtë, ndoshta  ka  ardhur  koha që  të  tërhiqemi  me qetesi  për  t’u  kujdesur  për  veten  apo  thjesht  për  ti  treguar  tjetrit  se  cfare  po  bejme  per  te  dhe  për të rivendosur  nje  ekuiliber  në  marrëdhënien  marr – jap !

(psikologjia per te gjithe)                                                                               1/maj/2019

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe