Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Nuk e gjejmë  lumturinë  duke  ndjekur  udhëtimin  e  të  tjerëve.

Shume  kohë  më  parë, nje  eksplorator  bashkë  me  ndihmesat  e  tij  nisën  një  udhetim  te  veshtire   ne  disa  territore  te  humbura   te  Afrikes. Me  nje  kosë  te  mprehte  prisnin  shkurret  e  dendura  per  te  hapur  rrugen.. Kishin  vetem  nje  qellim  ne  mendje:  te  arrinin  sa  me  shpejt  dhe  me  çdo  kusht. Nqse  do  te  hasnin  nje  lum  perpara, e  kalonin  sa  me  shpejt  te  ishte  e  mundur. Nqse  dilte  ndonje  koder , nxitonin  hapin  per  te  mos  humbur  as  edhe  nje  minut. E  megjithate,  ndihmesit  e  eksploratorit  per  nje  moment  ndaluan  papritmas. Eksploratori  u  çudit  duke  qene  se  kishin  bere  shume  pak  ore  rruge. I  habitur  i  pyet : –  Perse  ndaluat ? Kaq  shpejt  u  lodhet ? –  Nuk  kemi  bere  as  pak  ore  rruge.? –  Nje  nga  ndihmesit  e  veshtroi  dhe  tha : –  Jo  zoteri, nuk  jemi  te  lodhur. Vetem  kemi  ecur  shume  shpejt  dhe  kemi  lenë  pas  shpirtin  tone. Tani  do  presim  derisa  te  na  arrije  serish.”

Kjo  histori   afrikane  flet  per  nevojen  që  kemi  për  të  qenë  të  lidhur  me  pjesen  tone  shpirterore  dhe  aftësinë  për  të  qenë  të  durueshem  e  te  mos  lejojme  nxitimin  te  na  shkëpusë  nga  vetja. Shpesh  nen  frenetizmin  e  jetes  se  perditeshme  te  perfshire  ne  projekte  qe  marin  shumë  nga  koha  jonë, vrapojme  nga  nje  detyre  ne  tjetren, pa  i  dedikuar  as  edhe  nje  minute  vetes  tone.Te  zhytur  ne  kete  stil  jetese  lejojme  qe  te  na  mare  perpara  rryma  dhe  jetojme  sikur  kemi  aktivizuar  pilotin  automatik  duke  u  shkeputur  nga  deshirat  dhe  nevojat  tona  të  vërteta.

Eshte  e  nevojshme  te  marim  kohen  e  duhur  per  te  lejuar  forcat  tona  psikologjike  te  riorganizohen. Per  te  dale  sa  me  te  forte  nga  situatat  qe  na  shpien  ne  limit, duhet  nje  ndryshim  i  brendeshem. Eshte  esenciale  te  gjejme  harmonine  me  veten  çdo  ditë  duke  i  kushtuar  disa  minuta  dhe  pyetur  nese  jemi  ne  drejtimin e  duhur, nese  i  kemi  kuptuar  gabimet  tona, nese  i  njohim  thelle  nevojat  tona… Ky  moment  “rilidhje”  eshte  i  rendesishem  pasi  na  lejon  te  rikonsiderojmë  ate  çka  duam  në  të  vertete, per  te  mos  e  lene  veten  te  kushtezohemi  nga  automatizmat  dhe  te  limitohemi  duke  ndjekur  enderrat  e  te  tjereve. Kujtojme  se  jemi  ne  kete  bote  per  te  zbuluar  dhe  ndjekur  rrugen  tone. Nuk  mund  ta  gjejme  lumturine  duke  ndjekur  udhetimin  e  te  tjereve , sepse  perndryshe  do  te  humbasim…

(tregime terapeutike)                                                                                          16/shtator/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe