Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Mos mbill më kot lule në kopështin e personave që nuk do ti ujisin !

Mundësitë  tona  janë  të  limituara. Energjia  jonë  nuk  është  e  pashtershme , po  keshtu  koha  dhe  durimi  ynë. Per  kete  arsye  duhet  te  jemi  më  të  kujdesshem  kur  vendosim  se  për  çfarë  do  t’i  investojme. Shpesh  perfundojme  duke  i  shpenzuar  te  gjitha  keto  energji  dhe  ndjenja  në  aktivitete  qe  nuk ia  vlejne  ose  per  persona  qe  nuk  i  çmojnë .

Mos  u   mundo  per  dike  qe  nuk  e  çmon  atë  që  po  bën . Dhimbsuria, dhe  deshira  per  te  ndihmuar  te  tjeret, jane  cilesi  qe  na  fisnikerojnë  dhe  na  bejne  te  zhvillohemi  si  persona, por  gjithçka  ka  një  kufi. Pertej  ketij  kufiri  mund  te  fillojme  të  demtojme  veten  pa  e  kuptuar, aq  me  teper  kur  personi  per  te  cilin  po  japim  kaq  shume  as  që  e  çmon  fare  kete  gjë.

Si  mund  te  kuptojme  që  po  sforcohemi  më  kot ?

  • Kur  perpiqesh  per  personin shumë  me  teper  se  sa  ai  vetë.
  • Kur  niveli  yt  i  kompromiseve  eshte  me  i  madh  se  sa  i  personit  qe  po  ndihmon.
  • Kur  rrezikon  shume  per  te  ndihmuar  dike, por  ky  person  nuk  rrezikon  asgje nga  vetja.
  • Kur  po  konsumohesh  shume , por  personi  tjeter  nuk  eshte  i  gatshem  te  investoje  te  njejten  sasi  energjie.
  • Kur  ky  person  nuk  e  vlereson  kohen  tende, gadishmerine  dhe  perkushtimin.
  • Kur  ky  person  nuk  do  te  ishte  i  gatshem  te  bente  te  njejten  gje  për  ty.

Ne  keto  raste  do  te  ishte mirë  te  pyesnim  veten  nëse  ia  vlen  vertete  te  shpenzojme  kaq  shume  energji, kohë  dhe  lodhje  per  te  mbjelle  lule  qe  askush  nuk  do  t’i  ujisë, duke  qenë  që  personit  qe  po  ndihmojme  nuk  i  intereson . Kjo  forme  ç’ekuilibri  mund  te  krijohet  ne  shume  relacione  interpersonale, si  ne  çift, mes  prinderve  dhe  femijeve  ose  mes  miqsh.Po  reaguam  gjithe  kohes  si  spirancë  shpetimi, po  morem  rolin e “shpetimtarit”, pa  asgjë  në  këmbim do  te  perfundojme  me  energji  te  shteruara. Nderkohe  personi  qe  po  “shpetojmë” nuk  do  te  rritet  asnjehere  sepse  ndjehet  rehat  ne  rolin  e  tij. Praktikisht  eshte  njesoj  sikur  te  mbjellim  lule  pafundesisht. Nqse  personi  tjeter  nuk  mer  persiper  pjesen  e  vet  te  pergjegjesise  dhe  nuk  i  ujit lulet ,ato  do  te  perfundojne  gjithmone  te  vyshkura. Natyrisht  eshte  nje  sjellje  jo  e  këndeshme  qe  askush  nuk  do  te  donte  t’a  perseriste , por  ne  lidhjet  ku  hyjne  ndjenjat  ne  mes, nuk  eshte  gjithmone  e  lehte  te  kuptojme  qe  po  mbjellim  lule  ne  shkretetire.

Kjo  nuk  do  te  thote  qe  t’a  braktisim  personin, por  eshte  nje  sinjal  qe  nuk  po  na  shpie  ne  rrugen  e  duhur. Ndoshta  ky  person  eshte  shume  egoist  per  te  qene  i  afte  te  njohe  mundimin  tone. Ndoshta  nuk  eshte  gatshem  te  mare  pergjegjesite  qe  kerkon  situata, ose  thjesht  nuk  arrin  t’a  kuptoje  sforcimin  qe  po  bejme  per  t’a  ndihmuar. Nqse  japim  pafundesisht  gjithçka  dhe  nga  ana  tjeter  nuk  ka  asnje  shenje  shkembimi  reciprok, nuk  surprizohemi, kur  të  ndjejme  brenda  vetes  nje  boshllek  emocional  të  stërmadh. Nuk  duhet  te  surprizohemi  as  kur  personi  tjeter  vazhdon  të  rezultojë  një  “kungull  i  papjekur “.

Cila  eshte  zgjidhja ? Thjesht  nuk  duhet  te  mbjellim, por  te  ndihmojme  te  mbjellin  lule  duke  bërë  te  ditur  që  në  fillim  se  jemi  të  gatshëm  të  ndihmojmë  por  qe  pergjegjesia  finale  nuk  eshte  vetem  e  jona. Presim  perpjekje  dhe  interesim  dhe  nga  personi  tjeter… Dhe  tani  vrap  gjithsecili  të  ujisë  lulet  e  veta  në  ballkon .☺

(psikologjia per te gjithë)                                                                                  14/gusht/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe