Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Ndalojmë një copë herë për të dëgjuar veten !

Ndoshta  keni  dëgjuar   për  historinë  (budiste) të  burrit  mbi  kalë  që  vraponte  aq  shpejt , a  thua  se  kishte  për  të  bërë  gjëra  shumë  të  rëndësishme. Një  person  tjeter  diku  buzë   rruge  e  sheh  dhe  i  thote  me  ze  te  larte : “ Ku  po  shkon  keshtu ? ” –  Kalorësi  rrotullohet  dhe  i  pergjigjet : – “ nuk e  di , pyet  kalin  të  ta  thotë ! “.

Kjo  nuk  eshte  vetëm  historia  e  ketij  kaloresi , por  dhe  historia  e  njeriut  modern . Jemi  të  gjithë  kalorës  mbi  kalë  që  nuk  dime  si  t’a  ndalojme  ate, qe  nuk  dime  se  ku  po  shkojme  dhe  eshte  kali  qe  vendos  për  ne.

Në  jeten  tone  te  perditeshme  ndjekim  çdo  ditë  te  njejtin  drejtim : gjithçka  e  parashikuar, e  programuar , shpesh  frenetike  dhe  e  pashmangeshme. Nuk  ndalojmë  pothuajse  kurrë  të  pyesim  veten; – kjo  që  po  bëj  a  më  pëlqen, më  kënaq , a  i  jep  kuptim  dhe  vlerë  jetes  time ? Shpesh  jeta  jonë  vazhdon  si  për  inerci  dhe  te  ndalosh apo  te  ndryshosh  drejtim  nuk  është  shumë  e  thjeshtë.

Romaket  e  lashtë  e  njihnin   mirë  rëndësinë  e  dallimit  mes  Negotium ( aktivitetet  qe  beheshin  per  tu  kujdesur  per  te  gjitha  punerat ) dhe  Otium, (periudha  në  të cilën  i  dedikoheshin  pushimit  dhe  kerkimit  brenda  vetes). Me  kalimin  e  kohes  Otium  mori  nje  domethenie  negative  sepse  u  bë  sinonim  i  të  ndenjurit  kot, dembelizmit,  pertacise..Pastaj  me  afirmimin  e  kulturës  anglosaksone ,(e  influencuar  shume  nga  kalvinizmi  dhe  puritanizmi), otium  u  shkërmoq  ne  menyre  definitive  duke  i  lene  vendin  mitit  të  “always  on “ (gjithmonë  aktiv).

Sot  “ gjithmonë  aktiv “  do  te  thote   mbingarkesë  e  vazhdueshme  e  mendjes . Stimuj  papushim  nga  te  gjitha  anet.. Shume  presion, shume  kerkesa , shume  vendime, shume  pyetje, shumë  zhvendosje  te  vemendjes , shumë  detyra   për  të  realizuar  njëherësh  dhe  në  pak  kohë. Lodhja  mendore  mund  të  na  sjellë  probleme  psikologjike  dhe  fizike : çrregullime  të  ritmit  të  zemrës,  depresion, lodhje  kronike, sëmundje  autoimune,  pagjumësi.

Nga  këndvështrimi  psikologjik  te  ndalosh  me  vullnetin  tend  ritmin  e  nxituar  te  puneve, jo  vetem  qe  eshte  kuruese , por  eshte  e  nevojshme  per  te  arritur   ekuilibrin  e  duhur  ne  jete . Ndalojmë  një  copë herë  për  të  dëgjuar  veten  dhe   për  tu  shkëputur   nga   ritmi  frenetik  i  të  përditshmes. Otium  nuk  eshte  sinonim  i  përtacisë , por  i  pushimit  për  të  soditur  me  kujdes  natyrën  dhe  rigjetur  nje  dimension  “ magjik ” te  jetes  bazuar  ne  vështrimin  brenda  vetes  apo  introspeksion  ne  gjuhen  e  psikologjisë .

(psikologjia për  të  gjithë)                                           

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe